Ja përse ju dridhet lëkura kur dëgjoni këngë të caktuara

Mystique

Larg
image-20160523-10994-12rwe2d-650x358.jpg


E keni parasysh atë ndjenjën kur lëkura juaj drithërohet nga një këngë? Drithërimi nga një këngë e caktuar ka gjithashtu një domethënie të caktuar
Një ndjenjë e tillë mund të ju vije nga një këngë e caktuar që e dëgjoni në radio, ose e dëgjoni dikë duke kënduar drejtpërdrejtë, dhe një dridhje ju përshkon poshtë shtyllës kurrizore.
Fillimisht, kjo anomali quhet Frisson.
Frisson është përjetuar nga rreth 2/3 e popullsisë së botës dhe është ndjesi e tillë si dridhje, dhe shprehet si përgjigje e madhe emocionale.
Mitchell Colver ka shkruar për këtë ndjenjë magjepsëse në ‘The Conversation.’
Hulumtuesit kanë dashur të zbulojnë nëse disa lloje të personalitet ju përgjigjen këtyre ndjenjave më lehtë se të tjerët.
Për të testuar këtë, ata kishin pjesëmarrës të lidhur në një makinë që maste se si lëkura e tyre u përgjigjej pjesëve të ndryshme të muzikës. Artistët përfshinin Air Supply, Hans Zimmer, Chopin dhe disa të tjerë.
Sipas studiuesve, këto këngë u zgjodhën, sepse ato përmbanin të paktën një moment emocionues që do të shkaktonte njëfarë ndryshimi tek ta.
Pjesëmarrësit gjithashtu përfunduan një test personaliteti, të cilin Colver dhe ekipi i tij përdorën për të përcaktuar një fakt interesant: ata që përjetuan këtë ndjesi, kishin një tipar personaliteti të quajtur “të hapur ndaj përvojës.”
“Studimet kanë treguar se njerëzit që posedojnë këtë tipar kanë imagjinatë jashtëzakonisht aktive, vlerësojnë bukurinë dhe natyrën, kërkojnë përvoja të reja, shpesh pasqyrojnë thellësisht ndjenjat e tyre dhe duan shumëllojshmëri në jetë”, shkruan Colver.
Për më tepër, Colver zbuloi se nuk është vetëm anëtimi emocional i këtij tipari të personalitetit që shkakton reagimi ndaj muzikës. Për shembull, kjo ndjesi mund të ju ndodhë nëse përdorni imagjinatën tuaj se si të luani një këngë, ose të krijoni imazhe mendore gjatë një kënge.
Ndodhë gjithashtu atëherë kur befasohemi këndshëm, kur pritjet tona janë tejkaluar.

Nga:
/Target al
 

Aki

Paint It Black
Ka te beje dhe me tinguj te caktuar qe japin kete dritherime qe jane nen rangin e tingujve qe mund ti degjoje zeri jone, e prandaj 'i ndjejme' ne ate menyre.

Perndryshe une personalisht e kam Sonata e Henes te Betovenit ^_^
 

joetisti_

Locus omnem
mua me ngjethet mishi vetem kur kendon komshia. Dhe ngaqe e kam bezdi ngjethjen, mbyll veshet me dore :p
 

joetisti_

Locus omnem
S'di, por mendoj se anomali quhet edhe kur te emocionon dhe fillon dhe qan. Edhe kur s'te pelqen fare dhe fillon te te vije per te vjelle. Edhe kur per nje arsye (ndoshta sepse dikujt ne shtepi i pelqen dhe e degjon edhe ti) te ze koka.

Ne rastin konkret, gjithsesi, eshte anomali e kendshme!
 
Top