Italiani tenton të vrasë të bijën, ishte e lidhur me një shqiptar
ANCONA – Nuk e duronte dot lidhjen e së bijës 23 vjeçare me një shqiptar dhe vendos ta ndëshkojë, duke e goditur në fyt me një kaçavidë. Ngjarja ka ndodhur në Ancona të Italisë natën e shkuar dhe ka për autor një italian 44-vjeçar të quajtur Mario Matarazzo. Sipas mediave italiane, që i referohen policisë, ai tashmë është arrestuar me akuzën e tentativës për vrasje. Ndërkohë, vajza është shtruar në spitalin rajonal të zonës ku banon. Sipas mjekëve për fat prerja nuk ka qenë shumë e thellë dhe ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia bën me dije se agresioni ndodhi në derën e shtëpisë, në rrugën Guazzatore. “Matarazzo deri tak kohë më parë banonte me gruan, dy fëmijët, djalë e vajzë dhe mbesën e vogël. Por prej disa ditësh ishte larguar nga shtëpia, pikërisht për shkak të zënkave pasi ishte kundër lidhjes së të bijës me shqiptarin”- thonë mediat italiane.
Një natë më parë u kthye dhe e sulmoi me mjetin e mprehtë. Pasi e qëlloi në fyt, burri u largua, por u gjet nga karabinierët, që u njoftuan dhe u vunë në kërkim të tij.(Shekulli)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23945. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23945