Inteligjenca

skajkingdom

Primus registratum
Re: Inteligjenca

Fillimisht postuar nga Ema:
[qb] Tere inteligjenca shqiptare po largohet,intelektualet kane emigruar,te rinjte me talent studjojne jashte dhe rralle kthehen.
Si do veje puna???
<img src="/pf/images/graemlins/frown.gif" alt="" />
Jam pesimiste.... [/qb]
Nuk ka gjë të keqe të shkohet diku në perëndim, nëse nuk harrohet mendja - domethënë nëse shkohet me qëllim të caktuar, kuptohet të kufizuar.
Unë vetë jam në perëndim, dhe isha para 4 viteve. Tani jam këtu, si shumë të tjerë i detyruar për shkaqe ekonomike - me qëllim të vetëm që me mundësitë që kam këtu të krijojë diçka që PATJETËR do ta investojë në tokën Shqiptare.

Kjo do të ishte edhe këshilla ime për të gjithë ata që planifikojnë të shkojnë diku: PO, por vetëm me plan që të kthehen, apo nëse i rregullojnë dokumentet e ndryshme mund të mbajnë biznesin këtu dhe në atëdhe. Por, siç thashë, vetëm me qëllim që të investohet në atëdhe.

Qëllimi im, për shembull është që të punoj këtu aq sa të mundëm për të krijuar ndonjë sipërmarrje në vendlindje, ashtu që kushëriri, apo vëllau im mos të ketë nevojë ta lëshojë vendin, por të mund të punojë në vendlindje.

Me investim të mençur hapen vendet e punës dhe krijohet një jetë shumë më e mirë, dhe më beso, as unë personalisht nuk e preferoj këtë Gjermani të ftohtë dhe ngjyrë hiri, para vendlindjes time ku më lindi nëna. Dhe më i mirë më duket atje një gurë se këtu 1000 pallaste.

Kjo do të ishte një këshillë imja për të gjithë: Shkoni, punoni, por në atëdhe investoni - dhe mos rrini shumë në perëndim, por kthenju në trojet e mëmëdheut, për të krijuar një jetë më të mirë për pasardhësit.

Përshëndetje,

S.Kajoshaj

url]
 

nike palkola

Primus registratum
Re: Inteligjenca

Më pëlqeu shkrimi i Skajkingdom.
Mua inteligjenca (shumica) nuk më pëlqen dhe për fajin e tyre na sundojn - shkatrrojn - përdhosin - na e mbyllin perspektivën maskarenjt. Ata heshtin, shiqojn punën e tyre etj. Intelektuali i mirëfilltë angazhohet dhe sakrifikon për të mirën e Kombit. Nuk dmth. se ata që dalin jasht, nuk e duan Atdheun. Personat nga jasht kanë kontribuar më së shumti edhe për formimin e Shqipërisë së përgjysmuar, si Ismail Qemali, Naimi, Noli, Konica,Çajupi, P. Vasa, Lobi shqiptar në Amerikë, etj. Derisa shumica të mos punojn për të mirën e Atdheut edhe duke punuar për të mirën e vetes, vështirë do përparojm...
 

Rambla

Primus registratum
Re: Inteligjenca

Teme interesante. Une per vete nuk e konsideroj veten inteligjenca shqiptare, edhe pse jam ketu per te bere shkollen por po te gjej nje pune te mire ketu do rri ne Itali(shpresoj ta gjej ne vend tjeter ne fakt.). Keshtu duke menduar si per veten time perse njerez inteligjent (me shume se mua) do rrinin me nje vend ku skane te ardhme (duke pas parasysh qe asnje nuk don te ike nga vend i tij, por njeriu duhet te progresoj jo te rri si vegjetal!)? te gjitheve do na pelqente te jetonim ne Shqiperi por kur ske ato vantazhe qe ti ofron nje vend tjeter pse mos ikesh? Tek pergjigjet pashe shume njerez qe sipas mendimit tim ja futen icik kot; shume patriot u duknin, por sjeni me shume se ne qe shohim anet positive te emigracionit. Nuk me kujtohet se kush kishte thene qe ne shqiptaret studiojme me shume?! S'eshte fare e vertete, njeriu qe meson, si studion ne Shqiperi studion ne Itali, Angli, Amerike o Indi. (Jam ne Itali dhe te siguroj qe studioj nese dua te dal mire!) Meqe studiokemi kaq shume pse jemi prapa shteteve te tjera? (e di e di qe ka dhe arsye te tjera).Pastaj kontradiktuat kaq shume nardin meqe kishe thene ca te verteta. Te jesh realist, ta shohesh Shqiperine ashtu sic eshte nuk do te thote mos ta duash. Jam po aq patriote sa ju te tjeret! Qe Shqiperia eshte ashtu e prapambetur, dhe ka ane negative eshte fakt.
 

loaded

Primus registratum
Re: Inteligjenca

Rambla...edhe une student ne Itali jam.Une do kthehem ne Shqipri jo per patriotizem,as per te ndihmuar Shqiperine.Patriotizmin mund ta interpretosh si dashurine per shpine tende,njerezit e tu.Une preferoj me mire,te ha buke me djath katunaresh,te eci ne rruge me balte,te rri pa drita ne shtepine time ne mes njerezve te mi sesa ti buzeqesh gjithe miresjellje ca idiotave(si pronarit te shpise)ketu vetem per faktin se duhet te krijoj imazhin se:"Ja dhe ne shqiptaret jemi njerez te mire!".Mua me rrethojne plot njerez qe e mendojne si ti ktu ku jam,dhe i respektoj,por per mua kenaqesia e jetes nuk e eshte tek nje makine,nje film ne kinema,nje darke te shtunave ne restorant,nje shoping ne kohe skontosh dhe nje "Striscia la notizia" ne mbremje.Kenaqesia ime eshte qe neser pasneser(kismet) imbir te me thote:"He babe..." ne shtepine time.
 

oneo

Forumium praecox
Re: Inteligjenca

Ti keshtu nuk i paske qejf diskot dhe darkat mo djale???

Rri urte dhe pyete veten mire.

Nuk te eshte dhene mundesia te kesh keto qejfe, po te jepej, e shoh une se sa do ktheheshe ne Shqiperi.

Te jesh patriot eshte pak a shume ajo qe thua ti me fjalet e tua, jo ajo qe mendon ti....
 

altinzaka

Primus registratum
Re: Inteligjenca

O NARDI 71,ik vare veten mer lali neqoftese te vjen turp qe ti je shqiptare,turp duhet ti vije prinderve te tu qe kane bere nje kokerr FIKU si puna jote,na qenke dhe mesues, cfare mesuesi me la xhamat tek semaforet,njerez te ceket si puna jote shkruajne keshtu,te vije turpe nga vetja jote qe jeton kote dhe moralin e shqiptareve ti nuk e ul dote,e dhe per pake harrova neqoftese nuk ke litare andej nga rrin,bo naj ze kendej nga roma se ta sjellim me poste,JENI PLOTESISHT NJERI I FALIMENTUAR.
thumbsup.gif
 

Rambla

Primus registratum
Re: Inteligjenca

Xingaro me behet qejfi qe e don Shqiperine. Une nuk e kisha aty ku mendon ti. Une nuk i qesh fare ca idioteve per te bere pershtypje te mire (nuk me intereson fare! i kam vdekje ato qe e bejne nje gje te tille!) dhe nuk shoh Striscia la notizia. Rri ne Itali vetem se me ofrohet nje mundesi me e mire sesa ne Shqiperi. Dhe per kete je dhe ti, apo jo?!
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Inteligjenca

Fillimisht postuar nga Ema:
[qb] Tere inteligjenca shqiptare po largohet,intelektualet kane emigruar,te rinjte me talent studjojne jashte dhe rralle kthehen.
Si do veje puna???
<img src="/pf/images/graemlins/frown.gif" alt="" />
Jam pesimiste.... [/qb]
E si te mos jesh pesimiste ti moj Emke e dashur, kur ti dhe shume te tjere po merrni diploma qe ju vlejne vetem ne vendin ku i keni marre...
Cfare mund te besh fjala bie nese ke nje diplome penalisti italiane? Mos valle ligji ne Shqiperi eshte ekuivalent i atij italian?
Po keshtu a e din ti dhe gjithe te tjeret qe studiojne jashte nese u njihet diploma apo jo?
A keni shkuar te pyesni ne Ministrine e Arsimit e te merrni vesh nese mund te punesoheni me diplomat e huaja perendimore (per te mos folur per ate te lindjes, qe me fut drithmat vetem ideja!!!), apo per shtetin shqiptar jeni vetem me te mesme?!
Sa kane mbaruar te larten ne keto vite, apo dhe pasuniversitare e sa prej tyre punojne sot neper institucionet shqiptare qofshin keto shteterore, qofshin private?
Ja u them une! Nje numer teper i vogel ai i te punesuarve me ata qe kane mbaruar realisht. Po keshtu numri i te kthyerve mjaft i vogel. Nje numer i konsiderueshem edhe kane ardhur per nje vit e me pas, kush e di se ku u ka mbire fara...
Mos me keqkuptoni, per mua ata kane vepruar drejt. Une nuk jam askush per te gjykuar dhe murit me koke nuk i bihet, edhe pse mendoj se me kontribut modest secili prej nesh mund te hedhe nje hap perpara per ndryshimin e gjerave...
 

Guest
Re: Inteligjenca

diplomat e huaja njihen ne shqiperi kurse te tonat nuk njihen jashte shtetit <img src="/pf/images/graemlins/frown.gif" alt="" />
rolleyes.gif
<img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" />
 

nike palkola

Primus registratum
Re: Inteligjenca

Pajtohem me Nardin71 për të metat që i kemi, por kurrsesi atë punën e kafkës e të pazhvillimit tonë.
Ai ka të drejt edhe ta mohojë kombësinë e vet, jo vetem ti vijë turp...
Kemi faj edhe vetë që jemi në këtë gjëndje, por është edhe pasojë e okupimeve të huaja, që prej rromakëve, sllavëve e grekëve, të turqëve e deri tek okupimi komunist nga pjella jonë e keqe e cila ka shkatrruar çdogjë kombëtare.
Ne kemi histori dhe të kaluar të ndershme. Kemi edhe virtyte. Edhe para 12000 vjetëve ka qenë perendia e mësimit në Egjypt Thoti- Toti. (për më shumë lexoni tek faqja www.mjellma.org/)mbret në Egjypt -Faruku, Ataturku,papë të Rromës, Leka i madh, Kastrioti, Nëna Terezë etj.
Pak krejt kemi intelektualë të mirëfilltë. Nuk janë intelektual (të mirëfilltë)ata që kanë kryer fakultete, por janë ata që kontribojn me vepra me vlerë kombëtare. Shumicën e intelektualëve i kemi pseudointelektualë, dhe ata e kanë fajin që edhe tash na sundojn - përdhosin Kombin e atdheun maskarenjt - antikombëtarët!
Kur kemi mbijetuar deri tash, do mbijetojm, dhe kemi të ardhme derisa të ketë njerëzim mbi Tokë!
Edhe nga jasht mund të kontribohet për Komb e Atdhe.
Duhet angazhimi i secilit, dhe duhet kohë që të shërohemi nga pasojat e diktaturës.
 

ali aliu

Primus registratum
Re: Inteligjenca

NGA SA KAM KONSTATUAR UNE NEPER EUROPE ARSYEJA KRYESORE QE KEMI KETE REPUTACION TE KEQ ESHTE PER KETO ARSYE.

SHUMICA E EMIGRANTEVE JANE FSHATARE TE PA ZHVILLUAR DHE EDHE PSE MUND TE KENE VITE NE NJE VEND SI ANGLI ITALIA A GJERMANIA PRAPE SE PRAPE JANE ATA QE ISHIN.

SHQIPTARET VINE NGA NJE VEND QE ME PLOT GOJE MUND TE THUASH SHTETI NUK EGZISTON KESHTU QE KUR SHKOJNE NE EUROPE DUAN KOHE TE AMBJENTOHEN ME LIGJE .
 

ali aliu

Primus registratum
Re: Inteligjenca

NGA SA KAM KONSTATUAR UNE NEPER EUROPE ARSYEJA KRYESORE QE KEMI KETE REPUTACION TE KEQ ESHTE PER KETO ARSYE.

SHUMICA E EMIGRANTEVE JANE FSHATARE TE PA ZHVILLUAR DHE EDHE PSE MUND TE KENE VITE NE NJE VEND SI ANGLI ITALIA A GJERMANIA PRAPE SE PRAPE JANE ATA QE ISHIN.

SHQIPTARET VINE NGA NJE VEND QE ME PLOT GOJE MUND TE THUASH SHTETI NUK EGZISTON KESHTU QE KUR SHKOJNE NE EUROPE DUAN KOHE TE AMBJENTOHEN ME LIGJE .

JEMI NJEREZ QE JETOJME AKOMA ME KANUNE GJE QE DO TE THOTE JEMI TE PRAPAMBETUR DHE INJORANTE MU NE MES TE EUROPES KU KETO GJERA NUK MUND TE IMAGJINOHEN ME.

JANE PO KETA NJEREZ QE NUK DINE SE CFARE ESHTE IDENTITETI KOMBETAR DHE NUK KANE AS ME TE VOGLIN SHQETESIM SE CFARE EMRI I JAPIN SHQIPERISE NE BOTE.

NE KETE LISTE HYNE DHE QYTETARET PO QE JANE ME TE SOFISTIKUAR NE KRIME POR QE I BEJNE TE NJEJTIN DEM SHQIPERISE.
 

enkela

Primus registratum
Re: Inteligjenca

Une asnjehere nuk jam turperuar te prezantoj veten time e te them se kush jam a prej nga jam. Jam shqiptare e bij shqiptari por megjithate kjo nuk do te thote se nuk jam turperuar nga aktet e kryera nga kriminele, injorante te shtreses me te ulet te popullsise shqipetare qe na ka nxjerrin namin e keq neper bote.

Duke e thene kete, une nuk mund te bashkohem kurre me faktin se disa persona per arsye egoiste jane gati te sakrifikojne cdo gje. Une nuk e kuptoj se ne c'fare gjendje mendore jane ata shqipetare qe jetojne me para te nxjerra nga prostitucioni i "te fejuarave", apo nga shitja e droges, apo ata qeveritare qe mendojne te fusin pjesen me te madhe te fondeve te ndihmave dhe investimeve ne xhepat e tyre kurse 30% e shqipetareve jane pa pune ose marrin rruget e mergimit.
Mos me keqkuptoni nuk jam naive dhe e di se problemet e mesiperme jane te pranishme ne te gjitha vendet megjithate fakti qe ligjet shqipetare kane kaq shume vrima ku kriminelet hyne e dalin si duan e bejne Shqiperin nje parajse per kriminelet, trafikantet dhe burokratet shqipetare. Eshte ligji i ekonomise Supply and Demand.

Si perfundim, une nuk i kam humbur shpresat. Besoj qe nje dite te gjithe ne te kthehem ne Shqiperi dhe te perpiqemi me sa mundemi qe situata politike , ekonomike dhe sociale te permisohet.
 

Ela_001

Primus registratum
Re: Inteligjenca

Fakti qe ne jemi larguar me shifra kaq te konsiderueshme nga Shqiperia tregon qe dicka nuk shkon me atdheun tone. A e keni vene re qe tani ne shqiperi ka me shume rendesi dhe vlersohesh me tepr ne baze te parave e jo inteligjences qe posedon. Dhe ajo qe ka thene Nardi me siper qe "nje popull e meriton liderin qe ka eshte nje thenie e vjeter angleze. Po te mos ish ashtu pse ne kemi/patur si lidera politikane qe nuk jane kujdesur kurre per kombin ne nje menyre te mirefillte.

Po te kthehesh ne histori pervec nje Skenderbeu, jane te rralle lidera te tjere per te cilet do isha krenare te flas. Edhe konkretisht brezi i ri i edukuar mjaft ndodhet me shumice jasht vendit. Ndaj eshte per te ardhur keq.

Sa per te qene shqiptare e kam per krenari, cfaredo te bejn te tjeret per ta ndotur kete emer une perseri do ta mbaj me krenari sepse ta mohosh eshe njelloj si te mohosh vetveten.
 

astrit

Primus registratum
Re: Inteligjenca

Fillimisht postuar nga eksplorues:
[QB] NGA SA KAM KONSTATUAR UNE NEPER EUROPE ARSYEJA KRYESORE QE KEMI KETE REPUTACION TE KEQ ESHTE PER KETO ARSYE.

SHUMICA E EMIGRANTEVE JANE FSHATARE TE PA ZHVILLUAR DHE EDHE PSE MUND TE KENE VITE NE NJE VEND SI ANGLI ITALIA A GJERMANIA PRAPE SE PRAPE JANE ATA QE ISHIN.

O eksplorues me fshatar je ti qe i thua te tjereve fshatar.akoma nuk i keni lene keto ofendime ju mo plak.apo na vjen nga ndonje qytet i shqiperise ku nuk ka as uje e as drita dhe te duket vetja sikur ke lindur ne New York.
 

kola

Primus registratum
Re: Inteligjenca

Fillimisht postuar nga eksplorues:
[QB] NGA SA KAM KONSTATUAR UNE NEPER EUROPE ARSYEJA KRYESORE QE KEMI KETE REPUTACION TE KEQ ESHTE PER KETO ARSYE.

SHUMICA E EMIGRANTEVE JANE FSHATARE TE PA ZHVILLUAR DHE EDHE PSE MUND TE KENE VITE NE NJE VEND SI ANGLI ITALIA A GJERMANIA PRAPE SE PRAPE JANE ATA QE ISHIN.

SHQIPTARET VINE NGA NJE VEND QE ME PLOT GOJE MUND TE THUASH SHTETI NUK EGZISTON KESHTU QE KUR SHKOJNE NE EUROPE DUAN KOHE TE AMBJENTOHEN ME LIGJE .


eksplorues kur dole ti ne europe per here te pare
i ke ditur ligjet e europes? apo i ke mesuar ne leksionet e marksizmit.por kujt ti vije turp te thote se jam shqiptare le te thote dhe te rradhiten ne krah te pirro dhimes qe ne medjat greke shan shqiptaret.
 

i'll_wait_4_U_in_Heaven

Forumium praecox
Re: Inteligjenca

I dija arsyet perse po iki. Kam jetuar ne gjirin tend dhe kam cen neglizhente per cfar me ke dhuruar. Nene te eger te kam urruer, por e shoh se aq thelle ke ngulur rrenjet brenda meje, dhe tani qe jam larg teje ne mes stuhis dhe shiut, zemra drejtohet nga ty. Te them se s'te kam urruer ty kam urruer vetveten. Shikoj rrotull s'je ti por e di se je ti, diku mjaton te pyes zemren, dhe ti me pershendet si gjithmone duke ngjallur ne zemer melodite me te embla.

E di se te kam mohuar dikur, diku, po aq shume te dua tani sa jam teper krenare per cfar me ke dhuruar ne heshjte gjate gjithe ketyre viteve. Je ne gjirin tim. Si flamurin qe e dua aq shume tani TE DUA TY.
 

Prim

Primus registratum
Re: Inteligjenca

Te nderuar bashkeatdhetare!

Nuk ka shume rendesi se ku do te vendosni te jetoni, nuk vlen shume edhe te betoheni per atdhetarizem, askush nuk e ve ne dyshim se atdhedashuria nuk ka asnje lidhje me vendndodhjen gjeografike. Fyerja me madhe qe i beni vetes dhe Atdheut eshte shkrimi i gjuhes ametare ne menyre mjerane. Gjuha eshte kushti i pare i te qenit komb. Po masakruat gjuhen, te tjerat vijne pas.

Me shume keqardhje,

Prim.
 

bart

Primus registratum
Re: Inteligjenca

[qb] TE THEMI TE DREJTEN VETEM PER VITE TE RI DHE PER PLAZH SHKOJ NE SHQIPERI DHE ME E RENDESISHMJA ESHTE PER TE PARE PRINDRIT PER TE TJERA NUK TE MERRE MALLI TE SHKOSH SE SA VI NE RINAS ME BOHET KEPUCA PIS [/qb][/QUOTE]#
Amon more cun, po ti s,ke faj mre vlla ti jetoke ne Lester. Mos u kthe ne Shqiperi se nuk ka as Benefits Agency e as Social Services qe te kujdesen per ty.Njerez si puna jote i bejne mire atdheut nese (nuk)kthehen. E keqja e shqiperise eshte se nuk mund te mbaje parazite.
 
Top