ISIS: Të gjitha rrugët të çojnë drejt Sirisë. Nga Shqipëria 148 xhihadistë

attachment.php
Rreth 15 mijë militantë nga 80 shtete besohet se kanë hyrë në Siri për të rrëzuar regjimin e Bashar al Assad sipas CIA dhe një studimi të ISCR dhe The Soufan Group.
Shumë prej këtyre luftëtarëve besohet se tashmë janë pjesë e ushtrisë së shtetit islamik. Zyrtarët perëndimore janë të shqetësuar për faktin se cfarë mund të bëjnë këta shtetas kur të kthehen në shtetet e tyre të lindjes.
Washington Post publikon një hartë ku duket qartë se nga cilat shtete xhihadistët kanë hyrë në Siri.
Referuar kësaj harte nga Shqipëria, për të luftuar në Siri, janë larguar 148 shqiptarë.
Shifrat e luftëtarëve xhihadistë nga Europa Perëndimore janë marrë nga Qendra Ndërkombëtare e Studimeve për Radikalizimin dhe dhunës politikë , ( International Center for the Study of Radicalisation and Political Violence, ISCR. Ndërsa shifrat e tjera janë nga Soufan Group dhe flasin për njër periudhë nga dhjetori 2013 në tetor 2014.
Një numër më i vogël i xhihadistëve që kanë shkuar në Siri të luftojnë janë nga Bangladeshi, Kili, Japonia, Malajzia, Singapori. Këto shtete nuk janë treguar në hartë.
attachment.php

ORA NEWS
 
Top