Irlandezët votuan pro reformës së BE-së
Pas referendumit të dytë të irlandezëve për marrëveshjen e reformës në BE, kryeministri Brian Cowen u shpreh me një dozë të rezervuar optimizmi për rezultatin. Kam shumë shpresë që do të kemi një rezultat të mirë, tha Cowen. Shumica e mediave irlandeze njoftojnë se irlandezët i kanë thënë kësaj radhe ‘po’ marrëveshjes së Bashkimit Evropian e cila njihet ndryshe edhe si Traktati i Lisbonës. Ndërkohë është filluar me numërimin e votave. Rezultati pritet të publikohet në orët e vona të pasdites. Të drejtën e votës e kishin rreth tre milionë irlandezë.</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23521. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23521

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23521. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23521