"Ja si shkatërrohet lidhja"

Megg

Carpe Diem
Është shumë me rëndësi që femra të përkujdeset që vazhdimisht t’i bëjë me dije të shoqit se është ajo e vërteta për të dhe jetën e tij. Që nga fillimi i lidhjes duhet t’ia bëni të qartë se e vlerësoni besnikërinë e partnerit dhe se përkundrazi, sjellja jobesnike do ta shkatërrojë përgjithmonë lidhjen tuaj.
thumbnail.php

Mundohuni që të mos lini anash burrin për shkak të fëmijëve apo punës suaj, si dhe duhet të jeni të vëmendshme në sjelljet dhe shprehitë e tij. Vonesat në punë, kërcimi kur cingëron telefoni, pispillosja para pasqyrës, blerja e garderobës së re dhe parfumeve, janë shenja që duhet t’u tërheqin vërejtjen. Nëse edhe raportet tuaja seksuale janë të ngrira, duhet të ndërmerrni diçka urgjentisht. Pjesëtarët e gjinisë më të fortë dashurohen në femra të cilat u ofrojnë përkrahje, dashuri, kujdes dhe butësi, seks të mirë dhe mbi të gjitha janë ngazëlluese dhe atraktive.
 
policia

Forumium maestatis
po mashkulli qe eshte ne kete lidhje, nuk duhet te beje asgje keshtu?
apo ai ulur ne kolltuk me pult ne dore pret ne menyre indiferente se cfare do ti ofroje femra...
nuk e di nga e ke gjetur kete artikull ti megi por nuk me pelqen fare...
 
Te verteta te dhemb ee:p
Po pse nuk te pelqen,kjo tregon se duke treguar kujdes ndaj vetes me shume se zakonisht apo ato faktet e tjera partneri/partnerja juaj mund te jete duke dale me dike tjeter ose nuk te do me...Çka per te mos pelqyer ketu?
 
megi nuk po e kap thelbin e muhabetit me duket...
kur eshte e vertete le te dhembi sa te doje, problemi eshte kur eshte nje e vertete e njeanshme si i behet...
ne nje marrdhenie te dy partneret duhet te tregojne kujdes ndaj vetes dhe ndaj partnerit dhe jo vetem femra, se ashtu si mashkulli edhe femra ka nevoje per vemendje, per butesi etj etj, ekzaktesisht si mashkulli...
dhe sa per ate qe thua se mund te jete duke dale me dike tjeter ose nuk te do me, kjo eshte shume reciproke, si per mashkullin si per femren...
 
Po pra keto i thote artikulli...
:p
 
Ilda Stafa

Primus registratum
jam dakort mi policin...ashtu eshte te dy palet kane nevoj per vemdjen e njeri tjetrit.nese vetem njera nga palet kushton rendesi atehere lidhja ka marre fund, vetem se njeri nga te dy se ka kuptuar akoma...:D
 
gangsterja

Primus registratum
Lidhja shkaterrohet edhe kur i beson shoqes/kusherires dhe i flet per te,e ajo nga ana tjeter te tradheton.
 
Top