Ja se si të mbroni privatësinë në shfletuesin tuaj Firefox të versionit Android

admin

Administrator
Android: HTTPS Everywhere, që është një shtojcë shumë e mirë për mbrojtje të privatësisë në shfletuesin tuaj të uebit, tani mbron edhe shfletimin tuaj nga Androidi, nëse shfletuesi juaj primar në Android është Firefox-i. Fondacioni për Kufij Elektronikë (EFF) e ka vënë në dispozicion shtojcën për përdoruesit e pajisjeve mobile dhe punon mjaft mirë.

Sikur versioni për desktop, HTTPS Everywhere sigurohet që jeni duke përdorur HTTPS kurdo që të jetë e mundur dhe e zgjedh HTTPS-në në listën e faqeve që e mbështesin atë, edhe nëse e klikoni një lidhje ose dërgoheni tek një faqe që është shifruar në SSL.

Për ta instaluar, vizitoni këtë lidhje duke përdorur Firefox-in për Android dhe shtojca automatikisht do të instalohet për ju. Firefox do të ju kërkojë që të pranoni instalimin, të rifilloni shfletuesin për të përfunduar ndryshimet dhe kur të hapet, do të shihni logon e HTTPS Everywhere tek shiriti i adresës.

Versioni për Android punon me të gjitha faqet që mbështesin versionet për desktop të shtojcës, kështu që nuk keni nevojë të shqetësoheni që mund të ju mungojë diçka. Nëse dëshironi HTTPS Everywhere në desktop, ju mund të shikoni versionet që janë në dispozicion duke klikuar këtu.

http://www.pcworld.al/ja-se-si-te-m...ox-te-versionit-android/#sthash.OsNA8KpU.dpuf

Artikulli i plote...
 
Top