Interesante, po lexoja lajmet tek Telegrafi dhe po lexoja lajmin qe nje Shqiptar i arsimuar ne nje Universitet ne Bulllgari (American University of Bulgaria), i ka dhuruar ketij universitetin 1milion $$$$
Dhe ka bere mire, ne Shqiperi do shkonin per lesh ato leke nese do ia dhuronte ndonje instituti arsimor!
Ish - studenti shqiptar, Elvin Guri i dhuroi një milionë dollarë Universiteit të Blagojevgradit në Bullgari. “Elvin Guri këtë shifër kolosale e pagoi në fund të tetorit”, tha rektori i këtij universiteti, David Huwlier.
Shqiptari i cili u diplomua në histori dhe ekonomi më 1996, i dhuroi paratë në kesh, pasi u bë milioner, shkruan gazeta bullgare “Standard”.
Guri në Bullgari themeloi kompaninë “Jet Finances”. Kur erdhi para disa vitesh nga Tirana në Blagojevgrad, ai mori një bursë, pasi vinte nga një familje e varfër. Sot, Guri është anëtar i këshillit të Universitetit.
“Ky është gjest falënderimi nga ana e tij për ne dhe në këtë mënyrë ai dëshiron t’ua jap një shans edhe studentëve tjerë të talentuar”, tha Huwlier. Rektori po ashtu tha se ish studentët rregullisht kanë ndihmuar këtë institucion të arsimit të lartë, por kjo deri më tash është shuma më e lartë e dhuruar.
Në universitetin Amerikan të Blagojevgradit, studiojnë një numër i madh i studentëve nga të gjitha shtetet e Europës Juglindore, përfshirë këtu edhe studentë nga Shqipëria dhe Kosova. /Telegrafi
Dhe ka bere mire, ne Shqiperi do shkonin per lesh ato leke nese do ia dhuronte ndonje instituti arsimor!