Ironi te aktualitetit shqiptar.

Seyfert

Valoris scriptorum
GRABITJA E NJE BANKE. . .

Një nga grabitësit u bërtet njerëzve brënda ne banke : " Mos lëvizni, lekët janë të shtetit, jeta është e juaja !"
Të gjithë shtrihen në tokë me qetësi.

Ky eshte "Termi i Ndryshimit te Mentalitetit"
Të ndryshosh mënyrën e të menduarit të zakonshëm.


• Në këtë kohë një kliente ishte shtrirë mbi një tavolinë, por shalët i kishte të tëra jashtë, (por i kishte të bukura ama . )
Grabitësi bërtet: "Ruaj edukatën ! Kjo është një grabitje, jo një përdhunim !"

Ky quhet " Profesionalizëm"
Fokusohu mbi punën që bën, çfarëdo që të jetë ajo.

• Pas grabitjes, grabitësit kanë arritur në bazë, dhe anëtari më i ri i çetës (me gradën Master i Shkencave) i thotë më të vjetrit ( me 4 klasë shkollë):
- Eja të numërojmë lekët. . . . .
Më i vjetri i thotë : - Je shumë budalla, a numërohen gjithë këto lekë ? Të presim darkën, e marrim vesh nga televizori.

Kjo quhet " Eksperiencë"
Eksperienca vlen me shumë se diplomat letër. . .

• Pasi grabitësit ishin larguar, drejtori i përgjithshëm i thotë drejtorit të filialit që të lajmërojë policinë. Drejtori i filialit i thotë : " Prit drejtor, ç'patën për ti marrë i morën, marrim dhe ne 10 milion $ dhe i shtojmë shumës dhe 70 milion $ që e kemi marrë më përpara "

Kjo quhet " Të kapësh Momentin"
Të kthesh situatën e keqe në favorin tënd. . .

• Drejtori i thotë : "Sikur të ndodhte për çdo muaj një grabitje. Sa do të kënaqeshim"

Kjo quhet "Të shpëtosh nga problemet"
Lumturia vetjake është më e rëndësishme se puna. . .

• Në lajmet e darkës u tha lajmi : " Janë grabitur 100 miljon $ ". Grabitësit e dinin që kishin marrë më pak dhe pasi i numëruan disa here, u rezultoi shuma 20 miljon $. Ishin nxehur shumë dhe thanë :
"Ne rrezikuam jetën dhe morëm vetëm 20 milion $, ndërsa drejtori me një leëvizje dore ka vjedhur 80 milion $. Paska qenë me mirë të arsimoheshim sesa të bëheshim hajdutë "

Kjo tregon që "Dija është më e vlefshme se ari "

• Drejtori i bankës është shumë i lumtur, pasi arriti të merrte mbrapsht ato që humbi në bursë.

Kjo quhet " Të përdorësh shanset"
Për të fituar, duhet rrezikuar.


• POR KUSH JANE GRABITESIT E VERTETE TANI. . . . . . . !!!!!?????
 
Top