Intervistë: "Mësova gërmat duke shkruar parullat"

Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", një djalosh nëntëmbëdhjetëvjeçar, Ilirjan Rrepaj, i cili banon në një kasolle përdhese në lagjen e ashtuquajtur "Bregu i Lumit", në periferi të kryeqytetit, është shprehur se ka filluar të mësojë të shkruajë e të lexojë duke shkruar me thëngjij parulla për Nanon e Berishën".
Si shumë fëmijë dhe të rinj në të gjithë vendin, ai nuk ka asnjë klasë shkollë. Por, ndryshe nga shumë moshatarë të tij analfabetë, ai ka mësuar shkrim e këndim duke shkruar parulla nëpër muret e Tiranës.
Vijon intervista:
Përse nuk ke shkuar në shkollë?
- Unë nuk kam qenë asnjëherë në shkollë. Nuk kam para për libra dhe fletore. Gjithmonë dal në Tiranë dhe gjej ndonjë gjë për të ngrënë. Ndihmoj njerëzit për ndonjë punë, por nuk lyp. Vetëm kur më japin vetë.
Ke provuar ndonjëherë të regjistrohesh në ndonjë shkollë pranë lagjes tënde?
- Që të shkosh në shkollë duhet të kesh rroba. Por mua nuk ka kush më ndihmon. Pa rroba dhe pa këpucë si mund të hysh mes shokëve. Pastaj edhe librat. Unë nuk kam asgjë. Por gjatë këtyre viteve kam mësuar shkrim e këndim nga parullat që shkruanin shokët nëpër mure. Pastaj mora një thëngjill dhe mësova të shkruaj vetë. Kjo punë më pëlqente shumë dhe shikoja se të nesërmen edhe njerëzit që i lexonin ato kënaqeshin. Shkurt, unë e mësova abetaren duke lexuar e shkruar gërmat nëpër mure.
I di të gjitha gërmat e alfabetit?
Po. Vetëm gërmën "XH" e ngatërroja me gërmën "GJ". Por s'prish punë, tani i di të gjitha.
Cilat janë parullat që ke lexuar për herë të parë nëpër mure?
- Atëherë isha 8 vjeç dhe shokët shkonin në shkollë. Kur linin ndonjëherë mësimin dilnim bashkë e m'i tregonin gërmat një për një. Parulla e parë që kam lexuar ishte në fillim fare kur nisën demonstratat. Sapo e shkruante një mesoburrë. Unë isha kalama. Aty shkruhej: "Komunistët në litar, pensionistët në hanxhar". Pastaj, më tutje "Poshtë diktatura", e plot të tjera. Kjo më pëlqeu shumë dhe mora thëngjillin e shkrova edhe unë poshtë saj të njëjtat fjalë. Pastaj fillova vetë çdo mbrëmje nëpër mure. Ishte punë e bukur.
Si vazhdove me shkrimin e parullave nëpër mure?
- Dilja vetë ose me shokë. Filluam të mësojmë të gjitha gërmat. "Në fillim shkruajta te muri pranë Selvisë: Rroftë Berisha. Por të nesërmen doja të mësoja edhe gërmën "N" dhe vajta të shruaja "Rroftë Nano". Për të mësuar më shumë bëra provë edhe: "Rroftë Gjinushi", por e lashë përgjysmë se nuk më dilte mirë gërma "Gj". Më vonë, një natë më pa një shofer i lagjes që merret pak me politikë (është me PS-në) dhe më dha bojë për të shkruar "Poshtë Kushtetuta". Por të nesërmen më spiunuan te një burrë që ishte me PD-në dhe ai më detyroi ta fshija parullën e të shkruaja, "Kushtetuta është e ardhmja jonë". Kështu u miqësova me të dyja palët dhe ata më merrnin ndonjëherë gjatë natës për punët e tyre. Unë i kam shokë edhe demokratët edhe socialistët. Edhe ata më dun shumë.
Sa të paguanin për parullat që shkruaje?
- Asgjë or burrë. Më jepnin ndonjë misër, ose cigare sa për muhabet. Unë s'i bëja për lekë, po për të mësuar shkrim e këndim.
Cila është parulla më e gjatë që ke shkruar?
- Parulla më e gjatë është kjo: "Rruga për në Europë kalon nëpërmjet Partisë Socialiste". Por të nesërmen një djalë i vogël e fshiu pjesën e dytë të parullës dhe shkroi: "Rruga për në Europë kalon nga Bregu i Lumit". Kjo më ndodhi edhe me parullën tjetër: "Mirëqenien tuaj do ta sjellin vetëm deputetët e PD-së". Edhe këtë ma ndryshuan dhe e bënë: "Mirëqenien tuaj do ta sjellin vetëm gabelët e Lanës". Mirëpo unë me këtë punë mësova mirë shkrim e këndim.
A ke shkruar ndonjë parullë për Ramën ose Ngjelën?
- Jo, tani do filloj. I kam të dy si shpirt dhe i du fort.
Cila është parulla që e ke shkruar më me qejf?
- Para zgjedhjeve të kaluara për deputetët, ishte një parullë: "Na jepni votën, t'ju japim gjithë botën". Por atë ia lanë ta shkruante një shoku im që është antik dhe na bën për të qeshur. Pasi e shkroi: "Na jepni votën, t'ju japim botën", vajti prapë në darkë dhe e fiku pjesën e dytë duke shtuar: "Na jepni votën, t'ju japin rrotën". Unë e shava, se nuk i kam qejf llafet e pista, po atij s'i merr vesh koka.
Gazeta "dailynews"