Ja se c'jane femijet per prinderit shqiptare.

Djep

Forumium maestatis
Ja se c'jane femijet per prinderit shqiptare.

Artikulli i meposhtem u be shkak qe te hapja kete teme. Ja sa te rendesishem jane femijet per prinderit shqiptare.
Ne ndoshta nuk e kuptojme, ose nuk e ndjejme aq sa duhet, por fakti eshte qe ne mentalitetin shqiptar femija eshte arsyeja dhe kuptimi i jetes per prinderit.
Do me pelqente te diskutonim kete teme.


DURRES

Nje banor i qytetit te Durresit ka vrare veten me armen e gjahut per shkak te nje historie te gjate depresioni te nisur nga mungesa e femijeve emigrante. Sipas burimeve zyrtare te policise se Durresit, Agron Ibro, 52 vjec, lindur ne Korce dhe banues ne Durres, eshte gjendur i vdekur ne krevat nga bashkeshortja e tij. Ne krah eshte gjetur edhe arma e gjahut. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e se premtes. Agron Ibro ishte i vetem ne shtepi dhe duket se ka perfitur nga vetmia per te realizuar vendimin e tij. Ai kishte hyre ne dhomen e gjumit dhe kishte mbushur armen e gjahut. Ibro ishte ulur ne krevat dhe e ka drejtuar gryken e armes ne gojen e tij, ka hapur zjarr dhe eshte shtrire i vdekur. Bashkeshortja, kur ka mberritur ne shtepi, ka pare tmerr me syte e saj. Ekspertiza mjeko-ligjore tha se vdekja erdhi si pasoje e veprimeve te vete viktimes. Agron Ibro, prej pese vjetesh, banonte ne Durres. Por, ai jetonte i vetem me bashkeshorten e tij. Femijet kane emigruar ne Itali, per shkaqe ekonomike. Nderkohe, prej disa kohesh, kontaktet e tij me femijet ishin shume te pakta dhe e kishte cuar ate ne kriza depresioni. Sipas deshmive, kohet e fundit krizat ishin bere te shpeshta. Per me teper, Ibro ishte shprehur se nuk kishte me arsye per te jetuar. Duket se ai e ka patur me gjithe mend dhe deklaratat e tij dje, i ka bere realitet.

(Korrieri)
 

ecwinner

Primus registratum
Re: Ja se c'jane femijet per prinderit shqiptare.

Eshte e vertete sidomos kur familjet i kane te gjithe femijet jasht shtetit. Une dhe motra ime jemi larg familjes, kemi ardhur ketu per te studjuar. Dhe e ndjej qe shpesh here ne i derdhim te tera shqetesimet tona tek familja. Edhe se kemi shoqerira plot, si dhe njerez te cilet na e duan te miren, kur flet me "ata te shtepise" e ndjen se me te vertete ata te kuptojne. Po kur lexova ate artikullin e mesiperm nje rrjedhe gjaku e ftohte me kaloi ne trup. Ndoshta, ne vete i mundojme prinderit tane me problemet tona. Te cilat ndoshta per ne nuk jane aq madhore, por duhet menduar fakti se si prinderit tane trajtojne "ato" qe ne u dergojme. Valle pak halle kane ata qe te degjojne edhe tonat.?
 

Seriozi

Primus registratum
Re: Ja se c'jane femijet per prinderit shqiptare.

Ç'na ke prekur mu ne plage mor Djep.
Ehhh e njejta gje dhe me prinderit e mi.Dhe une dhe motra jemi ketu qe prej mese 12 vjetesh.Shyqyr qe shifemi ndonjehere se u ndame per se gjalli si i thone llafit.Kur flas ne telefon me mamane dhe me thote:ju te jeni mire se ne mire jemi,mu ne shpirt me dhemb,se e di qe ne ato momente eshte duke qare. Por ç'ti besh ky eshte rrisku qe i ra(ose zgjodhem) gjenerates sone.
Nji diçka desha te pyes,ata qe ndodhen ne Shqiperi mbase dine ndonji informacion me shume:-a eshte e vertete se do hiqen vizat per pensionistat ,apo thjesht thashetheme qe ua do zemra prinderve tane dhe i marrin per te verteta.
 

luljeta hato

Primus registratum
Re: Ja se c'jane femijet per prinderit shqiptare.

DKNY
Prinderit e tu duhet te jene te lumtur qe kane nje djale qe reflekton mbi veprimet e tij.Por duhet te rrish i qete.Une jam prind vete dhe nuk do te kerkoja kurre qe femijet te rrinin me mua vetem qe te mos mbetem vetem.Mund te shkarkojne mbi ne te gjitha shqetsimet e tyre.Ata prinder te cilet kjo gje i shqeteson,nuk jane gje tjeter vecse egoiste dhe te jesh i sigurt se dhe femijet, ketij lloj prindi, nuk ju thone asgje.Ata jane shume te ndjeshem ndaj ketyre gjerave.Per mua,kenaqesia me e madhe eshte qe femijet e mi te jene te lumtur,kudo qofshin.Kur te behem shume shume plake,do te desha,sigurisht,t'i kisha prane,te vinin te me takonin,te vazhdonin te me tregonin shqetesimet e tyre,e jo si disa prinder qe nuk pushojne duke iu ankuar femijeve sikur ata nuk kane hallet e tyre.Sa per rastin per te cilin u hap ky diskutim,nuk besoj se eshte vetem largimi i femijeve.Mund te jete nje sere faktoresh komplekse,ku mungesa e femijeve i ka vene kapakun.
Mos harro nje gje,nuk te kushton shume, besoj ,qe kur te flasesh ne telefon,t'ju thuash qe i do shume,qe i ke ne mendje dhe do te shikosh qe ata do te jene me te lumturit ne bote.
 

ecwinner

Primus registratum
Re: Ja se c'jane femijet per prinderit shqiptare.

/pf/images/graemlins/smile.gif Falemiderit Lule. Une thjesht kam frike se mos i shqetesoj... se juve, si prinder, asnjehere nuk na thoni te verteten kur vjen puna tek menyra se si ndiheni kur neve ca gjera nuk na shkojne ashtu sic donim. Une nuk le rast pa shprehur mirnjohjen dhe respektin e thelle qe kam, jo vetem familjes po edhe kujtdo qe interesohet dhe shqetesohet per ne. Ne kete menyre ne kurre nuk do njehemi vetem...
 

zog

Primus registratum
Re: Ja se c'jane femijet per prinderit shqiptare.

lule ke te drejte, por e drejta (tek tema e filozofise) thone qe eshte relative, dmth vetem per sot dhe vetem per ty. une mendoj se ndryshimi i llogjikes tende dhe te atij prindit qe vrau veten eshte se ti shfaq akoma INTERES per jeten TENDE. fakti qe merr pjese ne forum megjithese me femije e tregon kete. pikerisht ky interes personal ti ben femijet me pak te DOMOSDOSHEM. lidhjet midis jush me elastike e normale.

shkurtimisht (se me duhet te fle /pf/images/graemlins/laugh.gif ) mendoj se ai prindi e ka vrare veten per te AKUZUAR dhe FAJESUAR per jete femijet e tij, perpara shoqerise por ndoshta dhe perpara Zotit. e kjo eshte tragjikja.
 

luljeta hato

Primus registratum
Re: Ja se c'jane femijet per prinderit shqiptare.

Zog,ke te drejte kur shkruan qe e verteta eshte relative,vetem per mua e vetem per sot.Por per te tjerat,nuk ke plotesisht te drejte.Per mua,femijet e mi,eshte pak te thuash qe jane nje domosdoshmeri,ata per mua jane jeta vete,por kjo nuk duhet te me beje mua qe te mos respektoj jeten e tyre private,zgjedhjet qe ata kane bere ne jete,si dhe ku mendojne ata ta ndertojne ate.Jam e gatshme t'ju jap ndonje keshille,por gjithmone ne interes te tyre.
Eshte e vertete qe kam shume interes per jeten,marr pjese ne forum,lexoj shume dhe te gjitha keto i bej se ky eshte vizioni im per jeten.Por kjo nuk zevendeson aspak domosdoshmerine e femijeve.Po te mos jesh nene,nuk e kupton kurre se cfare jane femijet per te.
Sa per ate babain fatkeq,sinqerisht nuk di cfare te them,mund te jete dhe ashtu sic thua ti...nuk e di.
 

eM

Paper Moon
Re: Ja se c'jane femijet per prinderit shqiptare.

Kam 5 vjet qe nuk jetoj me prinderit dhe kjo ishte me shume nje zgjedhje qe kemi bere.
Ve re nje gje megjithate. Ata e ndiejne shume me shume mungesen e vellait tim sesa timen. Sa here qe flas ne telefon gjysma e kohes kalon duke folur mbi "problemet" e ti... Nuk eshte se jam xheloze ose ndonje gje te tille por me ka bere gjithemone pershtypje dhe nuk kam shprehur kurre kete gje. :confused:
 

Seriozi

Primus registratum
Re: Ja se c'jane femijet per prinderit shqiptare.

PaperMooN kjo ndodh ngaqe djemte jane flori prandaj.Kot nuk thon djale per pleqeri.M.gj.s. baballaret pike te dobet kane gocat.
 

sweet eda

Primus registratum
Re: Ja se c'jane femijet per prinderit shqiptare.

ashtu eshte femijet per prinderit shqiptare jane sh te rendesishem, por edhe per ne femijet prinderit jane gjeja kryesore, une sa here flas me ata te shtepise, ime me akoma qan, kur do te shof me sy me thote..babi im s'i besohet se do vije ndonje dite qe do me shohe, i duket shume e larget, pastaj eshte qe edhe une i jap perhere shprese dhe kurajo qe do me shohin se shpejti edhe pse kam me shume se 3 vjet qe i them te njeten gje.
 

luljeta hato

Primus registratum
Re: Ja se c'jane femijet per prinderit shqiptare.

PAPER,mos u shqeteso shume.Nuk eshte se ty ata te duan me pak.Por ndoshta eshte ceshtje mentaliteti.Per disa prinder,vajza eshte e ikur,ajo do martohet e do te shkoje tek burri.Pastaj ndoshta vellai tend ka me te vertete"probleme" ndera ti je vajze e mbare.Krijo dhe ti ndonje problem te vockel,e do ta shikosh. :cry:
 

Guest
Re: Ja se c'jane femijet per prinderit shqiptare.

Nuk eshte puna se i duan vajzat me shume por ngaqe u sjellin me pak probleme ndersa djemve skane ctu bejn
 

gjergji

Primus registratum
Re: Ja se c'jane femijet per prinderit shqiptare.

Me te vertet qe kjo eshte nje teme shume prekese dhe ne kete rast mua me preku shume sepse une kam humbur nje nga prinderit dhe duke mos pase mundesi te shkoj aty per ti thene lamtumire.Ne me te vertet se te gjithe per ate rruge jemi nisur por dashuria e prindit per femine eshte shume e madhe dhe ta abuzosh ate ashte taman nje mekat.
 

giulia

Primus registratum
Re: Ja se c'jane femijet per prinderit shqiptare.

Fillimisht postuar nga 'Mistreci':
[qb] Nji diçka desha te pyes,ata qe ndodhen ne Shqiperi mbase dine ndonji informacion me shume:-a eshte e vertete se do hiqen vizat per pensionistat ,apo thjesht thashetheme qe ua do zemra prinderve tane dhe i marrin per te verteta. [/qb]
Ju lutem di njeri gje per sa i perket kesaj pike dhe plus di kush te me thote se nese kane marre nje here vize per turisem brenda te mjejtit vit nuk mund te bejne perseri kerkese per nje tjeter vize turistike ?
 

Leandra

Primus registratum
Re: Ja se c'jane femijet per prinderit shqiptare.

Une shyqyr kam prinderit me vete ketu ku jam, por ve re nje dicka sesa here me ndodh dicka e mire ose e keqe mua mamaja ime qan nga gezimi ose hidherimi. Sikur deri vone ne te rrime me vellain perjashta, ate e gjejme ne dritare ose ballkon duke ne pritur dhe vetem atehre kur pyet nese eshte cdo gje ne regull, shkon dhe flen dhe vjen pastaj here pas here naten te na puthi syte kur ne fleme.
Vertete te zemrojne nganjhere por e di qe kane per te miren tone....
 

Iness

Primus registratum
Re: Ja se c'jane femijet per prinderit shqiptare.

Lule54 jam shume dakort me gjithshka ke shkruar dhe te falenderoj sepse mu duk sikur fjalet e tua dolen nga goja e mamit tim... /pf/images/graemlins/frown.gif
 

Florus

Forumium maestatis
Re: Ja se c'jane femijet per prinderit shqiptare.

Shume e dhimbshme kjo historia /pf/images/graemlins/frown.gif megjithate nuk e kuptoj se pse zgjedhja perfundimtare duhej te ishte kaq tragjike :confused:
 

beshbossi

Primus registratum
Re: Ja se c'jane femijet per prinderit shqiptare.

Une do doja te thoja vetem nje varg qe kam lexuar ne letren qe babi im po I dergonte motres(ma dha vete ta lexoja,madje me tha:lexoje qe mos te kem nevoje te ta shkruaj edhe ty nje neser!):
Do doja qe ti te ishe e lumtur per vete,d me peqente vetem qe kur te mos jem me te jesh aty e te hedhesh nje grusht dhe mbi varrin tim!
Mund t’ju duket e cuditshme por edhe tani qe po e shkruaj po me dalin lote nga syte!
Ne shqiperi eshte krijuar nje situate e tille ku jo vetem prinderit po edhe femijet nuk mund te jetojne me keshtu e shpesh zgjedhin………..te ikin…………..pergjithmone!
 

Florus

Forumium maestatis
Re: Ja se c'jane femijet per prinderit shqiptare.

Me le pa fjale angel :angel: nuk di ca te them...shpresoj vetem qe situata ne Shqiperi te permiresohet sa me shpejt qe te mos ndodhin me keto ndarje njerezish per se gjalli :angel:
 

beshbossi

Primus registratum
Re: Ja se c'jane femijet per prinderit shqiptare.

Fillimisht postuar nga FloBo:
[qb] Me le pa fjale angel :angel: nuk di ca te them...shpresoj vetem qe situata ne Shqiperi te permiresohet sa me shpejt qe te mos ndodhin me keto ndarje njerezish per se gjalli :angel: [/qb]
just hoping!!!!!!!!!
 
Top