BeRaTsi_MiZeRje
Aktivist i AlbForumi

Ndërsa shumë e quajnë tashme si një e afërt e Presidentit rus Putin, në fakt për jetën e saj private dihet realisht pak.
Por se fundmi, ajo që ka habitur jo pak, është fakti i kalimit të saj nga Duma ruse në krye “Grupit Kombëtare të Mediave”, një hollding në fushën e botimeve që përfshin 25% të kanalit të parë televiziv rus, si dhe të përditshmen Izvestia.

Tashme 31 vjeçare ajo mban në shpinë një medalje të arte në Olimpiadën e viti 2004 si dhe titullin kampion bote në dy kampionate të fituara. Me pak fjale, karriera e sportistes se famshme ruse përmblidhet mes asaj të një sportisteje anoreksike dhe ambicies se mëkuar prej familjes, çka përbën në të vërtetë edhe çelësin e suksesit të saj në jetë.

Pas viteve të arta në sport, perëndimi i karrierës si sportiste u pasua me atë të një politikaneje në ngjitje.

Kështu ajo në vitin 2007 bëhet anëtare e parlamentit rus. Pas kësaj ajo do të jetë një nga atletet që do të çonte flaken olimpike në Sochi, dhe në vitin 2011 do të pozonte për Vogue. Pas gjithë këtyre arritjeve, tashmë ajo është gati për tu hedhur edhe në sfidën e saj me të fundit, median, duke marrë përsipër drejtimin e këshillit administrativ të perandorisë ruse të komunikimit.

Një ngjitje kjo që shihet prej analisteve edhe si rrjedhoje e miqësisë se saj me presidentin Putin, me të cilin që pas vitit 2008, konsiderohet si e lidhur ngushtësisht. Gjithsesi, këto të fundit mbeten zëra korridoresh, por ajo që tashme dihet, është fakti se shtypi rus do të ketë një fytyre të re dhe dinamike.

