Itali, shqiptari masakron gruan për dyshime



Një vrasje në familje ka tronditur qytetin e Xhenovës, në Itali. Shtetasi shqiptar Adrian Balliu ka vrarë gjatë natës bashkëshorten e tij Valmira, ndërsa dy fëmijët e vegjël të çiftit flinin.

Menjëherë pas vrasjes 44-vjeçari shqiptar ka thirrur forcat e rendit dhe u ka shpjeguar se nuk duronte dot më dyshimin se e shoqja e tradhëtonte. Nga të dhënat e para duket se Adrian Balliu ishte kthyer i dehur në shtëpi, gjë e konfirmuar edhe nga testi i alkoolit, dhe pas një zënke ishte munduar të mbyste me jastëk bashkëshorten 30-vjeçare.

Me pas ai ka përdorur dy thika për ta vrarë pasi njëra i ishte thyer. Gruaja ka ndërruar jetë pasi është goditur shtatë herë.

Nuk dihet nëse problemet ekonomike kanë rënduar marrëdhëniet e çiftit, por vrasësi ka rrëfyer se kishte frikë mos e shoqja i merrtë fëmijët, tre dhe katër vjeç. Ai njihej nga drejtësia për disa çështje droge dhe ishte i akuzuar për kërcënime nga një prej punëdhënësve të tij. Aktualisht ndodhet në burg i akuzuar për vrasje në rrethana rënduese.

/ Top Channel
 

scadarsko

Locus omnem
Tragjedi shqiptari si shume vuan n mergim. Verej disa cifte shqiptarsh ketu ku grate e tyre jane terbuar fare,kane dalur nga origjinaliteti. Nje âne kane hapur syte, por tradhetia nuk meritohet,me mire tregohu sincerte dhe rifillo jeté te re se sa te jetosh n'en stresin dhe pa deshire me at person. Gjithsesi posedim drogue n familje ky zoteri duhet te kete dossier te dyte, sepse dhe ajo eshte shkaku i prishsjes se harmonise familjare, para jo te pastra jeté jo réale. Ky akt ka mister Brenda, nuk eshte pretekst se kishte test alkolemi.
 
Top