BeRaTsi_MiZeRje
Aktivist i AlbForumi

Për vite me radhë ajo ka drejtuar një sërë spektaklesh dhe emisionesh dhe padiskutim që eksperienca e fituar ndër vite, nuk e step.
Ornela Bregu do ti bashkohet prezantuesve të programit të fundjavës në Top Channel, “E diell”.

Bregu vjen si risi në këtë ekran, pas disa vitesh shkëputje nga televizioni dhe spektaklet.

Mësohet se ajo tashmë ka nisur edhe provat dhe pritet të rikthehet fuqimisht në ekran. Ajo që nuk dihet ende, është nëse në krahë të saj do të jenë edhe prezantuesit e sezonit të kaluar, Ledion, Xhemi dhe Arbana.

