Inzaghi: Një natë e pabesueshme

Filippo Inzaghi

Sulmuesi ka arritur kuotën e 70 golave, 68 në Europë dhe 2 në Botërorin e klubeve
Njeriu që dominon shifrat e futbollit ka goditur sërish. Asnjë nuk mund të thotë se statistikat janë një gjë e ftohtë ose pa shpirt kur është në mes Filipo Inzagi. Në ndeshjen e parë si titullar në këtë sezon, djali i vjetër ka shkuar vetëm një gol larg rekordit që mbahet nga Gert Myler dhe Milani ka fituar sërish nga golat e tij. Gjashtëdhjetë e tetë gola kundër 69 të gjermanit që prej vitesh arrin të mbajë rekordin të paprekur, por tani golat në Champions janë 41, 31 nga të cilët të shënuar për Milanin. Me fanellën kuqezi veshur, SuperPipo ka realizuar 41 herë në Europë.

Më të rëndësishmit, është e lehtë të thuhet, janë dy të shënuarit në finalen e Athinës në 2007-ën. Gjithsesi, dygolëshi ndaj Marsejës ka një rëndësi të veçantë: Milani nuk mund të gabonte dhe nuk ka gabuar. Në disa mbrëmje të caktuara është mirë ti besosh Inzagit.

ZGJEDHJE - Dhe Leonardo e ka bërë, duke mos e zbuluar formacionin deri në minutën e fundit. Shumë taktikë para ndeshjes, heshtje, sekrete, teksa prej ditësh flitej për përjashtimin e Ronaldinjos, por gjithçka ka qenë e fshehtë. Ndërsa, të hënën në mbrëmje Inzagi ka kuptuar se do të aktivizohej nga fillimi, e ndiente nga shumë detaje edhe pse tekniku e ka bërë të ditur formacionin vetëm disa orë para takimit. Disa gjëra një njeri i ndien brenda vetes, mbi të gjitha nëse ka mbi shpatulla shumë beteja europiane. Sepse këto janë mbrëmjet e tij, mbrëmjet e Inzagit, italiani që ka shënuar më shumë se të gjithë në Europë. Dhe këtë tek Milani nuk kanë si ta harrojnë.

NUMRA - Kështu, Ronaldinjo ka qëndruar në stol dhe Inzagi ka çliruar energjinë që kishte në trup prej disa javësh. Gjatë verës ka punuar mirë, duke i mbijetuar polemikave, që kanë karakterizuar kuqezinjtë para fillimit të kampionatit. Më pas e ka ndjekur skuadrën nga stoli, por Leonardo dukej se priste vetëm momentin e duhur për ti dhënë Filipo Inzagit një mundësi.

Ka qenë një natë e pabesueshme, ka thënë Inzagi, që tashmë ka realizuar 70 gola në ndeshje ndërkombëtare në nivel klubesh (llogariten 2 golat në Kupën Interkontinentale). Zakonisht kam besim tek forcat e mia, por këtë herë isha pak i shqetësuar për gjendjen time fizike.

Unë argëtohem duke lexuar formacionet dhe më pas duke qenë gjithmonë gati, por nuk është e lehtë, kisha dy muaj pa luajtur. Sekreti ndoshta është se unë argëtohem akoma. Megjithatë, rëndësi ka fitorja. Goli në pozicion jashtëloje? Disa gola të rregullt mi kanë anulluar edhe mua. Këtë herë në Velodrome dritat i ka mbajtur ndezur Inzagi, një sulmues i veçantë me shumë numra të veçantë dhe një shifër të vetme që nuk ka rëndësi, atë që ka në kartën e identitetit. Siç ka thënë më parë një tjetër shembull i jetëgjatësisë në sport, notarja Dara Torres, se mosha është vetëm një numër.

Ky artikull eshte marre nga: http://acmilan-shqip.org/?p=938. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://acmilan-shqip.org/?p=938