Ishte martuar dhjetë herë, akuzohet se e kishte bërë për para!

Universal

AnonymouS
ishte-martuar-dhjet-euml-her-euml-akuzohet-se-e-kishte-b-euml-r-euml-p-euml-r-para_hd.jpg


Një grua e re iraniane akuzohet se është martuar dhjetë herë dhe është divorcuar në më pak se dy vjet për të fituar para.

Mashtrimi i gruas 20-vjeçare iraniane ka ardhur si rezultat, që sipas ligjit iranian grave u garantohet sasia e pasurisë, e kontraktuar para martesës dhe nëse nusja i kërkon mund t’i jepet edhe pas përfundimit të dasmës, transmeton TetovaSot.

Ky ligj në Iran zbatohet që nga vitit 1979, dhe nusja me dhëndrin bien dakord për pajën e cila tradicionalisht është në ari.

Gruaja e re ka mohuar të gjitha akuzat, ndërsa arin e ka kërkuar menjëherë pas martesës. Burrat ishin të detyruar të paguajnë gjysmën e shumës që kishin rënë dakord që të mos thyejnë ligjin, por vajza pajtohej edhe në sasi më të vogla.

Gratë e divorcuara në Iran mund të fshijnë mbiemrin e burrit të tyre, por vetëm në qoftë se mjeku provon se mbetet ende e virgjër. Vajzë e akuzuar këtë gjë e ka bërë disa herë.

“Jam e pafajshme. Të gjitha martesat e mia ishin të ligjshme dhe burrat pajtohen me mua, dhe jemi ndarë për shkak të dallimeve të caktuara”, tha vajza në gjykatë.

Gjykata e ka akuzuar atë për mashtrim dhe tentim për fitime të paligjshme.
 

Balahk

Locus omnem
Si fytyre engjellore u duka,por paska shpirt djallezor.Zot na ruaj nga djalli me veshje engjelli :p :D
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
HAHAHAHA sikur ta dija qe kshu do shkruaje....! Je nje ambasadore e forte per femrat ne pergjithsi:p

Paskemi shkruar edhe në të njëjten kohë!
Dhe ne të dy mos u bashkofshim në postime se do e bëjme çorap. :p

Jam aktiviste , mbroj të drejtat e gruas dhe luftoj për barazi prandaj.
 

SNAP

Papirus rex
Paskemi shkruar edhe në të njëjten kohë!
Dhe ne të dy mos u bashkofshim në postime se do e bëjme çorap. :p

Jam aktiviste , mbroj të drejtat e gruas dhe luftoj për barazi prandaj.
Barazi & Baraz= X Ska fitues ndajne nai pike lol:D
 

Balahk

Locus omnem
E kush i mashtroi ata? Deshen pa e martuan, tani se nuk u perputh me asnje ajo direkt ju mashtruse.. Upuu.. c'jeni!
Nqs nuk do e ndalte ligji,do provonte shume,per te gjetur te perputhshmin,dhe deri sa,perfitonte nga te mosperputhshmit.cjane keto lloje femrash,cjane.
 
Top