Interviste me kritikun teatror prof. Josif Papagjoni

bauhaus

Primus registratum
Interviste me kritikun teatror prof. Josif Papagjoni

E Merkure, 21 Dhjetor 2005


TEKI DERVISHI, MBRETI I PASHPALLUR I DRAMES AKTUALE SHQIPE

Magdalena Alla

Porfesor Papagjoni! Ju jeni nder kritiket me te njohur te teatrit shqiptar dhe selektori i festivalit qe sapo perfundoi te drames shqipe. Do te doja nje opinion per ate qe perben kuriozitetin me te madh; Si rezultoi ne kete festival, - ta quajme nje nga laboratoret, - drama shqipe, e perfolur si ne krize?

Nga njera ane ishte ideja qe dramat jane te dobta, politikat e saj nuk kane mundur te kapercejne ate gjendje tradicionale te hershme dhe skematike dhe nga ana tjeter u vura ne pozicionin e gjetjes se atyre pjeseve qe e meritonin per te ardhur ne festival. Une me grupin selektues shqyrtuam 16 pjese dramatike nga te cilat me lejoni te bej nje ekspoze 8 ne Kosove, 6 ne Maqedoni dhe prej tyre u perzgjodhen 9 vepra, te cilat ishin; "Darka publike", e dramaturgut kosovar Teki Dervishi, qe u paraqit nga Teatri i Gjilanit, "Repriza e lirise", po e T.Dervishit, qe u vu ne skene nga Teatri Shqiptar i Shkupit. Ishte teksti satirik i Ferdinand Hysit, "Shpirti i ujkut", vene ne skene nga Teatri "Petro Marko" i Vlores, monodrama e Stefan Capalikut, "I'm from Albania", nen interpretimin e mrekullueshem te Ema Andreas, drama "Hijet e nates" e Vedat Kokones, nga Teatri Kombetar, por me nje rilexim te regjisorit Hervin Culi, pasi vuante nga nje tendenciozitet politik, sikunder dhe tri komedi me nje akt, te Kristo Floqit, inskenuar nga Teatri "Bylis" i Fierit dhe komedia "Kur s'kishte melodi", shkruar nga Adelina Balashi, e Teatrit AZ.Cajupi te Korces. Vec ketyre qe ishin ne konkurrim u ftua per te pershendetur festivalin shfaqja dramatike italo-shqiptare "Ndodhi shqiptare", bazuar mbi tregimet e Ylljet Alickes, apo "Streha e te harruarve", e dramaturgut Ruzhdi Pulaha, nje kumt realist per me shume vemendje ndaj te harruarve dhe per t'u pershendetur me brezin e vjeter te aktoreve tane te medhenj te skenes. Nje zgjedhje e mencur dhe e pershtatur per celjen e ketij festivali.

Dhe rikthehemi te rezultati i proves me dramen shqipe

Une jam me idene qe nje teater kombetar nuk mund te beje dot pa dramen kombetare. Problematiken, emocionin e njemendte te drejtperdrejte te teatrit shqiptar, ne te gjitha hapsirat, jo vetem ne Teatrin Kombetar, por dhe ne gjithe teatrot ne Shqiperi, ne trojet ne Kosove, Maqedonii jep me me force drama shqipe, pasi ajo senderton dhe ve ne fokus problematiken e mprehte bashkekohore, ashtu sikunder dhe ate historike te popullit shqiptar dhe populli e ka me te lehte shestimin e kesaj problematike ne pikpamje te permbajtjes. Edhe provokimi eshte me i drejtperdrejte. Se sa realisht krijohet kjo ne dramen shqipe i formave dhe poetikave moderne ne dramaturgjine shqipe ketu ka shume vend per te ndrequr dhe deshiruar.

Une shoh qe ne Shqiperi drama ende nuk ka dale ne nivelin e nje dramaturgjie qe ta ftoje publikun ne nje problematie dhe drejt mesazheve qe nuk jane ngushtesisht shqiptare, por dhe universale. Poetikat qe zbatohen ne dramen shqipe jane pjesa me e madhe tradicionale, me nje gjuhe te vjeteruar dhe nuk sjellin befasime. Une ne kete festival do te cmoja vecanerisht dramen e Teki Dervishit "Darka publike", qe ndertohet mbi nje parabol universale, qe merr shtysen nga zanafilla biblike e raportit te Jezusit me Shen Magdalenen, dhe kalon ne institucionin e dhunes, sic eshte ne kete rast media e instrumentalizuar nga politika, kalon ne idene e madhe te prostituimit, c'eshte ne thelb prostituimi, fizik, apo shqiprteror intelektual, politik? Me duket se vepra pohon faktin qe kryesor eshte ai shpirteror, intelektual, qe e mundon dhe e ka munduar me shume gjithe kohen shoqerine. Kjo drame pati dhe nje trajtim regjisorial te mencur, te paster, me pak detaje, pa ngarkese, te gjetura. Ne qender kishim nje tempull, ku vendosej Shen Magdalena, e kemi dy Shen Magdalena, te cilat idene ia percillnin njera-tjetres. Siper tyre qendron Jezusi dhe pastaj ne vend te tij vendoset nje tjeter njeri, nje qytetar i dhunuar dhe vrare nga politika, e ne fund ka nje batute ku Jezusi i thote vellait te vet Jozefit: "Nese nese genjen ti, dy mije vjet do te kesh fytyren time". Pra del fakti qe e verteta kamuflohet, shoqeria njerezore ngrihet mbi nje genjeshter dhe kjo vazhdon te ekzistoje, dhe ka nje keqkuptim te thelle te se vertetes hyjnore nga njerezimi. Per t'u pelqyer ishte edhe teksti i Stefan Capalikut te 'I'm from Albania", qe trajton kompleksitetet e shqiptareve ndaj te huajve, kur shkojne ne Peredim, apo "Repriza e lirise", teksti tjeter i Teki Dervishit, ku shfrytezohet mitologjia biblike, rrefenja e Kainit dhe Abelit. Kjo vellavrasje mbetet dukuri e perhershme dhe kjo eshte universale, por ne te une sikur shoh edhe konfliktin e perhershem mes serbeve dhe shqiptareve, ku shqiptaret kane qene gjithmone te vrare historikisht dhe asnjehere nuk i kane gjetur dot te drejtat. Ky Abel, qe le te themi se jane edhe shqiptaret, nuk arrin te mbroje dot vetveten, te preke nenen e vet, i kultivon vetes ndjenjen e viktimes, te te perulurit, pritjes se vrasjes dhe sikur e pranon kete vrasje. Dhe ne kete pikpamje ketu kemi nje proteste, per t'i thene Abelit, shqiptarit, se ne fund te fundit duhet mbrojtur vetja, dhe jo kur qellohet ne nje faqe te kthehet tjetra,. Por sipas konceptit te autorit duhet kthyer e qelluara, qe te mund te frenohet e keqja. Ishte nje drame qe operonte jo vetem me zanafillen biblike, por behet edhe per sot e do te jete mot.

Nuk m'u duk e keqe edhe drama "Shpirti i ujkut", i Ferdinand Hysit, qe fitoi edhe vendin e pare ne festival. Teksti ka nje metafore interesante. Ne toke eshte perhapur nje virus prej ujku. Dergohet nga Zoti nje engjell per ta gjetur njeriun qe mbart kete virus, ujqerine, por qe ne vend qe te asgjesohet ky virus ai eshte aq i fuqishem, sa edhe te drejten hyjnore e infekton. Mirepo drama, perpos anes se mire te nje gjuhe moderne, poetike te re, te alegorise qe perdor, harxhon nje gjysme ore kohe me ekspoze te gjate, ka nje strukture qe here-here te kujton nje strukture hetimi ne vepra te njohura. Per mendimin tim pjesa e pare mund te ishte me e ngjeshur. Ndersa pjesa e dyte procedon mire, ka konflikt dhe autori realizon synimet e veta.

Pra ju pelqyet me shume Teki Dervishin, se sa fituesin e festivalit?

Po. Me shume. Por juria ka dhene mendimet e saj. Une nukisha ne juri. Ndoshta ndikojne disi edhe konturet politike.

Profesor! Si qe e mundur qe ju si selektor i festivalit perzgjodhet komedine e dobet, "Kur mungonte melodia", cilesim ky i bere nga gjithe komuniteti artistik?

Teksti i Adelina Balashit, qe ishte vertet i dobet, erdhi me qellimin e vetem per te sjelle Korcen ne festival. Ky eshte nje gabim imi, sepse une e ftova, edhe pse une paraprakisht u thashe qe pjesa ishte e dobet dhe te pakten duhet te benin disa shkurtime, sepse kishte shume tepri dhe karikaturizma dhe nje tendenciozitet te shprehur politik. I shihte nepunesit e vjeter te diktatures ashtu sikur shikonim me pare zogistet, ballistetKemi nje kthim te ekstremizuar ne kahun tjeter dhe nuk kemi nje zbulim te se vertetes, nuk kemi nje stigmatizim dhe nje satire te bukur, te holle, te mencur. Komedia nuk u soll mire edhe nga pikpamja teatrore, qofte nga regjia, qofte ne pergjithesi. Nje komedi qe nuk duhet te vinte.

Mos ndoshta tashme kemi nje emer te sigurt e duhet ta inskenojme kudo, ta bejme pjese te shpeshte repertori jo vetem ne Kosove, por edhe ne Shqiperi, duke garuar me dramaturgjine e huaj, per shembull Teki Dervishin, i cili edhe perpara ketij festivali, gjithmone ka perbere nje nga emrat me te suksesshem qe ne kemi sot ne teater? E vec tij edhe te tjere, si edhe Ferdinand HysiPra po ka me shume siguri per dramen shqipe, apo e kunderta?

Jo vetem Teki Dervishi. Ka dhe autore te tjere. Ne konkursin e vjetshem letrar te drames shqipe, organizuar nga MKRS, ku une isha anetar i jurise, ne seleksionuam se paku 15 pjese, qe ia rekomandonim teatrit te viheshin ne skene. Prej tyre eshte vene nje pjese, por shume pak.

Pse nuk eshte kerkuar, bere dicka per te vene me shume? Vec te metave, a nuk ka dhe nje paragjykim te tmerrshem per dramen shqipe e per cdo gje shqiptare?

Nuk mund t'i imponosh regjisoret, sepse eshte nje marredhenie e ndersjellte, por kjo eshte pasoje edhe e politikave te munguara te MTKRS, qe nuk ndertohen mbi projekte te qarta, ku regjisoret te dine qe ka projekte per dramen shqipe, qe paguhen, te jeni te bindur qe drama shqipe do te jete e pranishme dhe autoret do te jene me te shumte. Une se paku njoh 15 autore qe shkruajne drama, por qe nuk u jepet shansi per t'i vene ne skene.

Duhet ndryshuar vleresimi per dramen shqipe, i cili ndodh qe paragjykohet edhe atje ku nuk duhet, keq, e pa te drejte.

Dmth ka drame te mire shqipe?

E mire? Le te themi qe eshte mire kur ne nje festival del qofte edhe nje drame e tille. Per mua eshte mjaft. Une mendoj qe festivali pati dy prurje per t'u vleresuar ne vecanti, sidomos "Darka publike" e Teki Dervishit dhe "I'm from Albania" te Stefan Capalikut. Une keto i quaj arritje.

Qe te japin nje kenaqesi, te krahasueshme me cilat nivele te dramaturgjise boterore, edhe nga ato qe vijne here pas here qofte edhe ne Shqiperi?

Jane ngjitur ne skenat tona tekste edhe me te dobta te huaja, ndaj te cilave keto qe permenda me lart jane me te mira. Sepse ka pasur autore qofte europiane, qofte nga Amerika Latine qe nuk jane shquar. Ehte tjeter gje kur kemi te bejme me autore te medhenj boteroreKeto jane dy tekste, brenda nje poetike moderne dramaturgjike dhe per mua jane te vleresuara.

Po pse nuk mund te krahasohen, kur nese kujton idete e thella universale te shfaqjes "Darka publike", kjo te duket deri diku afer?

Ka te beje niveli i mendimit, emocioni, ose problematika e re qe duhet t'i paraprije nje procesi shoqeror, historik. Te mos harrojme qe te krahasuarit jane autore te shteteve te medha, qe jane bere pjese e vemendjes se kritikes boterore. Ne nuk po cajme dot ne tregun boteror dramatugjik. Duhet te cajme.

Teki Dervishi mund te quhet me perfaqesuesi i drames aktuale shqipe, se paku i asaj gjendjeje qe njihet nga skena, se mund te kete shume perla te panjohura te autoreve te tjere?

Ne syrin tim, brenda poetikes qe dramaturgjia aspiron, une Teki Dervishin e quaj pa dyshim nga me te miret dramaturge shqiptar.

Vec tij, veshtire te shoh nje tjeter, per menyren se si shkruan, inteligjencen qe ka.

Koha Jone
 
Top