Itali-Tre italianë dhe një shqiptar janë arrestuar në Salento pasi u kapën me një ngarkesë prej rreth 6 tonë marijuanë.
Policia financiare e Italisë sekuestroi 612 kilogramë marijuanë dhe 21 kilogram hashash. Lënda narkotike kishte mbërritur nga deti dhe do të transportohej me furgon, por destinacioni nuk dihet.
Po ashtu u sekuestrua edhe një varkë, e cila ishte diku larg, por mendohet se atë ishte transportuar lënda narkotike dhe një makinë e cila shoqëronte furgonin me ngarkesën e drogës.
ORA NEWS