Itali - Një ish-ushtarak shqiptar është arrestuar në Itali me kokainë dhe marijuanë. Mediat italiane shkruajnë se 31-vjeçari shqiptar, – për të cilin jepen vetëm inicialet A.J, – u vu në pranga, pasi u kap me 2 kg marijuanë dhe një sasi prej 200 gram kokainë.
Marijuana u gjet në një prej gomave të automjetit tip benz, me të cilin udhëtonte ish-ushtaraku shqiptar, ndërkohë që kokaina u gjet e fshehur në një kasafortë.
Policia italiane ka thënë për mediat se 31-vjeçari ka qenë një ushtarak në karrierë në ushtrinë shqiptare. I arrestuari ka qënë pjesë e misioneve të rëndësishme si “Isaf” në Afganistan dhe “Liria e Irakut” në Irak.
Oranews.tv