Investime ne Shqiperi? E veshtire

Investime ne Shqiperi? E veshtire

Nje studim i fundit i Dhomes Europiane te Tregtise ka konkluduar se bizneset shqiptare jane ne pjesen derrmuese te tyre kritike me sjelljen e administrates tatimore dhe lehtesirat fiskale te qeverise.
Sipas studimit te publikuar vetem pak dite me pare, mbi 85 perqind e bizneseve qe operojne ne Shqiperi, vendase apo te huaja qofshin keto, jane te pakenaqur nga administrata fiskale dhe i konsiderojne lehtesirat tatimore si te paqarta, te pamjaftueshme dhe shpesh here selektive. </p>


I njejti problem sipas studimit vihet re edhe ne Bosnje dhe Kroaci, ndersa ne Maqedoni dhe Mal te Zi bizneset e vleresojne pozitivisht sistemin tatimor. </p>


Studimi i Dhomes Europiane te Tregtise thote se vendet e Ballkanit perendimor edhe pse paraqesin potenciale te medha per investime, kane nje sere problemesh, te cilat pengojne kompanite europiane per te investuar. </p>


Studimi evidenton si tre pengesat me te medha nivelin e larte te korrupsionit, mungesen e transparences dhe konsultimit gjate hartimit te ligjeve, si dhe politikat e dobeta rregullatore.(t.ch)</p>
t1Gg7Y6gaNk

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27141. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27141
 
Top