Ish-MJAFTisti Veliaj, kandidati i Ramës në zonën 3
Saturday, 28 July 2007
Aventurat politike të Kryesocialistit Edi Rama kanë filluar të shfaqen vazhdimisht në skenë, ndërsa gjithnjë e më shumë ai po ndjen presionin e kundërshtarëve të tij brenda PS-së. Burime brenda selisë rozë zbardhin planin e Ramës për të përfshirë në strukturat drejtuese të Partisë ish-mjaftistin Erion Veliaj dhe veçanërisht mësohet se ai do të jetë kandidati i tij në zonën 31, një zonë kjo e mbetur vakante pas tërheqjes nga detyrimet elektorale të Bamir Topit, menjëherë pas zgjedhjes së tij si President i Republikës.Ndërkaq Veliaj ka dhënë dorëheqjen nga “Mjaft”-i, duke i dhënë vetes së fundi mundësinë e mbështetjes së drejtimit të Edi Ramës në platformat e tij të kristalizuara me bujë nëpër mbledhjet e partisë. Angazhimi i Veliajt pranë krahut të Edi Ramës konfirmohet më së miri edhe nga angazhimi politik i të fejuarës së Erion Veliajt, Ajola Xoxa e cila është vënë re të ketë marrë pjesë në aktivitetet e organizuara nga Bashkia e Tiranës po aq sa edhe ato të Partisë Socialiste. Ndërkaq Rama në pamundësi për të bërë Ajola Xoxën, anëtare të kryesisë së re të PS-së, ka vijuar të rrisë shanset e të fejuarit të saj Veliaj për ta përshirë në politikat e PS-së, parti e cila duket se është uzurpuar nga kryetari Edi Rama. Ndërkaq në lojën e planeve të Edi Ramës ka qenë edhe socialistja Valbona Doci, e cila në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste ishte kandidate për një nga 12 postet e sekretariatit nëpër rrethe. Në fakt Doci nuk mori votat e duhura për t’u shpallur fituese dhe në këtë mënyrë vendi i saj mbeti vakant. Vendin bosh të Docit mësohet se kreu i PS-së Rama i’a ka rezervuar ish-mjaftistit Erion Veliaj. Si duket Rama ka filluar “armatimin” në vlera njerëzore, për t’iu bërë ballë “kryengritësve” brenda PS-së që nuk po pajtohen me “politikat e reja” të kryesisë së partisë. Ndërsa shumë nga politikanët kanë ndërrmarë pushimet e verës, puna e Ramës në Partinë Socialiste po reflekton gjithë frikën e tij ndaj disa deputetëve që kanë deklaruar qartë se shtatori do të jetë “ofensiva” politike kundër “uzurpatorit” Rama, siç është shprehur dikur edhe ish-kreu i PS-së Fatos Nano.