Irak: Kërkojmë ndjesë, kemi vrarë djalin tuaj, por

Irak: Kërkojmë ndjesë, kemi vrarë djalin tuaj, por

Irak: Kërkojmë ndjesë, kemi vrarë djalin tuaj, por ja ku i keni 500 dollarë


Ministria amerikane e mbrojtjes sipas kërkesës së Unionit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ACLU publikoi 496 kërkesa dëmshpërblimi për vdekjen e civilëve gjatë luftimeve në Irak dhe Afganistan, të cilët zbulojnë vetëm një pjesë të vogël të tregimeve të tmerrshme rreth fatit të popullatës civile në këto vende. Armata amerikane në bazë të këtyre kërkesave shpenzoi gjithsejtë 32,3 milion dollarë dëmshpërblim: 34,6 milion për Irak dhe 720.000 për Afganistan.
Sipas dosjes së Pentagonit, Salah Ad Din, civil nga provinca irakiane, ka bërë të ditur se ushtarët amerikan me 100 plumba vranë familjarët e tij që ishin duke fjetur, duke vrarë nënën e tij, babanë dhe vëllain. Përveç tre personave, ushtarët amerikan kanë vrarë edhe 32 dele, pas pranimit të përgjegjësisë, irakianit i është paguar dëmshpërblimi në shumë prej 11.200 dollarë dhe 2.500 për "heshtje".
Në rastin tjetër ky lloj dëmshpërblimi i është paguar familjes së një djaloshi të cilin e kishte shkelur kamioni ushtarak pas "ndarjes së dhuratave" në shkollën e qytetit Karbali. Kërkesa për dëmshpërblim e një irakiani është refuzuar sepse djali i tij ishte vrarë gjatë luftimeve mes forcave amerikane dhe vullnetarëve irakian. "SHBA-të nuk mund ta pranojnë kërkesën tuaj sepse vdekja e djalit tuaj është pasojë e luftimeve. Na vjen keq për humbjen e djalit tuaj. Ju dëshirojmë të gjitha të mirat në Irakun e lirë", qëndron në letrën të cilën ia dërgoi oficeri amerikan babait të dëshpëruar.
Për vrasjen e djaloshit nëntë vjeçar, të cilin, siç thuhet, ushtari amerikan e kishte vrarë gabimisht sepse kishte menduar se në çantën e tij shkollore kishte bomba, Pentagoni pagoi 500 dollarë.

Saff
 

MLK

Primus registratum
Re: Irak: Kërkojmë ndjesë, kemi vrarë djalin tuaj, por

Me sa dollar tonin po e eksportojne demokracine n'Irak amerikonet !!
 

hawk

Primus registratum
Re: Irak: Kërkojmë ndjesë, kemi vrarë djalin tuaj, por

Duhet te paguajne te gjith dekaden e viteve '80 qe mbeshteten ne te gjitha menyrat diktatorin masakrues te popullit Iraken, dhe jo vetem.
Gjithashtu edhe dekaden e viteve '90: luften e pare te Gjirit,bombardimet si ai i 1998-s,embargon me 600.000 femije te vdekur nga mungesa e ilaceve dhe ushqimeve.....
 
Top