Ipko per Bajram SMS 1 cent kudo ne Kosov

Ipko per Bajram SMS 1 cent kudo ne Kosov

Ipko.jpg

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, kompania telekomunikuese IPKO ka vendosur që ti shpërblejë të gjithë konsumatorët e vet, duke e liruar çmimin për SMS lokal, në vetëm 1 cent për të tre operatorët mobil të cilët operojnë në Kosovë, ndërsa dërgimi i një SMS ndërkombëtar do të kushtojë vetëm 5 cent.

Kompania telekomunikuese IPKO edhe gjatë kësaj feste po e vazhdon praktikën e shpërblimit të konsumatorëve të saj përmes risive të këndshme dhe ofrimit të çmimeve më të volitshme për komunikim, e posaçërisht në rastet kur komunikimi mes konsumatorëve të saj është më i shpeshtë dhe më i domosdoshëm.

Gjatë festës së Fitër Bajramit, duke filluar nga data 19 shtator ( e shtunë) në ora 18:00 dhe deri më 21 shtator 2009 ( e hënë) në ora 18:00, dërgimi i urimeve, përmes SMS-it, tek familja, shokët dhe të afërmit, konsumatorëve të telefonisë mobile IPKO do ti kushtoj vetëm 1 cent me të tre operatorët, ndërsa dërgimi i SMS ndërkombëtar do tju kushtoj vetëm 5 cent.

Përveç lirimit të madh çmimeve të komunikimit gjatë momenteve më të mira të cilat i sjell festa e Fitër Bajramit, kompania telekomunikuese IPKO ka shpërndarë ëmbëlsira tradicionale për qytetarë në kënde të ndryshme të Kosovës, duke qenë e përkushtuar që kujdesi konsumator të jeta forma më e mirë e urimit nga kompania.

IPKO në vazhdimësi kujdeset, që të gjithë konsumatorët e saj të përfitojnë nga çmimet e volitshme, kualiteti i shërbimeve dhe produktet inovative të cilat ofrohen nga kjo kompani.

IPKO ofron shërbime telekomunikuese të telefonisë mobile, internetit dhe të telefonisë fikse si dhe të televizionit kabllor digjital. Të tri këto shërbime janë të licencuara nga autoritete përkatëse.

Ipko-Net.jpg

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=532. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=532

Top