Jahti më luksoz, vëllai i bosit të City-t kalon Abramovich (FOTO LAJM)

Life_Style

Forumium praecox
Roman Abramovich nuk pëlqen të jetë i dyti dhe për këtë mund të pyesni nënte trajnerët që ka ndërruar gjatë epokës së tij te Chelsea por në diçka duhet të pranojë se nuk është më i miri. Miliarderi rus, i njohur edhe për pasionin e tij për jahtet super-luksoze, duhet të pranojë se jahtin më të mirë të të gjitha kohërave e zotëron presidenti i Manchester City,Sheik Khalifa bin Zayed bin Sultan al-Nahyan, jahti i të cilit kushton rreth 390 milionë sterlina dhe është jahti më i madh në planet.

"Eclipse", jahti i Abramovich, ka qënë lider për tre vjet rresht por tani duhet ti hapë krahun atij të sheikut, i quajtur Azzam, i cili është 16,5 metra më i gjatë.

Mega-Jahti 180 metra i gjatë është prodhuar nga kompania "Yachts France" dhe i përket presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Emirit të Abu Dhabit, vëllai i presidentit të City-t, Sheik Mansour.

Aty mund të gjeni gjithçka ka në tokë përfshirë edhe pistë për dy helikopterë, xhakuzi dhe çdo gjë tjetër luksi që kërkoni.
 

scadarsko

Locus omnem
a edini se vendet arabe jetojne ne stadin me te ulet te varferise ne bote.....vetem 10% prej tyre jetojne ne luxe ndersa pjesa tjeter ka qe bien te flene pa ngrene per 24ore.Arabia Saudite me 20milion banor paraqet rreth 800 000 mije ndihma sociale me 100dollar ne muaj dhe zyrtarisht numeron 6milion saudien te varfer ....ky vend arab qe konsiderohet si vendi qe hedh para nga dritarja nuk arrin akoma te pranoj faktin se njerezit qe jetojn ne te edhe punojne per 50dollar ne muaj,duke e renditur kete vend ne vendet emenrgjente .
 
Top