Ish-deputeti: Më ulni pagesën për djalin, skam të ardhura
Ish-deputeti Taulant Dedja, ka kërkuar nga Gjykata e Tiranës të ulë detyrimin mujor që kjo gjykatë i ka caktuar të paguajë për djalin e vet pas divorcit.
Padia e ish-deputetit socialist është rregjistruar në 28 tetor dhe mban si numër çështjeje numrin 13829. Për të vendosur mbi kërkesën e Dedjas, do jetë gjyqtarja Fiqirete Mullaj.
Z.Dedja, djali i shkrimtarit të njohur Bedri Dedja është divorcuar dhe gjykata kishte caktuar asokohe që ai duhej të paguante 25 mijë lekë në muaj si pension ushqimor për djalin. Vendimi për këtë masë pensioni mujor pas divorcit është marrë në 3 qershor të vitit 2008 dhe mban numrin 1785.
Tashmë Dedja kërkon uljen e këtij pensioni nga 25 mijë lekë në 13 mijë lekë pasi sic argumentohet në kërkesë ai nuk është më deputet dhe nuk ka të ardhura të mjaftueshme për të përballuar këtë pension.(Shekulli)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27053. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27053