Itali, shqiptari vret gruan në sy të fëmijëve

Aquarius

Valoris scriptorum
Një zënkë në familje përfundoi në tragjedi në 'San Giovanni al Natisone' ne afërsi të Udines ku Irma Hadaj, 33 vjeç u vra nga baskeshorti Lulzim Hadaj.

Alarmi u dha nga vajzat e çiftit shqiptar 8 dhe 10 vjeç të cilat qene të pranishme në ngjarje dhe kërkuan ndihmen e fqinjeve. Gruaja u gjet pa jete ne kuzhinen e baneses, e goditur me thike disa here ne pjesen e siperme te trupit. Pranë saj bashkeshorti, i cili me sa dihet vazhdonte te perseriste “se nuk ia kishte friken burgut, po veç ta vriste”.

Lulzim Hadaj është marrë gjatë në pyetje. Avokati mbrojtës ka thënë se klienti i tij është shumë i shqetësuar nëse vajzat do ia falin atë që ka bërë. Aktualisht fëmijet janë marrë nga gjyshja e cila jeton pranë banesës ku ndodhi vrasja.Fqinjet tregojne se familja shqiptare konsiderohej si normale, pa probleme te veçanta.

Por hetuesit bejne të ditur se vitin e kaluar vrasësi qe paditur për keqtrajtime pikërisht nga e bashkëshortja. Ai qe dënuar me nëntë muaj, por hetuesi që po merret me rastin ka bërë të ditur se me pas gruaja e kishte tërhequr padinë. Pa ditur se kështu po linte të lirë njeriun që do t’i merrte jetën. / Top Channel
 

scadarsko

Locus omnem
Edhe tradheti te kishte mes ciftit, dhuna apo fataliteti que paska ndolur ne ket familje nuk falet..... njeri i dobet!
 

kathipearl

Primus registratum
Lirine duhet ta meritojne e jo ta presin nga interesa partishe sic po ndoll aktualisht ne shqiperi......ne ket rast edhe ato qe arrijn t premtojn lirine ketyre idividve,duhen bashkuar ne cellule me to....se nje rang dalin!
 
Top