Re: Intervista:sugjerimet dhe komentet...
Kisha vendosur me vete qe s'kisha per tu marre me me politikat mes forumeve po ja qe kjo intervista e Drinit sikur me nxiti nje cike.
Drini, gjithmone te kam pare si njeri te paster dhe te paperzier me pune mbrapa skenave. Per kete arsye nuk kam nderhyre ndonjehere ne "historine" zyrtare te AlbForumit qe eshte perhapur rreth e rrotull sepse nuk isha i sigurte a kishte bekimin tend apo jo. Kete here ama me cuditi versioni jot personal keshtu qe po shkruaj ca fjale per ata qe jane tani perdorues te thjesht, apo moderatore.
AlbForum (AlbForumi eshte versioni i dyte) lindi si nje ide e bashkimit te nje forumi te vjeter, Forumet e Albanian Web Ring, dhe te nje me te riu, Diapazon, per ti bere balle Forumi te AlbaSoul (ne ate kohe nuk quhej Forumi Shqiptar si sot). Diapazoni kishte si "shef teknik" Drinin, dhe si "shef politik" Mandin ne ate kohe ndersa AWR kontrollohej nga une dhe nga Gjergji Dollani. Mandi (te cilit i heq kapelen si nje person i zoti, ambicioz dhe qe s'heq dore kurre nga e veta) e pelqeu menjehere idene, dhe bindi Drinin (i cili ne fillim lekundej) dhe anetaret e tjere te Diapazonit, nga te cilet Ema ishte nje nga kundershtaret me te medha ne ate kohe.
Gjithsesi Gjergji s'pranoi qe te ndertohej nje forum i tille i perbashket dhe Diapazoni kaloi ne AlbForum (pa i ne fund) me shprese qe se shpejti AWR te bashkohej me te. Pas shume e shume kontradiktash e bisedimesh AWR u bashkua per nje kohe te shkurter me AlbForum i cili tani u quajt AlbForumi por "martesa" ishte e shkurter sepse pati kontradikta midis grupeve drejtues. AWR u nda nga Diapazon/AlbForumi dhe me vone si arsye e rremujes se krijuar, dhe per arsye te tjera personale u la pas dore dhe u mbyll si forum.
AlbForumi vazhdoi me tutje dhe arriti ne kete komunitet gjigand dhe te suksesshem qe eshte sot. Per te gjithe ata qe s'dine shume nga e kaluara, mesoni qe ka disa persona qe e bene AlbForumi-n:
Mandi--me kembengulje, dredhi, marreveshje te ndryshme dhe duke punuar nga 16 ore ne dite ne kompjuter.
Drini--me aftesite e tij teknike qe bene te mundur AlbForumin dhe formen qe ka sot.
None--me mbeshtetjen financiare, dhe punen e tij.
TR2--me deshiren per te krijuar forumin me te madh dhe duke u marre vazhdimisht me forumet (ne ate kohe kisha edhe me shume kohe te ulesha para kompjuterit sesa sot /pf/images/graemlins/smile.gif )
Gjergji Dollani--me eksperiencen dhe mbeshtetjen e tij.
Futbollisti--me punen e tij vazhdimisht.
Dhe nje grup moderatoresh qe s'jam me i sigurte se c'behen sepse s'e kam ndjekur me gjendjen, emra si:
Fjalet, Eajaj, e te tjere.
Personazhet e sotme kane ardhur me vone, Elian, etj.
Me vjen keq qe i hapa keto muhabete por e verteta eshte e vertete apo jo Mandi. Si perfundim po jap nje link per tek Diapazoni i vjeter ku mund te lexoni diskutimet e para mbi AlbForum:
http://pub36.ezboard.com/fdiapazonfrm11.showMessage?topicID=2.topic
StillMandi
Admin
Posts: 235
(2/21/01 11:51:13 am)
FORUM SHQIPTAR
--------------------------------------------------------------------------------
An ezboard private message from Tiranaere2)
StillMandi, pershendetje, si je, c'thote Shqiperia? Une shkruaj kryesisht tek Albanian Web Ring Discussions, dhe jo tek Diapazon, sepse me duket nje cike si rreth i mbyllur shokesh e shoqesh qe i jep nje fryme vertet te ngrohte, por nje cike private por po mendohesha nje dite; Diapazon eshte shume i zhvilluar persa i perket ceshtjeve shoqerore, filozofike, humori e sporti por calon nga ana e lajmeve, politikes si dhe ekonomise, ndersa AWR eshte e zhvilluar nga
ana e politikes, ekonomise e lajmeve, por calon nga ana shoqerore, filozofike, histori e humor. Pse nuk mund te bashkohemi, ose te bejme nje kryqezim midis dy forumeve, psh duke vendosur links per tek faqja e njeri-tjetrit si forume, ose mbase nqs ti dhe Gjergji mund te punonit bashke dhe te krijonit nje forum te ri ku te mund te sillnim se bashku pjesmarrsit e AWR si dhe te Diapazon. Kjo, do te bashkonte nje numer me te madh pjesmarrsish te shijeve e pikepamjeve te ndryshme, si dhe ne kete menyre do te krijohej nje kunderpeshe ndaj Albasoul, i cili ndonese ka caluar ne pjesmarrjen ne forumet politike keto kohet e fundit, prape terheq ne fushat e tjera. Shpresoj qe te mund te bejme dicka te perbashket.
Gjithe te mirat e me respekt TR2
tr2@albanian.zzn.com