Kapet 30 kg heroinë me vlerë 2 milionë euro në Itali, pranga 56-vjeçarit shqiptar: Mendova se ishte miell (FOTO)
30 kilogramë heroinë janë sekuestruar nga policia në Padova të Italisë. Në pranga ka përfunduar një shqiptar 56-vjeçar, i identifikuar si Ruzhdi.E.
|
Policia italiane në konferencë shtypi
Sipas mediave italiane sasia e drogës së sekuestruar nëse do të shitej në tregun me shumicë do të vlente 600 mijë euro dhe në tregun e pakicës do t’i kishte sjellë trafikantëve rreth 2 milion euro.
Droga u gjet në një papafingo në një ndërtesë banimi në rrugën “Leopardi”, e banuar nga 16 familje.
Arrestimi i tij është kryer mesditën e djeshme. Sipas mediave italiane Ruzhdi E, rezulton person i papunë, jeton me familjen dhe disa të afërm.
Sipas tij ai nuk ishte në dijeni të llojit të substancës, që ishte gjetur në qese. “Mendova se ishte miell”, tha shqiptari.
Ruzhdi.E tha se i ishte kërkuar vetëm t’ja jepte qeset një personi të panjohur për të, patriot i tij, (për të cilin 56-vjeçari nuk mundi të japë asnjë përshkrim fizik), në këmbim të një shume që do të luhatej gjithmonë në mes të 500 dhe 1.000 eurove për udhëtim.
Hetimet po vijojnë për të zbuluar të gjithë zinxhirin, nga kontaktet telefonike të shqiptarit, të cilit i janë konfiskuar tre telefona celular me shumë karta SIM.
Panorama