Intervista

Ema

Goddes
Intervista

Ne kete teme do gjeni Intervistat me figurat e personazhet me te njohura te AF.
Kjo me poshte eshte inervista me Drinin,te cilen ne te ardhmen(thuajse cdo jave do ta pasojne te tjera)....Ne kete menyre shpresojme qe ju te njihni sadopak njerzit qe qendrojne pas pesudonimeve famoze te Albforumit.Presim sugjerimet dhe sigurisht pergezimet tuaja! /pf/images/graemlins/laugh.gif

Intervista
Grupi i intervistimit pasi hodhi idete ne tavoline, mendoi ta niste kete projekt nga 1-shi, dhe ne AF anetari nr.1 i bie te jete Drini, ndaj u futem ne Messenger dhe e zume me presh ne duar (ai thoshte se po punonte por nuk ia vume veshin!)


P: Nisim me pyetjet. Si lindi AF-ja?
D: Cdo gje nisi me Diapazonin e vjeter. Kisha boll njerez qe njihja ne internet dhe mendova te kishim nje forum tonin te rrethit miqesor. I vura emrin Diapazon pasi tregon nje kuptim shume te gjere, gjitheperfshires, dhe eshte dicka qe nje pjese te madhe te shqiptareve u mungon, diapazoni i arsyes, njohjes, kendveshtrimit, e shume te tjerash. AF lindi me shume nga nevoja per ta zgjeruar kete rreth te ngushte miqesor per te afruar edhe te tjere qe nuk na njihnin.

P: Duke pare edhe nickun misterioz qe dikush e pagezoi vizeshumi rritet interesi, kush eshte Drini?
D: Drini eshte nje cun i thjeshte qe sheh terezine e vet dhe mundohet te mos lejoje te tjere t'ia prishin, dhe tip qe ne jeten reale i permbahet fjales se urte "kemi dy veshe e nje goje qe te degjojme shume e te flasim pak".

P: Mendon se ke difekte?
D: Ne aspektin fizik apo moral?
P: Te themi ne te dyja...
D: Difekti fizik: Ndoshta nuk jam aq i gjate sa doja, apo jo aq i dobet sa doja, por prapeseprape ndihem rehat edhe keshtu, kurse nga ana morale, difekti i vetem eshte qe jam me i ndjeshem sesa duhet.

P: Nuk mendon se ndjeshmeria eshte vlere ne ditet e sotme?
D: S'ka ndonje dallim sjellja e njerezimit me dje dhe sot, por do thoja se ndjeshmeria vleresohet nga pak njerez, shumica e sheh si dobesi ose si shtirje. Le te themi se eshte dicka relative.

P: Jeni i dashuruar?
D: C'eshte e verteta dashuria dhe arsyeja nuk shkojne asnjehere bashke, sic thote nje fjale franceze "jane armike te betuara", ndaj nuk do kisha si te arsyetoja nese jam i dashuruar apo jo. Me gjuhen e arsyes them se ndihem i terhequr pas nje vajze. Kurse me gjuhen e dashurise.... jam pa fjale.

P: Jeta qe ben eshte ajo qe do doje?
D: Jeta qe bej eshte afersisht ajo qe do doja. Mungojne disa gjera, por me kalimin e kohes mendoj se do te realizohen edhe ato.

P: E imagjinoni veten gjysh?
D: Kam imagjinuar jeten si gjysh por jo veten time gjysh.

P: Dhe jeta si gjysh eshte akoma si admin ne AF?
D: Jeta si gjysh eshte jashte botes se internetit, mundesisht ne fshat. AF nese do kete aq perkujdesje sa i duhet me kalimin e kohes, do u kalonte atyre qe do e mirembanin, kushedi ndonje nip apo mbese mund te luante rolin e admin ne saje te gjyshit te vet.

P: Kujt mendon se i dedikohet suksesi i nje fushe virtuale me qellim shkembim mendimesh dhe eksperiencash,sic eshte Albforumi?
D: Atyre qe duan Shqiperine, kryesisht studenteve. S'besoj se ia vlen te ngrihet lart emri i dikujt apo disave qe ngriten nje komunitet, pasi ate mund ta ngreje ne internet kushdo. Suksesi ka ardhur me shume nga ata qe moren dhe marrin pjese ne diskutime, japin opinione te shendetshme dhe ky eshte kontribut qe disa ndoshta nuk e shohin, por qe eshte shume me i rendesishem sesa thjesht nje administrator. Po e prish pak doren dhe po permend ca emra qe te mos i ngelet hatri njeriu, Mandi, Ceti, Ema, Futbollisti, Xhuliana, Sofia, JB (uroj mos kem harruar ndonje) jane nismetaret e AF qe ne Diapazonin e vjeter...

P:Faleminderit!

Dhe fotoja e Drinit...

drini.bmp
 

Blendi

Primus registratum
Re: Intervista

Interviste me Alinos

P: Se pari, je nga Elbasani dhe te uroj Gezuar Diten e Veres! Ja kalove mire?

A: Hmmmm, kam pershtypjen se pergjigja me e sakte do te ishte se bera plot gjera gjate dites se veres: dola ne shesh me date 13 ne darke per te pare koncertin dhe me pas diku per te pire dicka, por u zhgenjeva nga cilesia e dobet e organizimit dhe sherbimi i dobet. Te nesermen pashe pak nga karnavalet e femijeve, shkova ne Byshek dhe vizitova panairin ne qender te qytetin. Me thene te drejten kisha nja dy vjet pa e festuar dhe kujtimet ishin me te bukura se realiteti. Te pakten bleva disa poca vere ne panair.

P: Meqe dolem ketu,c'me thua per Haninin e vertete?Ka edhe nje jete qe s'eshte ajo qe lexojme ne AF,apo jo?

A: Natyrisht qe po! Ne AF jane emocionet dhe mendimet e mia per ceshtje te ndryshme te jetes, jo jeta ime. Ate e jetoj jashte forumit dhe vij e flas per te ne forum, po u futur ne shume detaje.

P: Kjo do te thote se Hanini e forumit eshte nje pesonash i shpikur?

A: Nese me pyet se sa e vertete jam une ne forum, te pergjigjem se jam e ndershme ne pergjigjet e mia. Megjithate duhet te theksoj se mua me pelqen te luaj me fjalet, personat qe me njohin e dine kete, dhe ne forum duke qene se cdo gje eshte e shkruar luhet kollaj me to. Pretendoj se i shprehurit, sidomos ai me shkrim eshte art dhe nje ambjent si forumi te jep mundesine te shprehesh. Ne kete menyre...une nuk dal nga vetja, pasi edhe kur flas me goje luaj me fjalet. Por kur them se jam kunder apo pro dickaje nuk e bej per te krijuar simpati, por sepse e mendoj me gjithe mend!

P: Albforumi te ka ndihmuar,dhene gezime apo shqtesime?

A: AF-ja me ka ndihmuar ne gjetjen e informacioneve, ose ne parjen e gjerave ne kendveshtrime te ndryshme qe nuk eshte gjithnje e lehte. Persa i perket gezimeve mund te them se kam krijuar disa miqesi te mira qe besoj do t'i vazhdoj pavaresisht nga prezenca ime ne forum. Shqetesimet kane qene te natyrave te ndryshme. Ne rolin e moderatores jam share e kercenuar nga persona te ndryshem sidomos ne privat, gje qe me habit, pasi shumicen e kohes kane qene dhe pa shkak. Hera te tjera ka qene per faj te lojrave te mia, dhe here te tjera thjesht keqkuptime....Gjeja me me rendesi qe me ka dhene AF dhe me shumice duke bere qe te vi dhe sot jane te qeshurat me shpirt. Sic e shikon e konsideroj AlbForumin burim informacioni, mjet komunikimi dhe argetim.

P: Cfare ben ne jeten e perditshme?

A: Punoj

P: ... :rolleyes:

A: Nuk e kuptova cfare do te dish? /pf/images/graemlins/smile.gif

P: Pervec punes? Mendoj se ka shume gjera interesante qe mbushin ditet,me kupto,s'dua te germoj ne personalet....

A: Nese do te te pershkruaj nje dite tipike timen. Mund ta bej?

P: mire....

A: Alinos e nis diten heret ne mengjes, disa dite punon jashte Elbasanit dhe per kete duhet te udhetoj, gje qe me pelqen. Nese punon ne Elbasan, kontrollon posten qe heret ne megjes e mos ka ardhur ndonje mesazh me rendesi. Me pas puna. Nuk mund te them cfare eshte por kam te bej me shume njerez dhe mua me pelqen te rri mes njerezve.

P:... /pf/images/graemlins/smile.gif

A: Mund te dal me shoqerine, por kjo ndodh me rradhe ne Shqiperi sesa kur isha ne ishullin ne catine e botes, edhe per faktin se ka me pak mundesi argetimi. Gjithashtu udhetoj edhe neper bote ne intervale te caktuara. Tani me pak. Mbremja tipike me gjen ne shtrat me nje liber ne dore...

P: A te pelqen te lexosh?

A:Leximi eshte sa kenaqesi ashtu edhe pune. Besoj se njeriu meson shume nga librat, por besoj se ne jete duhen bere eksperienca te drejtperdrejta e te mos jetohet me ate qe kane thene e menduar te tjeret. (Influenca e transhendentalisteve ketu!)

P: A ka difekte Alinos?

A: Thote gjithnje te verteten dhe per kete cilesohet si njeri pa takt. Per te mos folur per ironine. Nga ana fizike do te kisha dashur te isha pak me e gjate, por si thone i gjate sherbetor i te shkurtrit dhe keshtu e zgjidha problemin.

P: Hahahaha-te japin dore edhe fjalet e urta ndonjehere...Ke afer njerez qe te kuptojne alinos?

A: Them se po. Disa i kam afer fizikisht, disa jane nga ana tjeter e botes, por me kane qendruar prane me shpirt e keshilla. Nuk jam aq e komplikuar sac mund t'i dukem ndokujt. Une flas me njerezit, gje qe mendoj me shkakton probleme, pasi persona qe i konsideroj te afert mund te mendojne se une keshtu me te gjithe, nderkohe qe disa gjera ja them vetem nje a dy personave, maksimumi tre!

P: Pse zgjodhe Shqiperine si vend per te jetuar?

A: Nuk mendoj se do te mund te jipja nje pergjigje te sakte. Eksperienca e punen ne vendin e lindjes ishte nje gje qe duhet ta beja gjate karieres time dhe me mire ne fillimet e saj. Eshte me e lehte te fitosh ne fushen tende, sic thone ne futboll. Sidoqofte mendoj se do te pershtatesha ne cdo lloj ambjenti dhe deshira ime per te pare e provuar do me coje patjeter perseri jashte per te jetuar.

P: Cfare vlerson me shume tek te tjeret?

A: Me pelqejne personat qe jane mendjehapur, pa paragjykime dhe qe i trajtojne te gjithe si te vecante, duke qene se mendoj se jemi te gjithe unike ne bote. Gjithashtu humori eshte pika ime e dobet. Njerezit me humor te holle dhe inteligjent gjithnje me bejne per vete.

P:po dashuria c'vend ze ne jeten tende,sot per sot?

A: Dashuria njerezore ze gjithe jeten time. Per te vecanten do te thoja se te gjithe jemi nga pak te dashuruar.

P: Dashuria per mamin,babin dhe atdheun? :rolleyes:
(Tani te besoj ne lojen e fjaleve)

A: Por sot per sot nuk kam lidhje. Mendoj se nje nga arsyet eshte edhe jeta e levizur qe kam bere keto dy vite, dhe skepticizmi i pergjithshem qe me karakterizon.

P: Domethene njeriu ideal nuk ekziston?

A: Shpesh simpatite dhe ato te thellat mbeten pa u shjtelluar e pa u kthyer ne dashuri. Sa per njeriun ideal, edhe po te ekzistonte une nuk do te doja ta gjeja. Kenaqem me me pak se aq.

P: Beson ne Zot Alinos?

A: Besoj se edukata fetare eshte dicka pozitive, besoj gjithashtu se fete kane sjelle mjaft dhimbje ne bote. Mendoj se duhet te kete dicka superiore atje jashte qe na vezhgon e na mbron, por shpesh mendoj se kjo eshte nje deshire e imja per te besuar se nuk jemi vetem ne doren e te keqes ne bote. Gjithashtu eshte nje menyre per t'ja lene pergjegjesine nje tjetri per veprimet tona. Respektoj te gjitha besimet por nuk praktikoj asnje ne vecanti.

P: Se fundi...Mendon se komunitetet virtuale(pyetje e perbashket kjo) ndihmojne ne zhvillimin e shoqerive(sidomos te asaj shqiptare)????

A:Mendoj se komunitetet virtuale jane nje risi me te cilen nuk jemi mesuar ende dhe qe ende nuk dihet se c'vlere ka e deri ku shtrihet potenciali i saj. Kjo natyrisht do te qartesohet ndersa shtohet perdorimi i internetit ne Shqiperi e ne gjithe boten. Per momentin mund te them se eshte nje menyre e mrekullueshme per te komunikuar duke krijuar perceptimin e nje grupi te cilit i perkasim menderisht moralisht pavaresisht se ku ndodhemi fizikisht.

A: Edhe dicka...Desha ta mbyll kete interviste me nje apel. Frekuentuesit e forumit si gjithe bota jane ne dijeni te faktit qe sot ne oren 4 a.m. mbaroi ultimatumi ndaj Hussein dhe ShBA shpalli lufte. Mendoj se te gjithe e kuptojme qe kjo gje na perket te gjitheve. E di qe eshte e veshtire te mendosh per luften kur ke nje provim per dy dite, apo kur te duhet te rregullosh dokumentat, apo edhe sepse te ka lene i/e dashuri/a para ca ditesh. E megjithate sado larg Iraku, lufta atje na perket te gjitheve!
Shumica prej nesh jetojme ne vende qe jane shprehur pro luftes dhe edhe pse ne jemi kunder saj: rrime. Disa sepse nuk jane mesuar me lirite civile dhe pushtetin e tyre, disa sepse lirite jane ne leter, por jo ne praktike, e disa te tjere akoma me keq: jane mesuar aq shume me mireqenien sa ja kane lene vendim-marrjen nje grupi te vogel qe sot po rrezikon te ardhmen jo vetem te Irakut por te tere botes. Ju lutem vetem te reflektoni per kete ne nje perpjekje per te gjetur nje zgjidhje. Le te bejme paqen realitet!

P:Te faleminderit!
 

Al-Punk

Still here
Re: Intervista

Jeta: Te grifsha mishin!
Jeta: Kur do ta boj intervisten ty une?
Mandi: Duhet ta besh ti perpara
Mandi: Ti ca ke bo?
Jeta: Une hic, mire.
Jeta: S'me mesohet
Mandi: ???
Mandi: Aman mos e thuaj
Mandi: Vetem meso.
Jeta: Sa erdhi kjo prrranvera,
Jeta: po organizojne edhe kete takimin ...


Mandi: Jeta si nise te shkruash ne forum?
Jeta: ahahahahaha
Jeta:
Jeta: Me korrpuptove ti ne chat.
Jeta: Edhe me the se do benim dicka shume te bukur
Jeta: Qe ishte Diapazoni.

Mandi: Pas gjithe kesaj kohe ne forum ... cfare te beri te ecesh perpara?
Jeta: Dashuria
Jeta: lol /pf/images/graemlins/laugh.gif

Mandi: Çfare te beri te vazhdosh te shkruash?
Jeta: Nuk te jap interviste, harroje!
Jeta: Hm...

Mandi: Dashuria per Forumin? Apo per adminet?
Jeta: Njohja me shume njerez,pastaj ndjenje detyrimi moral ndaj forumit.
Jeta: (edhe per adminet)

Mandi: :Njihesh si administratore me nderhyrje te prera, shpeshhere dhe te jane kundervene.
Mandi: :Nga ana tjeter
Mandi: :Ke shkruar shume gjera te bukura ne forum... (proze,poezi)
Mandi: :Do te pelqente me shume te ishe anetare e thjeshte e ketij forumi, apo mirembajtese e tij??
Jeta: Nuk e di Mandi.Administrimi te ve perballe situatave te veshtira,por megjithate dua te jem gjithkund.Ndjehem si kot kur shof ndonje te share edhe s'e editoj dot,pastaj me pelqen te drejtoj me nje ekip kuptohet.

Mandi: Ku mendon se qendron bukuria e albforumit
Jeta: Bukuria qendron ne variacionin e mendimit.
Jeta: Kjo eshte e para. Pastaj ne anonimitetin,edhe pse ketij te fundit i kemi bere naften me kohe.

Mandi: Mendon se ndikon te qenurit anonim apo jo ne postimet qe ben?
Jeta: Hm,nuk e di.Une them se ne fund te fundit forumi eshte nje lloj guaske qe te lejon te thuash shume gjera te cilat keshtu balle per balle s'do mund ti thoje.Pastaj une mbeshtes nje teori te Bukowskit qe thote:"Rendom njerezit jane me te mire ne letrat e tyre se sa ne realitet"
Jeta: Edhe ka te drejte.Behemi me te mire,sepse s'jemi te brishte. S'kemi brishtesine qe na vesh realiteti !

Mandi: Sa ndryshon Jeta e realitetit me Emen e forumit?
Jeta: Forumi me jep mundesine te jem agresive,te mbaj fjalime tip-hartimesh,te ngacmoj...te jem ndryshe.Mbase kjo eshte Jeta e vertete,po kjo ka pak rendesi.Ata qe me njohin mire s'kane dyshime ne identitetin tim .

Mandi: Ne jete, je kaq e afrueshme me njerezit sa ne forum? apo ke nevoje te fitosh besimin e njerezve (pyetje nga Drini kjo).
Jeta: Jam njeri i shoqerueshem.Nuk para nisem me besim te fituar ne vite,me shume nisem me intuite,pastaj nga natyra me pelqen te ndihmoj edhe te rri afer te tjereve.Kjo s'do te thote ama se i afrohem gjithkujt.
Jeta: Edhe ca thone se ngjit mjalti,ca te tjere se ngjit...
Jeta: /pf/images/graemlins/smile.gif

Mandi: Pune kimie do jete /pf/images/graemlins/tongue.gif Me thuaj ca ngjyre i ke syte?
Jeta: Ahahahaha-Pse nuk e di ti?

Mandi: Pershkrimin tend jo.
Jeta: ...Ma ribej pyetjen ti mua...

Mandi: Ça ngjyre i ke syte ti Jeta?
Jeta: Kshu si kafe te hapur, nuk merren vesh mire sepse eshte ngjyre qe ekziston vetem ke syte e mi -E shikon sa modeste jam ?

Mandi: Hm, vazhdo me kete ton atehere, çfare eshte dicka qe te pelqen shume tek vetja
Jeta: Nuk me pelqen te mburrem ne aspekt fizik,nuk me duket vetja shume e bukur. Ato qe per mua kane rendesi jane gjerat qe njeriu mban brenda.
Nuk di nese quhet virtyt po jam e ndjeshme goxha. Pastaj sipas rastit ca e shfrytezojne per te me merzitur e ca ma ngrene ne piedestal si te mire .

Mandi: Nese do kishe mundesi te ishe dikush tjeter... ke do zgjidhje ?
Jeta: Do zgjidhja Jeten,por ne nje variant te moderuar, pak me luftarake nga natyra, me dinake. Te thashe, kenaqem me ato qe kam...

Mandi: Nejse, me thuaj cfare eshte gjeja qe te ha me shume kohe gjate dites,
Mandi: dhe po ashtu .. dhe cila eshte gjeja qe do doje ti kushtoje me shume kohe .. ose te gjithe kohen tende?
Mandi: Shpresoj te mos jete forumi (se do ishte reklame pastaj) ...
Jeta: Forumi merr nje pjese te konsiderushme, mund te them se ndahen pjeset ne nje menyre gati te barabarte:I kushtoj kohe vetes,dua te them brendise,librave(jo-shkollore),se ata shkolloret i kapim vetem per sezone.Pastaj vjen shoqeria,miqte.
Jeta: Tere kohen time do doja t'ja kushtoja dy gjerave: Zotit tim prej te cilit kam marre shume,... dhe dashurise(dua te kem afer njerzit qe i kam ne zemer).

Mandi: Me thuaj kush eshte lulja e preferuar, ngjyra e preferuar, piktura e preferuar
Jeta: Lulja e preferuar eshte Karafili. Ketu i cojne per vdekje po mua me pelqejne shume.Pastaj me pelqejne lulet e frutave:Lulet e molles,pjeshkes dhe sheges,keto te voglat domethene.
Jeta: Ngjyra e preferuar...ngjyrat jane te gjitha te bukura,se jane krijuar nga Dikush qe eshte i Madherishem.Po t'ja pershtasja vetes nje ngjyre do zgjidhja te bardhen dhe te kuqen.
Jeta: E bardha per natyren time dhe e kuqja per energjine.
Jeta: Piktura: Perqafimi i Gustav Klimtit-me pelqen menyra e tij krejt e vecante dhe ornamentale si dhe ndjesia qe te sjell nje perqafim qe duket sikur i shkrin te dy personazhet tek njeri-tjetri.

Mandi: Autori i preferuar dhe vepra e preferuar?
Jeta: Jane dy /pf/images/graemlins/laugh.gifostojevskij dhe Milan Kundera.
Jeta: Librat e preferuar jane: Idioti i te parit dhe Lehtesia e paperballueshme e qenies e Kunderes.

Mandi: Shprehja jote e preferuar eshte marre nga ndonjeri nga keta shkrimtare?
Jeta: Mos me bej te qesh. Nuk ka nje shprehje te preferuar, ka shume. Me shume jane ato qe na duket sikur i kemi hasur ne mendimet tona,ose i kemi menduar nje here ne dhe i rigjejme tek nje liber.Ne ato caste dashuria per veten na ben te dashurohemi pas autorit...eshte dicka qe perafron me shpirtin binjak ...

Mandi: Ndoshta duhet te shprehesha per Filozofine e jetes dhe nxorra shprehja e preferuar?
Jeta: Jeten e marr si nje dhurate,si nje prove,si nje ure qe eshte per tu kaluar per te me percjelle ne nje vend ku koha nuk ecen me vrap si ketu.
Jeta: Pastaj perpiqem te le pas gjurmet e mia,te le rreze drite.Nuk dua te kujtohem per keq nga askush.

Mandi: Po pas 10 vjetesh, ... si e sheh veten?
Jeta: Veten...do deshiroja ta shikoja me njerezit qe kam afer tani.Kam afer njerez qe s'duhet t'i humb.Shoke dhe miq shume te vyer.Pastaj do doja nje shtepi te bardhe edhe nje ze femije .Nuk ndreqem jo,kam lindur romantike. /pf/images/graemlins/smile.gif

Mandi: Te ardhmen e sheh ne Shqiperi apo jashte saj Jeta?
Mandi: ( Shtepine e Bardhe )
Jeta: Une e shikoj ne Shqiperi.Do doja shume te isha atje,prane familjes.Si i thone:te dalesh rrugeve dhe te degjosh shqip.Por jeta eshte dinamike-nuk e di cfare rezervon.

Mandi: Nese do jesh ne Shqiperi dhe do kesh mundesi te ndryshoje dicka (le te themi Jeta politikane), cfare do ndryshoje?
Jeta: Oh,zanati me i papershtatshem per mua eshte te jem politikane.Por ama kam deshiren per te bere ndryshime o doja te ndryshoja ne fillim mendjet e njerezve,te insistoja ne edukimin me kulturen e punes.
Asnje popull nuk eshte pasuruar duke ndejtur kembekryq;
Pastaj do doja tu jepja poste njerezve te ndershem.Tani pyes veten:A kemi patur ne krye ndonje njeri te pakorruptuar e jo-hajdut(?), dhe pergjigja me vret shume.
Jeta: Do perpiqesha te ruaja ato pak vlera kulturore qe kane mbetur,kalate,qytetet e lashta,muzeumet.Te ndertoja nje histori sa me shume objektive te Shqiperise.
Jeta: Dhe...e fundit dhe e pamundura:Te bashkoja Shqiperine me Kosoven,trevat shqiptare te Malit te Zi,Maqedonise dhe Greqise.
Jeta: Ah,edhe thithja e inteligjences,subvencionimi dhe ndihma e tyre,rrogat e larta per ata qe i sherbejne te huajve dhe qe Shqiperise do i jepnin shume me shume.

Jeta: Kaq se te lodha.

Mandi: Jo jam i sigurt qe do ndikosh per mire nje dite... nese nuk do japesh dicka drejteperdrejte... do japesh indirekt.
Mandi: Nejse, te kthehemi tek jeta reale
Jeta: I sigurte?
Jeta: Po...

Mandi: Nje pyetje qe i kishe bere Alinos dhe me duket me interes per te te njohur njerezit: "Me pershkruaj nje dite tenden"
Jeta: Ditet e mia ndryshojne shume nga njera-tjetra.Nuk kam nje dite stabel sepse bej si te frymezohem.Gjithsesi zgjohem vone se jam bere gjumashe,shikoj posten,forumin.
Jeta: Ha dreken , pastaj lexoj.
... Tre here ne jave kam leksion e me shume po na duket vetja si punetore qe vazhdojne shkollen me korrespondence, se sa si studenta.Me pas shkoj ne pune per pak kohe.
Jeta: Pastaj ndonje kafe,darka dhe perseri lexim.Cdo gje qe te kem mundesi,me pelqen shume.Ose qarje reciproke hallesh me shoqet.

Mandi: Thashetheme ?
Jeta: Jo, ato behen kur je 14 vjec per mesueset e shkolles.
Jeta: Me shume shfryrje.

Mandi: Tip: shfryrje ndaj meshkujve?
Jeta: Ahahahah. /pf/images/graemlins/laugh.gif Ka nje problem:-Meshkujt mendojne se te gjithe muhabetet midis femrave u perkasin meshkujve.Dhe jam e bindur se cdo njeri prej tyre do donte te ishte ne vendin e Mel Gibson tek "What women want".
Une do thoja se ne pergjithesi strumbullari eshte dashuria.Ajo e vecanta dhe ato te pergjithshmet.Pastaj provimet,parate,puna,rrobat e reja qe duhen blere...muhabete gocash !

Mandi: O.k po bej dy hapa prapa,
Jeta: ...

Mandi: Se fundi...Mendon se komunitetet virtuale(pyetje e perbashket kjo) ndihmojne ne zhvillimin e shoqerive(sidomos te asaj shqiptare)????

Jeta: Mendoj se Shqiperia ka nevoje per keto komunitete.E para sherbejne per informacion te shumellojshem dhe te ardhur nga te gjitha anet.
E dyta:Ne jemi te shperndare neper bote me keq se cifutet.Dhe keto komunitete ndihmojne ne afrimin dhe ndihmen reciproke.
Jeta: Ndihmojne ne hapjen mendore dhe mbi te gjitha ne degjimin e fjales dhe mendimit tjeter.Gje qe keshtu ne realitet e bejme shume rralle.

Mandi: Kisha dhe nje pyetje qe me tha Drini te ta beja po e kisha harruar deri tani: "Kush eshte mosha ideale per t'u martuar?"
Jeta: -Shume pyetje e lezecme:
Jeta: Moshe ideale nuk ekziston.Idealisht mosha e duhur do ishte ajo kur te kishe njeriun e duhur perkrah.
Jeta: Por gjithsesi jo me shume se 30 vjec.Nje femer duhet te mendoje edhe per familje me kalamanj. Jam ca patriarkale.Nuk e mendoj dot nje grua qe martohet dhe nuk ben asnje femije se nuk ka patur kohe. :confused:
Jeta: Nejse,mua mosha s'me ka ardhur akoma.Kam edhe ca rruge per te bere...

Mandi: Per ta mbyllur Jeta, cila eshte pyetja qe do kishe dashur te te beja dhe nuk e bera
Jeta: Hm,ja te mendohem....
Mandi: ...
Jeta: "A ke arritur cfare ke dashur ne jete?"

Mandi: Mendoja te te pyesja pas 40 vjetesh po zere se po te pyesim tani ...
Jeta: Ahahaha
Jeta: Po,une deshiroj shume dhe them se deshirat jane te pangopura ashtu si natyra e njeriut,sa me shume marrim,aq me shume kerkojme.
Jeta: Kur mbarojme se deshiruari vdesim nga brenda.Po gjithsesi kam gjera te cilat i deshiroja gjithmone e qe sot i kam.Deshira e castit eshte te mos humb miqte,njerezit e dashur,shpirtin...
Jeta: Po s'do mbaroja me...

Mandi: Besoj se ky eshte si fundi i intervistes ke dicka per ti shtuar?
Jeta: Po.Dua te uroj pune te mbare AF-se!Te falenderoj ata qe marrin pjese e qe kontribuone ne mirembajtjen e ne gjithcka tjeter te tij.
Jeta: Pastaj nje lutje per paqen ne bote.
Jeta: Nuk ekzistojne popujt e keqinj,abuzohet shume me nocionin popull.Ekzistojne diktatoret prepotente dhe arrogante.
Jeta: Dhe per kete vuhet...
 
Re: Intervista

Ahh me ne fund intervista me Komandant Blendin. Ka qene ne nje eufori te papermbajtshme pas ditelindjes keshtu qe mos ja vini re pergjigjet e gjata.


Si e zbulove AF

Isha moderator ne Forumin AWR dhe kur lindi ideja per te formuar AF (Forumet Shqiptare po vuanin nje krize atehere) iu bashkova grupit fillestar, dhe kam ndenjur ketu qe atehere

Me thuaj pra c'te mban akoma ne AF?

Nje grup njerzish qe do kisha dashur ti kisha miq edhe ne jeten reale

Cfare do doje te ndryshoje ne Af sikur te ish e gjitha ne doren tende?

Do pergjysmoja numrin e forumeve. Ka shume forume qe jane bere rremuje si dollapi im, te vjen frike tu afrohesh.

Me thuaj heren e fundit qe je skuqur, qe ke qare me ngasherim dhe qe ke qeshur sa s'te ka shperthyer kraharori?

Heren e fundit jam skuqur kur takova dike ne vendin e gabuar dhe ne kohen e gabuar. Te them te drejten nuk po beja asgje te keqe, por do dukej sikur po beja nje puçllik, prandaj belbezova pak, e ndjeva qe u skuqa se mu ngroh fytyra. Si perfundim degjova se kishin thene "Blendi u skuq", me sa duket, duhet te mesoj te genjej si i pacipe.

Me ngasherim heren e fundit kam qare siper nje varri, prandaj nuk do mesoje dot njeri ne jam qaraman apo jo. Vdekja te ben per te qare, jo sepse vdekja eshte nje mister i frikshem, thjesht, eshte teper e gjate. Tani qe po mendohem them se per te qare te ben humbja, jo vdekja. Humbja.

Heren e fundit qe kam qeshur shume fort kisha pire pak pak me ca shoke dhe shoqe. Arsyeja e te qeshures ishte nje gomarllek qe se mbaj mend fare, po mbaj mend se po me dhimbnin brinjet aq sa po mundohesha ta beja veten te pushoja se kisha frike se do "kepusja mish". Sidoqofte, une qesh shpesh, me shpesh nga c'qaj shpresoj. E qeshura eshte gati po aq e rendesishme sa te ngrenit.

C'te kujtohet nga humbja jote e fundit?

Me kujtohet qe ishte e trishte, qe zgjati, qe nuk zhbehet. Ndoshta ishte keshtu sepse nuk ishte si te humbesh nje celes e te rrish te presesh perjashta. Ishte me shume si ato ditet plot ters ku asgje s'shkon mbare. Ndoshta isha une qe deshtova ne shume fronte, ose ndoshta kisha ngritur keshtjella ne rere dhe nje dallge i perlau te gjitha njeheresh. Di te them se pati efekte fizike, shpirterore, financiare lol, jetendryshuese. Me beri te ndergjegjshem ndaj asaj qe quhet "dobesia e te qenit njeri".

Ka dicka ne jeten tende, ose tek ti si njeri qe nuk do doje ta humbje kurre?

Nuk do doja te humbisja "Dobesine e te qenit njeri". Nuk e di jo. Do doja vetem qe ca gjera ti shpetonin kohes. Por sendet i bren mola dhe ndryshku, keshtu, mbetet qe mbijetuesi te jete ndonje emocion.

C'eshte lumturia, dhe meqe me lart isha tek shfaqia ne menyre hiperbolike e emocioneve , te kujtohet hera e pare fare qe tu duke sikur te shpertheu zemra nga kraharori (ose ndjesi e ngjashme)?


Lumturia eshte nje insekt me flatra qe po e hase ndonje dite verdalle uro te kesh nje rrjete me vete per ta kapur. Eshte shume e veshtire per ta perkufizuar lumturine. Nuk ka nje te tille absolute. Une kam vene re se ka njerez qe nuk mund te jene kurre te lumtur, fatkeqsisht. Bejne karriere ne palumturine e vet, u pelqen te jene viktima, drama queens. Kurse mua po mu dha do ta marr. Dua te jem i lumtur, disa here ne dite jam goxha i lumtur thjesht sepse dua, dua te qesh, edhe me problemet e mia qesh. Ndersa ate absoluten qe permenda e shoh ne distance, kur te kem familjen time dhe femijet, punen, karieren, por ka shume mjegull midis, nuk kam asnje plan teper konkret akoma.
Une nuk ndjej shperthim ne zemer, ne te shumten e rasteve sikur me mbahet fryma, dhe me ngrihet stomaku lart. Heren e pare duhet te kem qene ne tetevjecare, ishte goca me e bukur e shkolles (sipas meje), me lidhej edhe gjuha. Deri atehere me kishin pelqyer vetem futbolli dhe kartonat te RAIUNO, vajzat ishin pak si zbulimi i Amerikes. Doemos te gufon zemra.

Folem per lumturine. Dhe ne fakt njerezit flasin shume per te dhe ashtu si ti lart e presin qe tu dale nje dite ne shteg e ta mberthejne, ose e gjurmojne hap pas hapi gjithe jeten e tyre. Lumturia eshte bere nje si tip miti, qe sa me shume te flasesh per te e ta kerkosh aq me spektakulare duhet te jete kur ta ndeshesh. Nuk ke frike se do ta shohesh por nuk do ta njohesh?


Lumturia eshte shume Utopike ne fakt. Kokat e njerezve jane mbushur me imazhe filmash, ciftesh qe perqafohen ne plazh...Kjo ka te ngjare te jete pak fatale. ne pergjigje te pyetjes tende, PO. Kam pak merak se lumturia me kalon nen hunde dhe as ia marr eren. Kam fakte per kete. Tani di me bindje se trotuareve te Tiranes dhe brigjeve te Dhermiut kam qene SHUME i Lumtur. Por atehere nuk e dija, nuk e ndjeja sa i lumtur isha. Tani qe e shoh per se largu, kuptoj. Druhem mos me perseritet. Sidoqofte, nuk qahem, po ja kaloj shume mire fale Zotit.

Cilat jane ato gjera te vogla ne jeten tende te perditshme, qe as vete se beson te japin nje kenaqesi kaq te madhe? (P,sh. mua nje cope buke e thekur me kackavall me duket nje nga kenaqesite me te medha ne jete).

Mua kenaqsi te tille ma jep nje esspreso i shkurter i bere sic duhet me nje shishe te vogel San Pelegrinio, nje fitore e veshtire e Juventusit te djelave, nje liber qe me perpin, nje gote boze qe eshte gje e rralle ne Amerike, ullinj te mire, djathe i bardhe i ardhur nga shqiperia...e shikon? jam ne nje mardhenie dashurie konstante me stomakun.

Jeton Me Pilgrim Eyes, dmth nuk ke nje femer afer qe t'ja rrasesh punet e shtepise. Cilen pune shtepie urren ta besh me gjithe shpirt mirepo duhet ta besh?


Te laj banjen dhe te marr pluhurat, me duhet edhe ndihme per te hekurosur kemishat, kurse te gatuaj kam qejf, dhe pjatat i laj se filloj fishkellej dhe harroem


The se e qeshura eshte ushqyes i jetes, tallesh ndonjehere me veten ti? A e ben ndonjehere ne sy te njerezve? Thelle thelle dua te di sa seriozisht e merr veten .

Une tallem me veten qe c'ke me te. Me mua eshte veshtire te zihesh sepse shume rralle i marr gjerat per ters. Ata qe me njohin personalisht e dine qe me pelqen te bej shaka dhe te qesh, gjithe kohes po qe e mundur. Njerzit teper serioze ma shpifin, dua ti rreshtoj, ti lyej me vajguri dhe tu ve flaken...
Nuk e marr veten shume seriozisht, ndoshta me vone kur te kem detyrime. Nese ti po me pyet, a e mbaj veten me te madh, jo. Me pelqen thjeshtesia te njerzit. Ai qe nuk eshte ne gjendje te shohe se sa e bukur eshte thjeshtesia duhet te jete budalle


Cfare ben kur do ta marresh nje femer me te mire?

Une jetoj larg prinderve qe nga mosha 17 vjec, dhe nuk e kam patur mamin te me perkedheli. (Se mamate na perkedhelin ne djemte ne cilendo moshe qofshim, por ne nuk tregojme). Prandaj veten e perkedhel me te prishura lekesh. Ndoshta eshte teper ordinere, por funksionon gjithmone. Aparatet fotografike, kemishat "Perry Ellis" dhe kepucet "Kenneth Cole", dhe kaq mjafton per te zevendesuar mamin. hehe!

Cfare ben kur do ta marresh nje femer me te mire?

Kjo eshte pak pune e poshter. Se normalisht, kur do ta marresh nje femer me te mire, duhet te kesh bere ndonje faj qe po mundohesh ta fshehesh. Prandaj eshte mire qe nje femer ta marresh me te mire gjithe kohes, ne kete menyre ajo nuk do ta kuptoje dot qe ti ke bere faj, lol. Mund ta trajtosh mire edhe pa shpenzuar leke, paraja nuk eshte gjithmone e nevojshme. Por ca here paraja eshte e vlefshme, kurrnaceria e ben njeriun e shemtuar. Urrej lekistat! (me fal per propaganden)
Seriozisht ama, une besoj se njerzit qe duam duhet ti trajtojme ne menyre speciale, ndryshe c'u pa? Pastaj, femra meriton gjithe vemendjen e nje mashkulli, kete na e dikton natyra.

Mos i bej dredhi pyetjes se fundi, ti si Blendi, KONKRETISHT cfare ben kur do ta marresh nje femer me te mire? Apo mos doje te thoje me lart se te kane hecur punet gjithmone vaj?

Kur dua ta marr nje femer me te mire, kur dua ta perkedhel, i perkushtohem asaj plotesisht. Nuk ka me as shkolle, as pune, as provime, as celular...eshte vetem ajo. Dhe nuk kursehem ti them sa shume e dua dhe e deshiroj. nese ajo don te shkojme ne det, do shkojme ne det, nese ajo don te shkojme ne mal, do shkojme ne mal. Nese ajo do te shkojme ne nje restorant te klasit me te larte ku vera sherbehet ne kristale dhe pjatat kushtojne "nje kembe e nje dore"...do shkojme ne restorantin me te shtrenjte qe me mban xhepi. Ne mos ia permbushesha dot c'do deshire e tek te castit, do ta le te kuptoje se ndahem dysh per te. Dhe ne i paca dhene zemren nuk do te kerkoje me asgje se do kuptoje qe ia kam dhene te gjitha.
Por dhuratat e vogla, lulet, nje shishe vere, nje vizite ne SPA...te gjitha keto ndihmojne. Nje femer do te ndihet e rendesishme, dhe ne qofte e rendesishme per mua, mekat te mos e dije. Femrat ngordhin per romance dhe meshkujt qe nuk e dine kete duhet ta mesojne.

Sa leke ke ne xhep tani?
Prit ti numeroj. 31 dollare 17 cent

(Thua ti dalin nese I duhet ti bej qejfin ndonje femre tani?? )


Me lart the, ose ashtu e kuptova une se lumturia me e madhe do ishte krijimi i familjes tende. Me thuaj te verteten ke menduar ndonjehere c'emra te plqejne per femijet e tu dhe sa e si do doje ti kishe? (Shumica e meshkujve nuk duan ta pranojne kete)

Qe dua femije nuk ka diskutim fare, femijet i konsideroj nje nga kenaqsite dhe detyrimet me te rendesishme te jetes. Ndoshta dua tre, ndoshta dua dy, kete s'e kam menduar shume. Me pelqejne emrat e shkurter per vajzat, emra djemsh nuk kam menduar asnjehere. E di qe dua patjeter nje vajze, ndoshta duket marri, por gocat e vogla llastohen shume bukur me baballaret, e di qe ime bije do ma heqi trurin nga dashuria, do ta llastaj teper dhe do me zere belaja kur te jete ne moshe per te njohur meshkujt.

Ke takuar ndonje femer deri tani per te cilen ke menduar: "Ah te kisha nje femije me te!"

Po. Me ka qelluar te me rreshqasi neper mendje edhe ajo. Por njekohesisht me duket absurde. jane emocione te castit, bazat per te bere femije duhen gjetur gjetiu, mbas kohe. Femijet po u bene nuk cbehen.

Me tregove heren e pare qe u mrekullove pas vajzes me te bukur ne shkolle, po heren e pare qe i propozove nje vajze a te kujtohet ?

Kur isha ne klase te shtate, po asaj vajze i propozova. Si budalle i lindur mbaj mend edhe se ku. Ishim ne fund te koridorit te shkolles, ne kat te dyte. Aty kishte nje dritare nga ku dukej ballkoni i shtepise time. I hidhja syte nga pallati im here pas here, i jepja siguri vetes duke menduar, "po ndodhi me e keqja do ia mbath me vrap per ne shtepi". Hormonet.


Ti e vazhdon shkollen per rregjizure ka pasur ndonje film qe sapo e ke pare ke menduar: "Rregjizori i ketij filmi do doja te isha!"
E kam mejxhorin Gazetari e medias elektronike/Regjizure prandaj nuk di sa do ia arrij, por do kisha shume, shume deshire te isha regjizor.
Te gjithe filmat e Quentin Terendinos dhe Roger Avaryt do kisha dashur ti kisha bere une. Do te thote tituj si, "Pulp Fiction", "Reservoir Dogs", Killing Zoe". Filma ku histori dhe personazhe shume te cuditshem mpleksen deri ne pershtjellim. Jane mesime mbi natyren njerezore.

Shume krijuesve u ndodh qe te frymezohen nga cikerrima. Ka pas ndonje pikture, fotografi, strofe poezie ose kuote nga e cila ke menduar se mund te krijosh nje film te tere? Me frymezon shume kjo strofe e thjeshte e Dritero Agollit.

Dhe dhimbjes une ia njoh te gjitha shkallet
U njoh dhe peshat arit apo hekurit...
Ju them: me i rende eshte lot i ndarjes me te gjallet
Se lot i ndarjes me te vdekurit

Mbi kete refren mund te krijosh histori te pafunda.


Sikur neser te te thonin se ringjallja eshte fakt i provuar. Si kush do doje te ringjalleshe?

Tip rimisherimi he? Hmmmm, se kam menduar ndonjehere me qen njeri tjeter, ndoshta si Cheja

Kam vene re qe edhe si avatar ke foton e tij. Me thuaj cfare ka sjelle Che-ja tek ty si Blendi. Jashte kuadrit te politikes.

Admirim. Disa mendojne se e kam vene thjesht sepse eshte "cool". Ka me shume tek Che Guevara se te qenit "cool". Nuk ka te beje me politiken aq sa ka te beje me ate qe fiton statusin e heroit, prej vdekjes fisnike per ate qe beson. tek Cheja dikush do te gjente, idealizmin, vetmohimin, burrerine, konfidencen, ndershmerine, pathyeshmerine. Burrat do ishin me burra po te ishin me si Ernesto Guevara, komuniste apo jo komuniste, pak rendesi ka.

Ka pasur ndonje figure ne histori per te cilin/cilen ke menduar ah duhet te kete qene zagar/e, edhe pse ne librat e historisemund te kete qene e kunderta?

Ahmet Zogu. Kujt ti djege le ta mbaje s'me behet vone hiç, per mua mbetet tradhetar.

Plotesoje fjaline me poshte:
Zoti im eshte ai qe...
..tha se eshte Udha, e verteta dhe jeta. E di, ndoshta dukem teper tradicional. Po ca gjera nuk ndryshojne.

Vazhdojme me plotesim fjalish (me duket se ta bera komplet test)

Gjerat qe me pelqejne: Librat e mire, Muzika, Shoqeria, Ushqimi, Vera, Deti, Qyetetet e medha, Familjet e forta, Dashuria, Seksi, Sportet, Piktura...

Gjerat qe nuk me pelqejne: Politikanet Shqiptare, Imerializmi, Lufta, Shfrytezimi i njeriut nga njeriu, Pedofilia, ata qe rrahin grate dhe motrat, Vizat per te udhetuar dhe rrota e letres higjenike kur ca njerez e vene se prapthi dhe griset, e urrej!

Kujtimi qe me riperseritet sa here kujtoj Shqiperine eshte....

Bulevardi Deshmoret e Kombit ne Tirane. Nate vere, i mbushur tej e tej me njerez te gjalle, une baris per qejfin tim me shoqerine dritat e makinave derdhen si lume, te kafja jone nuk na bezdis askush. Edhe bregdeti, Dhermiu eshte vendi me i bukur ne bote, edhe pse kam pare shume vende me sy. Me ka marre malli ta shoh shpellen e pirateve prej se largu, nen ndonje hije limoni
 

Ema

Goddes
Re: Intervista

Kjo me poshte eshte intervista me Mandin.Kam qene e papregatitme dhe pytjet i kom shpik aty per aty.Po nuk ju pelqyn pytjet mos shani pergjigjet qe jane shume te bukura.
Lexim te kendshem!


Ema:Mandi sa kile peshon?

Ema:A ke kryer mardhenie paramartesore?Kom nigju se je Kundra:(Na fal se hym direkt ne tema delikate)

Mandi:
Prit se po dridhem

Mandi :
ok fillojme
Mandi:
/me vendos dy duart ne koke
Ema:hahahahaha
Mandi :
ok, peshoj 65 Kg qe eshte shume peshe e vogel per nje gjatosh
Ema:(Peshoka me pak edhe se une /pf/images/graemlins/smile.gif )
Mandi scrive:
Kam bere marredhenie paramartesore dhe e rrespektoj teorine qe po te mos behen marredhenie paramartesore ka nje familje me te shendoshe...
Mandi :epo ...
Ema:po nderkohe e respekton?
Mandi :
marredheniet apo martesen?

Ema:mardheniet?
Mandi :
Rrespektoj teorine,
Ema:
Jo praktiken....E kuptuam!
Mandi :
Ne kete cast nuk mundem ta respektoj praktiken
Ema:
Sa je dakord me frazen :"Dashuria s'eshte kurre pergjithmone"

Mandi:
0%
Ema:
Domethene?
Mandi:Mendoj se dashuria eshte e perjetshme.
Ema:Cila dashuri?
Mandi :
Do na shoqerojne perhere ndjesite qe kemi ndjere kur kemi dashuruar me te madhe.

Ema:Sa here te ka ndodhur te dashurosh me te madhe?
Mandi:
Dashuria nje eshte,nje here zbulohet.Dhe me pas praktikohet ne persona te ndryshem.
Mandi :
Dikush mund ta marre per fyese kete gje (ndoshta dhe e dashura ime posesive), po keshtu eshte

Ema:Beson ke Zoti?
Mandi:Nuk dyshoj kurre qe nuk ka Zot!

Ema:Mungesa e dyshimit perkufizohet si besim?
Mandi /pf/images/graemlins/tongue.gifyetjes: a Beson ne Zot ... i vihet perballe nje Dyshim, une nuk dyshoj ne ekzistencen e Zotit ... dhe rrjedhimisht besim eshte brenda ...
Mandi:
kjo eshte pyetje qe u eshte bere dhe te tjereve ketu ne forum kam pershtypjen.
...
Mandi:dhe thone: Besojme ose Nuk besojme...
Une nuk dyshoj sepse cdo argument llogjike me con ne piken e fundit ku une them ka dicka tjeter qe ka krijuar ate Big Beng, apo ate qelize nga erdhi Majmuni....
Po hallakatem shume me keto ... po nje Zot ekziston dhe per besim fetar secili zgjedh ate besim qe i jep pergjigje te gjitha pyetjeve te tija.

Ema:Ti e ke gjetur pergjigjen e pytjeve?

MAndi:po them se po, ndoshta ne caste te caktuara ... pergjigjen jo tamam te sakte ... po kam nje pergjigje per cdo gje qe me shqeteson ...
Ema:
Per cfare gjerash ne jete ja vlen te sakrifikosh,sa ja vlen te sakrifikosh dhe deri ne c'pike,per c'vlera????(Pyetje e bere edhe dikujt tjeter po me intereson te di si pergjigjesh ti)

Mandi:Jeta eshte e ndertuar e tille qe gjithmone duhet te sakrifikosh dicka per te perftuar dicka tjeter.
Nuk eshte ligj i Makiavelit, po me shume ligji i ekonomise,
megjithate... ia vlen te sakrifikosh per te Miren,
nuk di si ta shpreh sakte ... por...
nese besojme ne dicka, ia vlen te sakrifikosh shume per ate (ne fund te fundit jetojme vetem 70 vjet)
Mandi:
Nese dashurojme dike ... ia vlen te sakrifikosh per te ... ndienjat jane sublime.
... gjithmone ia vlen te sakrifikosh per dicka qe te gjithe e dine si pozitive (te Mirat).
Vlera hyn pak ne pune kur ke kete si parim

Ema: Si shpjegohet qe ke vendosur te jetosh ne Shqiperi e jo te synosh si shume te rinj,nje vend europian apo USA-n?
Mandi:
Shqiperia eshte nje vend Europian!
Ema:Nje vend te huaj mand...

Mandi:
Atehere :Kam pasur "fatin" te shkoj ne USA e te qendroj atje per 3-4 muaj dhe jam zhgenjyer shume ...Kultura qe kane, menyra e jeteses,
e shume gjera te tjera (ndoshta isha ne nje zone ters te amerikes, nje nga 80% qe perbejne ameriken), sidoqofte ....
kuptova se Amerika nuk eshte si ne filma.


Mandi :
Ndersa tani,po punoj ne Shqiperi dhe kam nisur dicka me disa miqte e mi.
Dhe per Shqiptaret jashte gjithmone do te kete dicka mangut atje ku jane ...
Shqiperia eshte i vetmi vend ku ndjehemi te plote ,dhe po te punojme ketu tamam, mund te krijojme mireqenien e mjaftueshme qe te jetojme e te shijojme gjithcka
Mandi :
(P.S sapo jam kthyer nga Saranda dhe ju betohem qe cdo kush do ia kishte zili jo vetem plazhit e natyres qe e njihni nga fotot apo vizitat ... po dhe jetes se nates e diskove).

Ema:
Me pershkruaj me pak fjale veten,fizikisht dhe si karakter.C'difekte dhe c'virtyte mendon se ke?

Mandi :
fizikisht? 1.84, pak i dobet ...

Ema:-Pak?
Mandi :
Si karakter nuk e di ca te them se mund te tingelloje keq gjithcka qe thuhet ne veten e pare,
megjithate:Them se jam ca ambicioz (ose enderrues), perpiqem te pranoj kur e kam gabim dhe jam gjithmone i hapur per "mendimet" e reja...

Ema:
Po difektet mo Mandi?
Mandi :sa te dush ,po nuk di te them asnje .. duhet te pyesesh te tjeret qe me njohin
Ema:
Une do thoja se Mandi eshte njeri ambicioz,shume puntor,romantik,feminor ....

Mandi:po difektet???


Ema:Nje cike pasiguri.Nje lekundje qe eshte e perngjashme me nje kerkim te dickaje qe s'di ne e di apo jo c'eshte me siguri.
Kompromis per ceshtje qe s'di pse i ben...
Mandi :
Ndersa ti si difekt: je me e bute se c'duhet .. duhet te jesh me e ashper ... megjithate nuk jam shume punetor...
Mandi:
Kompromise duhen bere gjithmone .

Ema:Me duket se po m'bojn interviste mua:
Mandi scrive:
Njesoj eshte po he,
zakonisht gjykohet me shume gazetari se i intervistuari...

Ema:
Nga se nuk do hiqje dore?

Mandi:
Pyetje e veshtire nga familja
Ema:Familja aktuale,apo ajo e ardhshme?
Mandi :
Aktualja, vetem ate njoh
Mandi :
Megjithate nuk e di si do ndjehesha pa ta


Ema:Si e kalon kohen e lire?
Mandi:
Ehh,po mendoja qe keto kohe ... nuk eshte se kam pasur shume kohe te lire ...
E keqja eshte se dhe kohen e lire e kaloj ne kompjuter ... ka gjithmone gjera per te bere

Ema:Cfare muzike degjon Mandi?

MANDI:cdo lloj muzike pervec Country.

Ema:Filmi i preferuar?
Mandi :Fight Club


Ema:Dhurata me e bukur qe ke marre dhe qe ke dhene?
Mandi:
Qe kam marre: nje mace e zeze dhe nje mbajtese celesash.

Dhurata me e mire qe kam bere ... nuk e di
Mandi :
Te gjithe bejne sikur u pelqejne,ndoshta nje ore...
Ka patur shume vajza ne jeten tende?Cfare kane lene pas?
Mandi:
Nuk ka patur shume vajza jo ... sidoqetejete une vazhdoj ti dua te gjitha ...
Kam mesuar shume nga secila prej tyre ...
Te kuptohemi, perdor te gjitha pasi jane me shume se dy ... po jo se jane "aq shume"

Ema:Si imagjinon mandin pas 40 vjetesh?
Mandi scrive:
nuk e di,still njesoj

Ema:
Si ka nisur Mandi te merret me forumin?
Mandi:
Kisha nje shok (qe e kam akoma padyshim), i cili kishte me shume eksperience ne chat-e e forume .
Dhe ai kishte provuar me pare qe te ngrinte nje forum ne faqen e tij po qe nuk kishte ecur shume
nder bredhje te ndryshme ne disa mini-forume shqiptare kuptova se ato ishin shume censurues e teper amatore ne organizim.
Atehere i sugjerova mikut tim, qe eshte Drini qe te ngrejme dhe ne nje forum.Dhe e nisem ashtu si te tjeret .. duke huazuar hapesirat e EzBoard atehere,dhe me pas kaluam ne nje forum serioz ne hapesiren tone e me rregullimet tona.
Mandi:
Kuptohet qe mjedisi ishte i gatshem pasi asokohe kisha bere plot miq ne Chat, nder to dhe ti, bashke me Sofine e te tjeter.
Mandi :
I vetmi merak ishte kontrolli i anes politike ku mua nuk ma ndjente te shkruaja ... po per kete pune do merrej Ceti (nje nder adminet e pare) i cili i lexonte vazhdimisht temat e tilla

Mandi :
Historia eshte e gjate e forumit ... duhet permendur qe nje ide per kete forum te ri dha dhe nje djale qe njihej me nick Tirana e Re qe me pas u largua pas nje keqkuptimi .
Mandi :
Sidoqetejete, meqe jemi ne teme ...

....
Mandi:
Ndiej qe ka shume te tjere qe po kontribuojne per forumin me shume se une apo "garda" e vjeter e forumit e do me pelqente qe gjithcka te kalonte ngadale ne doren e nje administrimi te ri ... me me shume kohe dhe perkushtim. Ajo qe mund ta bejme pa problem eshte garancia nga ana teknike ...
Ema:Ka te meta aktualisht forumi?

Mandi:po ka shume ...
E keqja me e madhe vjen nga ata qe shprehin qe e duan forumin e nuk do dinin cfare do benin pa te dhe nderkohe ndikojne per keq duket abuzuar plotesisht e duke prishur cdo teme serioze te tij.
Ndoshta bej gabim dhe qe e shpreh ... po kam frike se do perfondoj ne nje forum karagjoz.
Ema:
Ndonje mase?

Mandi:
Me vjen keq qe nuk kam me shume kohe t'i dedikohem,
shpresoj qe dhe te tjeret te sensibilizohen ndaj ketij abuzimi qe nuk e ndiejne.

Ema:
C'mendon se do jete Shqiperia ne te ardhmen?
Mandi :
Eshte e veshtire te shprehesh optimisht per Shqiperine e te ardhmes.
Megjithate kam pershtypjen se duhet te kaloje te pakten ky brez i rritur nen edukaten komuniste, vidh ose servilosu qe te jesh ndryshe nga te tjeret... te vije nje brez qe te thote puno qe te jesh ndryshe nga te tjeret dhe atehere them se do te kete shpresa dhe per Shqiperine.
Aktualisht jemi nje vend i bekuar me natyre fantastike... eshte gjynah qe te mos jemi me lart dhe nga ana ekonomike.

Ema:
Je enderrimtar Mandi?
Mandi:
Ne caste te caktuara vetem ajo te ngelet
Ema:
Endrra ne sirtar?
Mandi:
Te kem mundesine te ndryshoj per mire boten
Mandi :
Enderrat e tjera jane te realizueshme

Ema: Virtualja,Albforumi dhe njerezit qe e bejne ate sa ndryshojne nga realja?
Mandi:
Virtualja sjell dy vecori qe ne realitet nuk hasen:Njerezit e mire shprehen shume me lehte me mire, me te bute, ... nuk kane ndroje te shprehen lirshem dhe anonimiteti shpeshhere i lejon te shprehen teper lirshem ashtu sic jane,nga ana tjeter dhe ca te tjere shprehen pa problem shume keq ...

Mandi:
Nuk e di tamam ... sepse ne castin qe i takon dhe ne realitet ata dhe ndryshojne shume ... po dhe fillon e i kupton me mire.Nuk ka kuptim qe nje njeri ta njohesh ne jete virtuale dhe te mos e njohesh ne realitet.

Ema:Sa ngjan ti realisht me virtualin?

Mandi:Shume kush eshte zhgenjyer kur me ka takuar ...Me jane drejtuar tip: Ti je Mandi mo??
Ema:ahahahahahhaa

Mandi:po une o burre jam .. ca prisje ti...nejse.
nejse...

Mandi :Ndoshta ketu merren pozicione qe ne realitet nuk me pelqen ti kem.Sidoqetejete cfare eshte virtuale nuk duhet ngaterruar me realen dhe une mundohem ti ndaj ...
Mandi :Ndodh qe dikush qe me ka nervozuar (flasim kohe me pare) ne forum ... nuk kam mbajtur te njejtin qendrim dhe ne realitet .... ne realitet jemi me te frenuar dhe me "njerez", ne virtualitet eshte e lehte te abuzosh pak me lirite e tjetrit.

Ema:
Ca do me thon noi gjo per veten ose ne pergjithsi para se me e myll ket intervisten?
Mandi:Kisha dashur te bej nje pershendetje,mundem?

Ema:Hahahahhahaa,jepi...u bo si emisjon i Shijakut.Nuk jam gjo si gazetare....

Mandi:Ndoshta gjate kohes qe po shkruaja ketu do kisha dashur te permend shume njerez qe me kane mbeshtetur ne keto "gjerat virtuale" qe jane bere ... e keqja eshte se emra jane shume ... po e di qe psh Tedi do me caje t***n kur ta takoj e do me thote po si o burre nuk me permende mu qe te kam mbajt barcaletat gjalle si forum ... apo Harap qe nuk arriti me u bo kurre Administrator megjithese
Mandi :Sapo u fut ne forum nuk la njeri pa e bo te postoje 3 here me shume se c'e kish mendu ...e me rradhe ...
Mandi:Me vjen keq qe disa persona jane larguar nga Forumi dhe me vjen keq qe dhe une do largohem pak nga pak

Ema:Vazhdo me emrat...i bohet qefi njerzve....
Mandi scrive:E di e di ... po me shajne mu te tjeret pastaj.E leme me kaq se e dine vete ata qe e meritojne ...

Ema:Mando boje mylljen mo t'bukur mo vlla!

Mandi:Me te bukur?
Mandi :puth gjithe administratoret dhe moderatoret e forumit!
Ema: /pf/images/graemlins/smile.gif
Mandi:pershendes dhe ate qe po me detyron te largohem nga gjerat virtuale.

Ema:Kurse une te falenderoj ty,si nje nga njerezit qe i ka dhene me shume virtuales shqiptare,albforumit,chateve.


FUND /pf/images/graemlins/tongue.gif

Per sugjerime dhe komente luteni te shkruani ne temen e sugjerime dhe komente!
 

moonlight

Primus registratum
Re: Intervista

Interviste me FUTBOLLISTIN

moonlight: Je ne linje?
Alfonsi: ne linje :)
Alfonsi, gezohem qe u njohem … dmth qe po chatojme :)
moonlight: Kenaqesia eshte imja! Do jesh ne linje per ca kohe?
Alfonsi: hmm, rreth 30 minuta, pastaj do shkoj te ungjillizoj :)
moonlight: me ke nje interviste borxh
Alfonsi: :)
moonlight: dua t'ia hedh Emes :-D
Alfonsi: jam ne dizpozicinin tend :)Lejohet me ti apo ..?
moonlight: patjeter (me fal, une nuk pyes, e marr vet inisjativen per informal)
Alfonsi: per mua eshte :thumbsup: dhe ashtu. Po une me femrat sidomos kujdesem shume :)
moonlight: :) Si ke qene njehere?
Alfonsi: shume mire, s'mund te ankohem
moonlight: Eshte ndryshe kur kembejme fjale kaq shpejt
Alfonsi: E vertete, une jam shume ndryshe ne chat
moonlight: Ne c'kuptim?
Alfonsi: Pak i turpshem mendoj :)
moonlight: Aha, mos kij merak se faqet nuk t'i shoh dot
Alfonsi: (vuri smiley me faqe te kuqe)
moonlight: hahaha
Alfonsi: :-P …Po moonlight si eshte njehere?
moonlight: Une mire. Do me lejosh te te bej disa pyetje te shkurtra?
Alfonsi: shoot
moonlight: Si u njohe me af-ne? (pyetje klishe kjo sa me u ngrof)
Alfonsi: :) Hmmm, une vi nga gjenerata e Diapzonit. Diapazoni pastaj kaloi ne AF
moonlight: (aha, duhem te matem me mire ne zgjedhje fjalesh, zoti filozof) :-D
Alfonsi: filozof??? une jo njehere :)
moonlight: e lidha me diapazonin
Alfonsi: /pf/images/graemlins/smile.gif
moonlight:Sa kohe ke larg atdheut? ....si dhe ku jeton (nese mund ta thuash)?
Alfonsi: Une jetoj ne Groningen , Hollande. Kam ketu qe prej gushtit 2000
moonlight: Cfare do te coje me vete ne atdhe gjate nje vizite atje? Si edhe cfare do merrje prej Shqiperise ne kthim per ne Hollande?
Alfonsi: uuu, kjo e veshtire :) jo jo, shaka. Per te shpene (me fal dialektin) ne Shqiperi kam vetem dicka, ungjillin e Jezu Krishtit, eshte jeta ime. Per nga Shqiperia ketu, besoj ka shume gjera qe do desha, po do e nisja me ca male se nuk ka fare ketu :)
Alfonsi: Mjafton?
moonlight: hahaha, i ben hapat e medha tija. … mjafton
Me pelqen sinqeriteti yt Alfons, por verej shpesh qe ne af dukeni se keqkuptoheni
Alfonsi: /pf/images/graemlins/frown.gif
moonlight: ....pse mendon ndodh kjo?
Alfonsi: Mbase qendron tek menyra ime e te shprehurit... Kam pasur deshiren gjithmone te flas shkurt e thjesht …mbase e kam gabim. Duhet te perdor fjale me te "veshtira"
moonlight:(jo, nuk eshte e thene)
Alfonsi: Ose mbase c'fare eshte e qarte ne mendjen time nuk eshte per te tjeret, bo
moonlight: (…pastaj dhe Jezusi thjesht foli apo jo, shembelltyrat jane per te vec :-D)
Alfonsi: :) Mendoj qe kuptimi qendron me shume tek deshira per te kuptuar. Nqs nje person nuk kerkon ate, atehere keqkutpimi lind shpejt; kjo vlen dhe per mua.
moonlight: Dihet se je anetar i vjeter ne af, dhe gjithashtu admin. me eksperience. C'te shtyn te japesh kontributin tend per forumin?
Alfonsi: Hmmmm… Mendoj me shume eshte ajo qe AF eshte. Ne AF kemi bere nje gje besoj qe veshtire qe e gjen ne ndonje forum tjeter, dhe merita i takon Drinit e Mandit. Eshte nje forum pa pronar, dhe nuk kemi lejuar asnjehere reklamim. Kjo e beri forumin te pavarur. Pastaj arsyeja qe me shtyn te eci jane antaret edhe pse kam konfrontime me shume (me fal e ka puna kete /pf/images/graemlins/smile.gif ) vleresoj shume njerez aty shumica nuk e dine, por nuk ka rendesi /pf/images/graemlins/smile.gif
moonlight: Ke ndonje mbrese te vecante prej kohes tende ne forum?
Alfonsi: pozitive apo negative ?
moonlight: pozitive
Alfonsi: hmm, takimi qe beme ne tirane me forumistat , pastaj cdo dite eshte mbres ne AF, perdite ka gjera te ndryshme. Une jam person qe kenaqet me pak :)
moonlight: Ne shoqeri, familje, qofte edhe ne forum ka kufij me shkrim apo imagjinare. Per ty, ka kufij qe prishen?
Alfonsi: hmmm, mund ta shtjellosh pak pyetjen qe te mos e keqkuptoj ? :)
moonlight: hihi, e kam fjalen per ata kufij qe ndajne te pranueshmen me te papranueshmen (prej maxhorances shpesh)
Alfonsi: aha :) sigurisht qe ka kufinj. Pastaj kush jane keta kufinjte mendoje eshte pak subjektive; ka disa qe nuk mund te bej kompromis, ka disa qe jane me elastike
moonlight: pra, sipas vendit be kuvendin thua?
Alfonsi: Po, por jo pergjithesuese. Ka raste qe vecohen; pergjigjen mund ta jap per situat specifike; une e di qe jam njeri dhe jo makine , edhe pse kam principet e mija ne jete..
moonlight: …te kuptoj. Perpjekja jote me e madhe? Sa rendesi ka/kishte arritja e saj?
Alfonsi: hmmm, veshtire kjo
moonlight:(nese ke deshire, e heq e nuk do dihet se ta bera :-D)
Alfonsi: Ceshtja vjen tek klasifikimi, ne gjerat shpirterore jane dy: njohja me mire e Zotit, por ky eshte nje proces i perditshem keshtu qe kur te vi fundi do te them atje lart sa ja arrita, po nejse do e dish :) …Eshte dhe nje person qe kam ne zemer qe dua ta bje me afer perendise, por e veshtire dhe deri tani nuk jam kam arritur perfundimisht. Sidoqofte nuk eshte ne doren time
moonlight: Te kuptoj, te pakten tenden e bere
Alfonsi: Nuk mendoj qe e kam bere timen por nejse ...
Per gjera jashte atyre shpirterore... hmmm fitimi i kampionatit me Partizanin, shkolla tek Informatika, mesimi i dy gjuheve te huaja brenda 2 vjeteve, berja e nje futbollisti profesionist, i arrita pervec kesaj te fundit. Erdhi nje kohe qe me duhej te beja nje zgjedhje ne jete futboll o shkolle, historia flet vete :) ...Mendo prinderit e mi te shikoni cunin qe bridhte ne olimpiada matematike te lej shkollen uuuuuuuuuuu
moonlight: hahaha (cun mami)
Sa ngjasim ka Alfonsi me Futbollistin?
Alfonsi: shume pak dhe shume shume :)
moonlight: ne c'menyre?
Alfonsi: Une kam idene qe ne si njerez krijojme nje imazh te nje personi gjtihmone, dhe interneti nuk i shmanget kesaj besoj keshtu edhe pse Futbollisti mund te kete vlera te Alfonsit, do arrihej nje imazh shume i gabuar per Alfonsin po te niseshe nga Futbollisti; po te njihje Alfonsin, atehere do kuptoje Futbollistin /pf/images/graemlins/smile.gif
moonlight: Fjala me e bukur? (pyetje tjeter per ty kjo :-D)
Alfonsi: Zoti /pf/images/graemlins/smile.gif
moonlight: Tingulli me i bukur? tingulli me i shemtuar?
Alfonsi: Tingulli per mua nuk shprehet me fjale, nuk do dija ta shpjegoja me fjale
moonlight: E mbaj mend pyetjen prej nje interviste bere Irma Libohoves, ajo tha 'shiu'. ...te ndihmova icik tani? :-D
Alfonsi: Jo, sepse tingulli me i bukur eshte shume personal dhe shiu eshte shume pergjithesues; mbase Irma di me shume per kete se une :)
moonlight: oh, sa i veshtire qe po behesh! :-D ok, e tejkalojme kete pyetje Alfonsi: :)
moonlight: Nese do mund te zgjidhje c'te doje, me cfare ushqimi do ishte mbushur pjata jote per darke?
Alfonsi: aman ku e gjete sot qe po agjeroj :)
moonlight: oh, mos! me fal, nuk ke shume qe me the se ishe ne agjerim, mendova tani jo me
Alfonsi: une agjeroj 1 her ne dy jave po nejse
moonlight: (ja ku mesova dicka me teper dashur padashur)
Alfonsi: Per tju kthyer pyetejes, tani do desha nje tave me patellxhane te mbushura,
moonlight: (si je me kohen?)
Alfonsi: ...nje turshi patellxhanesh te bera nga nena te gjitha keto :) dhe nje gote uji nga gurra (nga une vi )
Alfonsi: (ngushte)
moonlight: Tani u bera une pishman qe te pyeta; jam pa dreke :-D
Alfonsi: lol
moonlight: ok, nje mesazh te shkurter per te rinjte e forumit?
Alfonsi: ehe, per forumistat, hmm zbatoni rregulloren :)
moonlight: hahaha
Alfonsi: Se bej shaka, kenaquni ne Af, dhe konsideroni dhe te tjeret ne te , jane njerez si te gjithe. … mire e? :-P
moonlight: Goxha mire
Nese do ti beje vetes interviste, cfare pyetje do beje e cfare pergjigje do merrje? (e fundit kjo)
Alfonsi: Kush eshte qellimi i njeriut ne jete? Te kete relacion me Zotin e tij, referenca> Bibla
moonlight: Ok, lal po te le te vazhdosh orarin e dites; e dij qe je i zene
Alfonsi: Ja te bej nje pershendetje :) Pershendes se pari moonlight per te cilen kam nje vlersim te larte, dhe shpresoj ta takoj nje dite. Gjithashtu Mandin, Drinin, Ema, Renea, Nahar, Neo, Kordelja, Durrsaku, Elian, Alinos, AnaBlu, Blendi, Darien, Logos, Papi ejt etj ejt ejt ejt qe nuk kam kohe ti shkruaj tani *jo pikerisht ne kete renditje, te gjithe stafin qe e admiroj shume per ate qe bejne per AF dhe patjeter gjithe antaret /pf/images/graemlins/smile.gif
moonlight: :) te premtoj se emrat do t'i le te paprekur
Alfonsi: :)
moonlight: Ishte kenaqesi te bisedoja me ty sot! Rrofsh per kohen qe me dhurove!
Alfonsi: Kenaqsia ishte imja. Se shpejti te takon ty. ….Emaaaaaaaaa ;-)
moonlight: Kujt i therrite?
Alfonsi: Emes qe te bej nje interviste ty :) apo me duhet ta bej une ? :)
moonlight: aha, eh ia holla une asaj me ty :-D ..... por jam icik perfeksioniste, prandaj po nuk mu duk mjaftueshem, do te te bej nje interviste plus. …hahaha e marr me mend reagimin tend tani me duar ne koke :-D
Alfonsi: hahhahahah jojojo Filloi te me pelqej te flas me ty; thashe epo mire mo e kam nje arsye te flas prap me moonlight :) ;-P …me fal po me duhet te iki jam shume vone
moonlight: Patjeter! Dite te mbare vella
Alfonsi: gjithashtu moter
 

Al-Punk

Still here
Re: Intervista

Digging the Grave ... AF meriton nje rikthim te forte :)
 
Last edited:
Top