Sweety el
Locus omnem
Gjashtë javë pas katastrofës autoritetet kanë vendosur kufirin e lejuar të rrezatimit nëpër shkolla. Siç njoftoi agjencia e lajmeve “Jiji Press” fëmijët dhe nxënësit lejohen të luajnë në shkolla dhe kënde lojërash nën qiell të hapur për sa kohë doza e rrezatimit aty nuk i kalon 3.8 mikrozivert në orë.
Kryeministri japonez Naoto Kahn deklaroi gjatë një vizite në provincën Fukushima se kjo zonë guxon të shkelet vetëm me leje të autoriteteve shtetërore. "Pasi që janë sqaruar të gjitha hollësitë në ministritë përkatëse ne kemi vendosur që ky rajon të shpallet zonë e ndaluar", tha Kahn.
Qeveria e kishte shpallur këtë zonë më parë zonë evakuimi, por nuk ndalohej shprehimisht hyrja.Vazhdimisht banorët e dikurshëm ishin kthyer për të marrë sendet e tyre shtëpiake, megjithë rrezikun shumë të lartë nga rrezatimi.
Tanimë qeveria kërkon të aprovojë në parlament dhe një buxhet emergjence prej afro 50 miliard dollarësh për emergjencën e shkaktuar. Pritet që zbatimi i tij të fillojë në muajin maj.
Tërmeti e cunami ka dëmtuar rëndë dhe industrinë e makinave. Toyota bën të ditur se nuk pritet normalizim i prodhimit deri në muajin nëntor ndërsa Nissan Motor nënshtron çdo automjet per eksport per nivelin e rrezatimit.