Ja kemi shitur shpirtin parase dhe po e hame turpin me buke!

Ja kemi shitur shpirtin parase dhe po e hame turpin me buke!

Nuk e di se c'fare e detyron njeriun te bie aq poshte sa mos kete as me te voglin respekt per veten e tij. E kam fjalen per ata persona qe perfundojne si tregetare te qenie njerezore, femrave, dhe ndihen te kenaqur me pasurine qe kane mbledhur apo me jetesen e rehatshme qe i kane siguruar familjeve te tyre. Nuk e di se c'fare shkon ne mendiet e tyre apo nese edhe perpiqen te shfaqesojne sadopak veprimet e tyre megjithate une kam vetem keto fjale per ta: kriminel te shtreses me te ulet, llum i shoqerise njerezore, edhe denimi me i rende nuk i lan krimet e tyre.

Fakti qe me revolton me shume eshte se ne vete pjestare te AF, pjese e shoqerise shqipetare si brenda vendit ashtu edhe ne mergim i kemi lejuar kriminele te tille te na kontrollojne jeten private, te jetojme me frike, te mos guxoj njeriu te eci rruges pa pasur pa shikura njeqind here mbrapa kraheve. Jam e sigurte qe nje numer i madh prej nesh ka degjuar per njerez qe merren me kete lloj tregetie ose disa prej nesh edhe njohin personalisht funderrina te tilla qe nuk meritojne gje tjeter vetem te paguajne per krimet qe kane kryer. Po ne nuk bejme asgje, jetojme me frike ose me mosperfillje deri ne momentin kur fatkeqesia troket ne dyert tona.

Sa e sa femra shqipetare apo edhe nga vende te tjera kane perfunduar rrugeve te Italise, Anglise dhe vende te tjera te Evropes perendimore te detyruara te shesin trupin e tyre per te pasuruar kriminelet shqipetare.

Revoltimi im nuk eshte naiv dhe e di shume mire se ky lloj biznesi i shemtuar egziston ne plot vende te botes megjithate kjo lloj egzistence duhet te na shtyj edhe me shume per ta frenuar apo edhe zhdukur fare.

Thjesht dua t'ju ftoj te bejme perpekje per te ndryshuar kete aspekt te shemtuar te shoqerise shqiptare sot. Jam e sigurte se Interpoli nderkombetar do te jete me se i gatshem te ve dore mbi kete rrjet krimi te organizuar nese informacioni qe kemi ne te gjithe arrin atje ku duhet.
Faleminderit!
 

assassino26

Primus registratum
Re: Ja kemi shitur shpirtin parase dhe po e hame turpin me buke!

E vlersoj shqetesimin tend.Eshte shume e dhimshme,por per fat te keq eshte realitei yne,ajo per cka ti fole.Nese vertet arrin,arrijme te mbledhim ndonje informacion per te tille kafshe,jam ne gjendje te bej dicka per cuarjen e tyre para drejtesise.
Sidoqofte,me duket e pamundur te merret informacioni i nevojshem ne kete menyre,pasi kushdo qofte qe do merret me kete gje,duhet te kete prova te mjaftueshme qe te nderhyje.Eshte shume e veshtire ti mberthesh ata njerez,pasi jane vete viktimat e tyre,qe nga frika dhe pasiguria,i ndihmojne te dalin pa lagur ne te shumten e rasteve.Sidoqofte,cdo iniciative eshte 1 ndihme e madhe qe jepet
 
Top