Ishujt e urrejtjes: Nga Gjergj Marku
Ishujt e urrejtjes
Nga GJERGJ MARKU
Ka qenë fundi i vitit 1990 kur shteti centralizues i asaj kohe po lëshonte me pikatore nga vetja e vet dhe sidomos çshoqërizimit pronësor që mendohej të realizohej përmes ndonjë metër kopshti, ndonjë derri, pule e dhie më tepër në atë që quhej tufëz (“lëshime” këto që për shumë arsye risollën në kujtesën e fshatarëve ndjenjën e pronës), dëgjoj se një një fshat të Mirditës thjesht për një copë tokë ishte kryer një vrasje, që tronditi thellë fshatin dhe tërë zonën, por që për fat të keq do të hapte siparin e një përgjakjeje të mëtejshme, madje deri në absurd, mes njerëzve të një gjinie, kushërinj e vëlla me vëlla. Para ca ditësh më ra rruga nga ai fshat për të cilin pata shkruajtur para 13 vjetësh, ku nga 100 e ca shtëpi të atyre viteve atje kishin mbetur vetëm 4 a 5 syresh, të gjithë ishin shkulur prej andej, kullat e moçme ishin kyçur me llozët e rëndë, tokat ishin lënë djerr, ndërsa “ai gardhi ngatërrestar” ishtë në të kalbur. Vetëm këto djerrina dhe varrezat nën okupimin e ferrave me eshtrat e të parëve dhe të atij të vrarit të parë për ngatërresa tokash kishin mbetur atje. Më tej një gjakmarrje e mbartur me ato pak plaçka për një jetë më të mirë në kërkim të El Dorados, në oazet e metropolot të kënetave të Durrrësit, të bregut të Lezhës a gjetkë. Më se gjysmën e banorëve të saj kishte nxjerrë Mirdita nga “barku” i vet drejt zonave më të ulëta.
E gjithë kjo histori më kujtohej këto ditë ndërsa prapë kisha rastisur të jem në misionin e gazetarit në Tale të Lezhës. Oguri i keq i atij gardhi të 90-ës që solli vrasjen e parë për prona, duket se qe realizuar tani në formën e një orteku me disa vrasje makabre të ndodhura aty që prej 7 vitesh për këtë arsye kryesisht dhe të tjera arsye derivat i kësaj së parës. Natyrisht këtu nuk është aspak vendi për të “ndarë të drejtën”, sepse aty ku fishkja e një jete fillon prej një të riu vazhdon me një prind, pastaj me një çift dhe “horrori” nuk kursen as dy kërthinj, të cilët prindi i mbledh copa-copa për t’i shtënë në arkivol, aty ku fillon e masakrohet ëndrra e një vajze për të vetmin faj se është vajzë etj. etj., nuk ka më aspak vend për të vënë peshoren e drejtësisë. Dhe e keqja akoma më tepër kur për heshtje të atij që duhet të jetë rregullator dhe arbitër e këtyre marrëdhënive, seriali i këtyre vrasjeve mund të vijojë pafundësisht e në mënyrën më çnjerëzore. Po ç’faj ka shteti kur dikujt i fluturon mendja e kokës për të vrarë, prerë, dhunuar e përdhunuar?! Duke ndjekur kronologjinë e ngjarjes që nga zanafilla rezulton se shteti ka patur fajin kryesor. Për të qenë më të saktë, dhe politika. Sepse shteti, të paktën nga ‘92-‘96 nuk i parapriu një lëvizjeje më të kontrollluar, më të disiplinuar dhe më të urbanizuar të njerëzve që zbritën nga malësitë. Kështu ngjau dhe me Bregun e Matës, ku zbritën familje të shumta të verilindjes. Pushetarët e asaj kohe në vend që të merreshin me hartimin e strategjive për t’i bërë ballë këtij fluksi njerëzish ishn të zënë me “ndarjen për vete” të plaçkës së Bregut deri në krijimin e “epshit të Latifondit”, siç është shkruajtur për skandalin e tokave të Lezhës. Kjo la ndikimin e vet te fshatari i thjeshtë, i zhvendosur nga malësitë me idenë fikse se ligjin mund ta bëjë më i forti. Fillon një përplasje e egër mes “zaptuesve” të krahinave të ndryshme diku të veshur me pushtet diku me forcën fizike. Kësisoj po lindnin fshatrat e reja kuturu si pasojë e një kaosi urban, ku nuk mungojnë dhe kurbanët e parë. Viti 1997, kur shteti nuk ekzistonte, i jep “lëndë të parë” këtij cikli ngatërresash që vazhduan për vite e vite. Pas ‘97-ës u duk se diçka do të bëhej dhe “ishujt e urrejtjes“ që ishin shfaqur, do të tkurreshin. Por dhe në këto vite kjo gjë nuk ndodhi. Bregu i detit, ku ndodhet edhe fshati Tale i Lezhës, një perlë e ardhshme turistike me tërë ato resurse i është lënë në dorë një kacafytjeje gjelash, ku korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin gjallojnë e kësaj. Pikërisht nëse do të kërkonim shembullin më tipik ku një ngatërresë e përgjakshme përhapet në rrathë koncentrikë prej mungesës së veprimit të shtetit do ta gjenim në ratin në fjalë. Dhe është vërtet e çuditshme nga sa pyetëm në organet vendore që nga prefektura, qarku a gjetkë nuk shënohet të jenë ndalur me seriozitet tek kjo gjëmë që ka ndodhur në Tale dhe që e ka shtrirë rrezen e veprimit në disa rrethe fqinje. Ndërsa policia më e shumta u ka bërë karshillëk personave të veçantë dhe më e pakta është shprehur: “Le të hanë kokën!”