Isha e detyruar të bëja dashuri 10 herë në ditë

Isha e detyruar të bëja dashuri 10 herë në ditë

Ish-bashkëshortja e Pol Gaskoin ka publikuar librin “Stronger: My Life Surviving Gazza”

Sheril tregon për abuzimet që i shoqi kryente ndaj saj dhe “oreksin seksual” të ish-kampionit të Kombëtares britanike

Nuk mjaftonin problemet me alkoolin dhe drogën, që prej vitesh ia kanë shndërruar jetën në një ferr. Tani reputacioni i Paul Gascoigne (Pol Gaskoin), ish-kampion i Kombëtares britanike dhe mesfushor i skuadrës së Lacios në vitet 90, rrezikon të komprometohet i gjithi. Prej disa ditësh në libraritë angleze është publikuar libri “Stronger: My life surviving Gazza”, shkruar nga ish-bashkëshortja e tij. Në atë libër Sheril ka treguar të gjitha abuzimet që ish-bashkëshorti kryente ndaj saj. Në fakt ajo është ndalur në veçanti tek “oreksi seksual” i të shoqit. Gjatë lidhjes së tyre, e cila zgjati plot 12 vjet, shpesh ish-futbollisti e detyronte atë të bënte seks edhe 10 herë në ditë.

Lidhje e pamundur

Sheril, që sot është 44 vjeçe, ka dhënë një intervistë të gjatë për “News of the World”, ku deklaron se në krahasim me të kaluarën, është një grua shumë më e fortë. Lidhja me Pol Gaskoin, e cila në fillim dukej një romancë dashurie, shumë shpejt u shndërrua në një ferr. Megjithatë, tregon Sheril, herën e parë që takoi Gazan (pseudonimi i Gaskoit), mendonte se kishte gjetur me të vërtetë burrin perfekt: i pasur, simpatik dhe shumë pasionant. Sheril, që kishte pas krahëve një divorc dhe ishte nënë e dy fëmijëve, Bianka e Mason, mendoi se më në fund kish gjetur qetësinë dhe dashurinë. Pasioni mes Polit dhe Sherilit ishte i madh dhe shumë i zjarrtë: “Emocionohesha kur mendoja se kisha një shok që më dëshironte aq shumë. Pasioni ishte jashtëzakonisht i madh”, tregon Sheril për “News of the World”. Mirëpo shumë shpejt ajo e kuptoi se epshi i Polit ishte jashtë normales. “Oreksi i tij seksual” ishte i papërshkrueshëm dhe nuk shuhej as kur ai ishte sëmurë. Në vitin 1991, Gaza, gjatë ndeshjes së fundit me Totenhemin, pësoi një dëmtim në gjurin e djathtë. Pas operacionit, gjëja e parë që i kërkoi së shoqes ishte të bënin dashuri në spitalin londinez “Princess Grace”.

Situata nuk ndryshoi as gjatë viteve në vazhdim. Gaskoin donte të bënte vetëm seks dhe kur Sheril refuzonte, ai tërbohej. “Kur vinte në shtëpi, e dija se gjëja e parë që i shkonte nëpër mend ishte të bënte seks me mua. Edhe pse shumë herë nuk doja, isha e detyruar ti nënshtrohesha vullnetit të tij. Ishte më mirë të bëja siç më thoshte, sesa të më rrihte”.

Martesa dhe divorci

Gaza dhe Sheril u martuan në 1996-ën dhe dy vjet më vonë u divorcuan. 44-vjeçarja pohon se pas divorcit bashkëjetoi edhe pesë vjet të tjera me ish-futbollistin. “Nuk e përjashtoj faktin që ka shumë femra të cilat dëshirojnë të bëjnë dashuri 10 herë në ditë me të dashurit e tyre, por nuk ishte rasti im. Nuk e klasifikoj veten te kjo kategori. Megjithatë nuk mund të them se gjithmonë ka qenë një ferr. Jeta jonë seksuale ishte e këndshme, por nuk duhet parë vetëm kjo anë e medaljes. Shumë herë jam përpjekur ti them jo dhe nga frika e kam bërë këtë gjë vetëm me mendje”.

Por, pavarësisht se kryenin shumë marrëdhënie seksuale, sipas Sheril, Gaza frekuentonte rregullisht edhe prostitutat: “Njëherë, pasi kishte shkuar me një prostitutë, më telefoni duke qarë. Ishte i terrorizuar, sepse mendonte se mos kishte rënë pre e ndonjë kurthi të organizuar nga shtypi. Vetëm po flisnim. Nuk bëra asgjë të keqe, më tha. Pastaj më tregoi se kishte shkuar me një prostitutë tjetër në Njukastëll. Sipas thënieve të tij, kishin parë një film së bashku. Nuk mund të them që gjëra të tilla nuk ndodhin, por duke e njohur oreksin e tij seksual, më duket vërtet e pamundur”.

Telefonata tragjike

Nga lidhja e Sherilit dhe Gaskoit, lindi Regan, që sot është 13 vjeç. Sipas thënieve të ish-bashkëshortes, para se Gaza të drogohej dhe të bëhej i alkoolizuar, situata ishte ende e përballueshme. Gjërat shkonin mirë, deri kur Gaza filloi të bëhej i papërgjegjshëm për veprimet e tij: drogohej para fëmijëve dhe ngiste në gjendje të dehur makinën me fëmijët brenda.

Edhe pse Sheril deklaron se i ka shkëputur të gjitha lidhjet me Gaskoin, gjatë 12 muajve të fundit është takuar me të dy herë. Sipas thashethemeve, në të dyja rastet ish-futbollisti ka qenë krejtësisht i dehur.

Sheril pohon se herët ose vonë do të marrë ndonjë telefonatë tragjike: “Jam e bindur se një ditë do të më telefonojë policia dhe do të më thotë se e ka gjetur të vdekur. Sigurisht që nuk do të vrasë veten, por do të jetë një vdekje aksidentale”.

Sheril, që sot është anëtare e besuar e “Refuge”, organizata që mbron viktimat e dhunës familjare, thotë se e ka shkruar këtë libër për tu dhënë një fije shprese femrave që vuajnë: “Nëse ndonjë mike do më tregonte një histori të ngjashme, do ti thosha se bashkëshorti i saj po e dhunon. Këtë arrij ta dalloj vetëm tani, falë eksperiencës sime”.(Shqip)

m3OvmlCFuRc

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24035. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24035

Top