Inteligjenca

Ela_001

Primus registratum
Re: Inteligjenca

Nuk eshte puna se te vjen turp qe je shqiptar, per ta rifrazuar do thoja te vjen turp kur degjon per ato qe bejne shqiptaret. Psh. ne Angli botohet nje e perjavshme News of the World qe e ka kapur fiksimi me shqiptaret, gazetare te ndryshem te tyre jane futur undercover dhe kane infiltruar ne qarqe krimi te drejtuara nga shqiptare. Shifrat sipas te cilave shqiptaret kontrollojne trafikun e prostitucionit variojne nga 70-80% (po citoj gazeten he se mos mendoje njeri qe po i shpik.Mos flasim fare [er qarkun e trafikimit te droges pastaj, ku tani shqiptaret jane ne konflikte me turqit/kurdet dhe xhamaikiante ne lidhje me ke do dominoje me teper. Eshte bere tamam nje biznes i organizuar dhe madje si u shpreh nje gazetar ne lajmet e 23/01/03 po i behet marketing per ta perhapur dhe ne zona te tjera pervec Londres, sidomos kokainen qe eshte njohur me teper si city drug.

Me keto shifra dhe dokumentare dhe artikujt e shumte qe jane shkruar eshte teper demoralizuaese. Sido te jete cdo njeri duhet te kete krenarine kombetare sepse kur mohon vetveten je me keq se ata qe jane lartpermendur.

Sido te jete ndjej keqardhje qe te pakten ne kete ane te globit referohemi si komb qe ne shpirt ka krimin.
 

nardi71

Primus registratum
Re: Inteligjenca

Fillimisht postuar nga Ela_001:
[qb] Nuk eshte puna se te vjen turp qe je shqiptar, per ta rifrazuar do thoja te vjen turp kur degjon per ato qe bejne shqiptaret. Psh. ne Angli botohet nje e perjavshme News of the World qe e ka kapur fiksimi me shqiptaret, gazetare te ndryshem te tyre jane futur undercover dhe kane infiltruar ne qarqe krimi te drejtuara nga shqiptare. Shifrat sipas te cilave shqiptaret kontrollojne trafikun e prostitucionit variojne nga 70-80% (po citoj gazeten he se mos mendoje njeri qe po i shpik.Mos flasim fare [er qarkun e trafikimit te droges pastaj, ku tani shqiptaret jane ne konflikte me turqit/kurdet dhe xhamaikiante ne lidhje me ke do dominoje me teper. Eshte bere tamam nje biznes i organizuar dhe madje si u shpreh nje gazetar ne lajmet e 23/01/03 po i behet marketing per ta perhapur dhe ne zona te tjera pervec Londres, sidomos kokainen qe eshte njohur me teper si city drug.

Me keto shifra dhe dokumentare dhe artikujt e shumte qe jane shkruar eshte teper demoralizuaese. Sido te jete cdo njeri duhet te kete krenarine kombetare sepse kur mohon vetveten je me keq se ata qe jane lartpermendur.

Sido te jete ndjej keqardhje qe te pakten ne kete ane te globit referohemi si komb qe ne shpirt ka krimin. [/qb]
Pershendetje,Ketu ne angli ka pasur shume gazetare qe kene dashur te beheshin te famshem duke rremuar neper jete te personazheve te shquar qe te grabisnin dicka nga madheshtiia e tyre,po nje i shquar nuk i replikoi shkrimeve te nje primitivi dhe provinciali pasi mendoi se ai(gazetari)pikerisht kete kish si synim dhe qellim paresor ne fakt-pra ti rrembente dicka nga madheshtia e tij,dhe ky sra viktime.-besoj se te kjo gazete ka shume elemente per shou dhe shitje.
Me ty ela vij ne kundershti te plote me konkluzionin e shkrimit "me vjen keq qe dhe ne kete ane te globit ....."mua sme vjen hic keq pse sjam nje nga ata dhe kurre se kam portretizuar veten me kete katgori dhe me mjerane te tile qe skane kurajo dhe moral,skane guxim ti thone te basrdhes te bardhe dhe te zezes te zeze.
-------------------------------------------
--Per ndonje qe ngeli ne af duke komentu se cshkruaj une faleminderit,por qellimi ketu eshte edhe marrje opinioneve-keshtu qe me mire se te me komentojne mua le te na shprehin cmendojne vete argumentueshem.
Ju e shihni qe ato cka shkruani une si konsideroj as kafshime qenerore dhe jo me te mendoj te replikoj me JU
Per sqarim ketu ne angli JAM PREZANTAR SHQIPTAR I REPUBLIKES SE SHQIPERISE DHE KAM FITU AZIL TE PERJETSHEM PSE NGA KETU QEVERIA E TIRANES NE KETE VEND KONSIDEROHET KOMUNISTE,KONTRABANDISTE,MAFJOZE DHE KRIMINALE.
kaq,
 

Ernest

Primus registratum
Re: Inteligjenca

Nuk e kuptoj pse ziheni, shaheni e griheni vazhdimisht.

Nuk e kuptoj pse kaloni nga ekstremi ne ekstrem, e ne te shumten e rasteve pyetja "a do ktheheni" apo reflektimi "pse s'ktheheni" duket sikur ju fyen, e si rrjedhim sejcili prej jush shpalos ndjenja boshe atdhetarizmi apo nacionalizmi me nje perzierje kushtesh sociale, ekonomike...qe krahasohen vend e pavend me klishete e jetes ne Shqiperi.

Realitetin shqiptar e njohim te gjithe. Besoj se s'ka nevoje te rrime e ta rikujtojme ne ç'do mesazh tonin. Besoj se s'eshte me vendi te shajme e te bertasim kunder njerit apo tjetrit e te nxijme faqe te tera per te thene te njejten gje. Ne pafundesi te njejtat fjale, i njejti duf, e njejta frike, te njejtat mendime...te riperseritura ne te njejtat tema diskutimi (ju kujtoj qe kjo s'eshte e vetmja faqe e albforumit qe trajton te njejten teme).

Ju qe keni gjetur "parajsen", kurrkush me nuk do t'ju detyroje te ktheheni ne "ferr". E kjo per t'ju thene qe s'keni pse te nevrikoseni e as te mbani fjalime atdhetaresh te "plagosur" qe presin ndryshimin ne Shqiperi per te vrapuar te mallengjyer drejt saj.

Sejcili gezon te drejten te jetoje aty ku do, ashtu siç do, e ato qe akuzojne per tradheti apo per pasivitet ti vejne mire gishtin kokes sepse nuk eshte kjo rruga per te gjetur zgjidhjet per ndryshim, per me shume ne nje forum virtual ku nje pjese e mire anetaresh humbasin me ore te tera per te shkruar broçkulla.

As Shqiperine, e as ndonje vend tjeter te botes nuk e bejne llafet e sharjet qe ndjekin njera tjetren ne nje faqe forumi.
Ndryshimin e ben aksioni, puna e sejcilit prej nesh ne fushat perkatese, qofshim ne Shqiperi apo diku tjeter.
Ato qe duan te kthehen, s'kane pse humbasin kohe neper tema te ketilla, e as te shpalosin cilesite e tyre super-atdhetare.
Ato qe s'duan, le te rrine aty ku jane se s'po i ngacmon kush, po le te ndihmojne me idete e tyre e me mbeshtetjen e tyre (nese jane me te vertete aq te afte sa e mbajne veten neper faqe virtuale) e le te na ndriçojne nga aty ku jane.

Shqiperia eshte bloze, e vertete. Po Shqiperia eshte edhe nje vend ne tranzicion te plote, ne zhvillim te vazhdueshem (pak rendesi ka se si) e gjithashtu nje vend ku me pak dhimbje mund te jetohet e mund te shkohet perpara nese njerezit nuk harxhojne energjite e kapacitetin e tyre neper pyetje retorike.

Atyre qe duan te kthehen ju uroj kurajo e suksese. Atyre qe s'duan gjithashtu.

Eshte hera e fundit qe nderhyj ne forum, e uroj qe ne faqet e tij virtuale te tjere te gjejne tema e debate te nevojshem. Nga ato qe sherbejne me te vertete per diçka, e jo per te ster-thene e ster-shkruar gjera qe s'çojne kurrkund, perveçse ne zenka virtuale per te treguar atdhetarizma e zgjidhje te kohes se Naimit.

Punoni, e organizohuni ne kthim apo ne ikje. E ju lutem mos na lodhni koken me vlera boshe.

Une genjehem me lehte me gjera konkrete, e mendoj se keto te fundit s'kane per te gjetur vend ndonjehere ne ne ndonje forum, fatkeqesisht.
 

Darien

Primus registratum
Re: Inteligjenca

Këtë artikull po e vë këtu për të mbështetur me fakte diçka që tha Ela_001 më lart për trafikun. Më falni ju që nuk dini anglisht, po nuk kam kohë ta përkthej.

Përmbledhja është pak a shumë me këto pika:
- në botë trafikohen 500 mijë femra në vit
- 200 mijë kalojnë nëpër ballkan
- trafiku i femrave dhe i drogës janë të lidhur me njëri tjetrin
- grupet më të mëdha të këtij trafiku janë shqiptarët (nga të gjitha trojet)

ja dhe artikulli

<span style="font-style: italic">4 November 2002
Balkan gangs traffic 200,000 women annually

An Italian-led, joint European police operation, 'Sunflower', led to the arrests
of 80 people in early October 2002, in what was claimed to be the continent's
most important operation ever against human trafficking.

Members of gangs trafficking east European women were arrested in Italy,
Austria, Spain, Portugal, France, Poland, Russia, Ukraine and Belarus. Targets
of the operation included travel agents, coach companies and 'hotel' owners. The
operation followed a similar one in April 2001, in which 100 people were
arrested; police pointed to close co-operation between Russian and Italian
groups in both cases.

However, the operation has only made a small dent in a huge criminal business
whose roots are bound up with the chronic economic, social and political
problems of the transitional states of central and eastern Europe. According to
the US Drug Enforcement Administration (DEA), 500,000 women are illegally
trafficked in the world each year, of whom 200,000 pass through the Balkan
region. That the DEA has been estimating numbers of trafficked women points to
the close relationship of the crime with heroin trafficking and other illicit
businesses prevalent in the region. Research conducted on behalf of the EU
Balkan Stability Pact in 2002 concluded that trafficking in women is the single
largest criminal business in the Balkans in terms of cash turnover, exceeding
even heroin trafficking.

The Balkan traffic in women involves recruitment of women from the more
impoverished and chaotic countries of Eastern Europe, trafficking through
central Europe, to hub points in the Balkans. From these hub points women either
find themselves forced to work as prostitutes in the Balkans, or are trafficked
onward to Western Europe or the Middle East, and in some cases Asia and North
America.

In the journey from eastern source countries to the Balkans and beyond, Belgrade
is the principal trading hub, and it appears that most women trafficked through
the Balkans spend some time in Yugoslavia.

Budapest and Bucharest function as waypoints for women en route to Belgrade.

The principal destinations within the Balkans are Bosnia, Kosovo and Albania.

The dominant group involved in trafficking women, according to intelligence
sources, is ethnic Albanian, and may account for as much as 65% of Balkan human
trafficking. Albanians are involved in a number of routes from start to finish,
a trend increasingly mirrored in Albanian heroin trafficking. There are Albanian
criminals working in Chisinau, trafficking women through Europe, and then
sending women onward to Albanian-controlled brothels in Albania, Kosovo, the UK
and other European countries where Albanian organised crime is active. In
London's Soho district and other parts of the West End, Albanians have achieved
almost total control of off-street prostitution in the last five years.

Other prominent groups include Ukrainian, Russian and Turkish gangs. In
addition, Italian organised crime groups are involved in onward trafficking into
Western Europe. According to one experienced Balkan police officer: &quot;The
Albanians, Russians and Turks are operating in the light, and the Italians are
operating in the shadow, but their role should not be underestimated.&quot;

</span>
 

Dajaku

Primus registratum
Re: Inteligjenca

Propagandes anti-shqiptare qe investohet nga greko-slavet u duhet dhene pergjigje, por matufet ne Shqipri nuk kane kohe se ate e shfrytzojne per mashtrime. Sikur dhe 200 000 milingona te kishin kalu do ishte bere hataja, jo me 200 000 njerez, dhe aq me keq 200 000 femra qe me siguri do ishte bere zallahija e madhe, gjithe meshkujt shqiptar do ishin bere me harem ne shpi tani. :tipsy: :tipsy: :tipsy:
Shume te3 fala propagandes anti-shqiptare! &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/tongue.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/tongue.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Goca

Primus registratum
Re: Inteligjenca

NUK MUND TE QUHET &quot;INTELIGJENCE&quot;, NJE BREZ QE POHON: UNE ATJE S'KTHEHEM KURRE.....
 

dedalus

Primus registratum
Re: Inteligjenca

I dashur wow.me kete mesazh dua thjesht te te falenderoj qe me kuptove dhe nuk e keqkuptove pergjigjen time dhe mendimin tim.Sepse sic e di shume mire ne shqiptaret nuk merremi vesh me njeri tjetrin.une kur u largova nga shqiperia nuk kam qene mire materialisht.Mbarova gjimnazin shumemire dhe prinderit sakrifikuan per mua.Cdo gje qe kam ndertuar ketu e kam ndertuar me djersen time.dua te te tregoj nje episod qe ndoshta do te te beje shume pershtypje.une jam ne vit te fundit ne rome per shkenca diplomatike.para nje viti ne toronto behej nje seminar dhe profesori me ftoi edhe mua qe te shkoja.por ishte si pengese vetem ana burokratike ose ajo diplomatike.duhej qe une te shkoja tek ambasadori yne per nje garanci te tij per mua.dhe e di se cme tha por ti o djale i ri je po nuk shkove kete vit do shkosh vitin tjeter .Si mund te ndihesha une ne kete rast.u ndjeva bosh fare dhe pa nje shtet i cili te me mbroje.ja kjo eshte arsyeja qe une nuk dua te kthehem ne shqiperi .ne nuk jemi ne gjendje te ndihmojme veten tone dhe jo me te presim ndihme nga te tjeret.ok une te uroj gjithe te mirat ne jete dhe sa me shume fat.
 

Ela_001

Primus registratum
Re: Inteligjenca

citim: Me ty ela vij ne kundershti te plote me konkluzionin e shkrimit &quot;me vjen keq qe dhe ne kete ane te globit .....&quot;mua sme vjen hic keq pse sjam nje nga ata dhe kurre se kam portretizuar veten me kete katgori dhe me mjerane te tile qe skane kurajo dhe moral,skane guxim ti thone te basrdhes te bardhe dhe te zezes te zeze._________________________________________

Me vjen keq i dashur Nardi, sepse do preferoja te na degjohej emri per mire dhe jo per keq.
 

Ela_001

Primus registratum
Re: Inteligjenca

Hesiod,

jam dakort me ty persa i perket mbeshtetjes sone nga shteti. Eshte per te ardhur vertet keq qe nuk kemi mbeshtetje te nje niveli sadopak te konsiderueshem. Pikerisht nga kjo mosmbeshtetje na duhet te bredhim per viza mabasade me ambasade, kur ke shtete jashte europes, tip Bolivie a Ecuadori qe nuk kan nevoje per viza ne shumicen e shteteve Europiane. As mos fol fare pastaj per mbeshtetje te studenteve,
 

a-alket

Primus registratum
Re: Inteligjenca

Fillimisht postuar nga *Penelat e van gogut*:
[qb] NUK MUND TE QUHET &quot;INTELIGJENCE&quot;, NJE BREZ QE POHON: UNE ATJE S'KTHEHEM KURRE..... [/qb]
do kthehemi te gjithe dhe do behemi te gjithe Skenderbenj e Donika dhe do e shpetojme atdheun nga armiqte e jashtem dhe te brendshem. :mad:
 

AL_Dedja

Primus registratum
Re: Inteligjenca

Poema e Mjerimit


Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi
kur shef ftyra të zbeta edhe sy t&amp;#8217;jeshilta
që t'shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
të tan jetën e vet derisa të vdesin.


E mbi ta n'ajri, si në qesendi,
therin qiellën kryqat e minaret e ngurta,
profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta
shkëlqejnë. E mjerimi mirfilli ndien tradhti.
Mjerimi ka vulën e vet t'shëmtueme,
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme,
balli që e ka, syt që e shprehin,
buzët që më kot mundohen ta mshefin -
janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,
t'mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës
mbi t'cilën hangri darkën një qen e pamshirshëm
me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm.


Mjerimi s'ka fat. Por ka vetëm zhele,
zhele fund e majë, flamujt e një shprese
t'shkyem dhe të coptuem me t'dalun bese.


Mjerimi tërbohet n'dashuni epshore.
Nëpër skaje t'errta, bashkë me qej, mij, mica,
mbi pecat e mykta, t'qelbta, t'ndyta, t'lagta
lakuriqen mishnat, si zhangë; t'verdhë e pisa,
kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta
edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
n'epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja.
Dhe aty zajnë fillin t'marrët, shërbtorët dhe lypsat
që nesër do linden me na i mbushë rrugat.


Mjerimi në dritzën e synit t'kërthinit
dridhet posi flaka e mekun e qirit
nën tavan t'tymuem dhe plot merimanga,
ku hije njerzish dridhen ndër mure plot danga,
ku foshnja e smume qan si shpirt' i keq
tu' ndukë gjitë e shterruna t'zezës amë,
e kjo prap shtazanë, mallkon zot e dreq,
mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randë.
Foshnj' e saj nuk qesh, por vetëm lëngon,
e ama s'e don, por vetëm mallkon.
Vall sa i trishtueshëm asht djepi i skamit
ku foshnjën përkundin lot edhe të fshamit!


Mjerimi rrit fëmin në hijen e shtëpive
të nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,
ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnive
kur bashkë me zoja flejnë në shtretënt e lumnis.


Mjerimi pjek fëmin para se të burrnohet,
don ta msojë t'i iki grushtit q'i kërcnohet,
atij grusht që n'gjumë e shtërngon për fytit
kur fillojnë kllapitë e etheve prej unit
dhe fetyrën e fëmis e mblon hij' e vdekjes,
një stoli e kobshme në vend të buzqeshjes.
Nji fryt kur s'piqet dihet se ku shkon
qashtu edhe fëmia n'bark t'dheut mbaron.


Mjerimi punon, punon dit e natë
tu' i vlue djersa në gjoks edhe në ballë,
tue u zhigatun deri n'gjujë, n'baltë
e prap zorrët nga uja i bahen palë-palë.
Shpërblim qesharak! Për qindenjë afsh
në ditë - vetëm: lekë tre-katër dhe &quot;marsh!&quot;.


Mjerimi kaiher' i ka faqet e lustrueme,
buzët e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,
trupin përmendore e një tregtis s'ndytë,
që asht i gjikuem të bijë në shtrat vet i dytë,
dhe për at shërbim ka për të marrë do franga
ndër çarçafë, ndër fëtyra dhe në ndërgjegje danga.


Mjerimi gjithashtu len dhe n'trashigim
-jo veç nëpër banka dhe në gja të patundshme,
por eshtnat e shtrembta e n'gjoks ndoj dhimbë,
mund që t'len kujtim ditën e dikurshme
kur pullaz' i shpis u shemb edhe ra
nga kalbsin' e kohës, nga pesha e qiellit,
kur mbi gjithçka u ndi një i tmerrshmi za
plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,
ish zan' i njeriut që vdiste nën tra.
Kështu nën kambët'randë t'zotit t'egërsuem -
thotë prifti - vdes ai që çon jetë të dhunuem.


Dhe me këto kujtime, ksi lloj fatkeqësinash
mbushet got' e helmit në trashigim brezninash.
Mjerimi ka motër ngushulluese gotën.
Në pijetore të qelbta, pranë tryezës plot zdrale
të neveritshme, shpirti me etje derdh gotën
n'fyt për me harrue nandhetenand' halle.
E gota e turbull, gota satanike
tu' e ledhatue e pickon si gjarpni-
dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,
nën tryezë qan-qeshet në formë tragjikomike.
Tê gjitha hallet skami n'gotë i mbyt
kur njiqind i derdh një nga një në fyt.
Mjerimi ndez dëshirat si hyjet errsina
dhe bajnë tym si hejt q'i ban shkrum shkreptima.


Mjerimi s'ka gëzim, por ka vetëm dhimba,
dhimba paduruese qe t'bajnë t'çmendesh,
që t'ap in litarin të shkojsh fill' e t'varesh
ose bahe fli e mjerë e paragrafesh.


Mjerimi s'don mshirë. Por don vetëm të drejt!
Mshirë? Bijë bastardhe e etënve dinakë,
t'cilt n'mnyrë pompoze posi farisejt
i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak
tu' ia lëshue lypsiti një grosh të holl' n'shplakë.


Mjerimi asht një njollë e pashlyeme
n'ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj.
Dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme
ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj.

mendimi im eshte se per nje pjese te intelegjences ka arsye per largimin e saje por per nje pjese qe po ikin pa arsye eshte e pa falshme .prandaj te gjithe ata qe po lene me te vertete ket vend te mrekullueshem qe si gjindet shoqja ne planet eshte se ata nuk jane te afte te ti bejne balle nje pjese &quot;qe munde tu themi se jane thjeshte rugaqe pa cka se hiqen si intelektual edhe kane zene nje kolltuk e fare nuk po mendojne per shqiptaret e vertete por vetem per te ntrashur gjepat e tyre .pra po e mbyli me keto fjale se le te tegohemi me te guximshenm ndaj te pa pergjegjshmeve qe aktualisht ndodhen neper poste te larta shteterore,dhe tjua tregojme vendin e duhur,prandaj kam shprese se kemi forca edhe potencjalin eduhur .Po qendroni edhe ngrini zerin ndaj te pa afteve .Rofte shqipria
thumbsup.gif
thumbsup.gif



Sjellur nga ITENA
 

AL_Dedja

Primus registratum
Re: Inteligjenca

Ketu s'do jem


Ketu s'do jem do jem larguar
Ne toke I tretur si te tjeret
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kamarieret

Dhe neper udhet ku kam ecur
S'do ndihet kolla ime e thate
Mbi varrin tim do te rrije I heshtur
Nje qipariz si murg I ngrate

Ti do trishtohesh atehere
Se s'do me kesh ne dhome te gjalle
Dhe kur ne xham te fryje ere
Do qash me eren dalengadale

Por kur te jesh merzitur shume
Ne raft te librave kerkome
Aty do jem I fshehur une
Ne ndonje fjale a ndonje shkronje

Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe un do te zbres do t'vi prane teje
Ti si dikur me mall do qeshesh
Si nje blerim pas nje rekeje.


V :rockband: etem ne jemi ato qe mund te themi se shqiperia munde te behet por ne duhet ta bejme e jo te ikim se shqiperia pa ne nuk ka vlere .Rofte shqiperia edhe zoti e bekofte .
 

Goca

Primus registratum
Re: Inteligjenca

Fillimisht postuar nga bscemscs:
[qb]
Fillimisht postuar nga *Penelat e van gogut*:
[qb] NUK MUND TE QUHET &quot;INTELIGJENCE&quot;, NJE BREZ QE POHON: UNE ATJE S'KTHEHEM KURRE..... [/qb]
do kthehemi te gjithe dhe do behemi te gjithe Skenderbenj e Donika dhe do e shpetojme atdheun nga armiqte e jashtem dhe te brendshem. :mad: [/qb]
Satiren mund ta ruani per ndonje teme tjeter, ka mjaft te tilla ne forum, m.gj.s s'eshte ide e keqe sikur te beheshim Skenderbe e Mamica , vetem se nuk do perdornim shpaten per ti prere koken armikut, por dijen per te ndryshuar mendjet tona.
 

bachmann

Primus registratum
Re: Inteligjenca

Edhe une si shume te rinj me eshte dhene mundesia te studioj jashte shteti. ky eshte viti im i 6 dhe ne qershor mbroj diplomen.Kjo ska shume rendesi mbase, por ajo qe dua te them eshte se dhe une jam menduar shume per ate qe dua te bej mbas shkolles. dmth te kthehem ne Shqiperi apo jo....kjo pyetje me ka munduar aq shume saqe shpehere eshte kthyer ne debat mes meje e te fejuarit tim. Dmth une duhet te zgjedh: te kthehem dhe ti jap dicka nga experienca ime europiane vendit tim, apo te ndjek rrugen e zemres e te jetoj me njeriun e zemres qe eshte i huaj?
...ju si thoni?....a do e humbisnit dashurine per Shqiperine?
 

Goca

Primus registratum
Re: Inteligjenca

Fillimisht postuar nga Shadow of Self:
[qb] ju rren mendja se jeni inteligjenta? [/qb]
Po nje popull qe e konsideron veten &quot; BUDALLA&quot; eshte i vdekur. Ne s'po themi qe jemi neve ajka e Shqiperise, por s'mund te mohosh qe shumica e artisteve p.sh, sot ndodhen jashte shtetit.Ata bejne pjese tek inteligjenca apo jo?
 

Erison700

Forumium maestatis
Re: Inteligjenca

Fillimisht postuar nga *Penelat e van gogut*:
[qb]
Fillimisht postuar nga Shadow of Self:
[qb] ju rren mendja se jeni inteligjenta? [/qb]
Po nje popull qe e konsideron veten &quot; BUDALLA&quot; eshte i vdekur. Ne s'po themi qe jemi neve ajka e Shqiperise, por s'mund te mohosh qe shumica e artisteve p.sh, sot ndodhen jashte shtetit.Ata bejne pjese tek inteligjenca apo jo? [/qb]
Penelo me duket se e ke gabim.
Une do te thoja qe... po! Ne jemi &quot;ajka&quot; e Shqiperise. Prit pak se ketu shumica jane studente(behet fjale gjithmon per ata qe jane jashte shqiperise) Pastaj mbi te gjitha nuk mund te krahasosh mentalitetin e nje personi qe ka 6-7 ne Evrope me mentalitetin e nje qe punon murator ne Shqiperi(pa fyereje thjesht nje krahasim). Universitet e Evropes u kane dhene edukat studentave tane(atyre qe u ka munguar).
Prandaj Shqiperise i duhet dhe ka shum, shum nevoj per njerez te lartpermendur.
smash.gif
smash.gif
 

v

Primus registratum
Re: Inteligjenca

Kjo eshte here e pare per mua qe po hyj ne kete faqe. Wow. Jam shume e impresionuar nga temat qe jane prekur. Une jam shume krenare per vendin tim dhe do te deshiroja qe gjendja te ishte me mire atje. Ndihem shume keq kur shikoj se cfare korrupsione ka dhe se njerezit marrin pozita vetem per te futur leke ne xhep. Une do te kisha shume deshire qe te kontriboja ne rangun intelektual atje por besoj sepse shume gjera nuk kane ndryshuar.

Ndoshta ne nje te ardhme te gjithe do te punojme per te patur nje Shqiperi ne Komunitetin Evropian dhe te mos na shikojne me nje perbuzje nga faktet negative qe nxjerrin ne gazetat e tyre.
 

makiavelo

Primus registratum
Re: Inteligjenca

Fillimisht postuar nga Ema:
[qb] 1.Une nuk jam inteligjenca
2.Une pas maximumi dy-tre vjetesh do kthehem!

&lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; [/qb]
sa e sigurte jeni se do te ktheheni, zonjushe?
ndoshta mund te beni me shume per shqiperine duke punuar ne ndonje vend tjeter... besoj se te gjithe shqiptarert kudo qe jane kane detyrim moral te mendojne e te punojne per te ardhmen e shqiperise... &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

emiljo

Primus registratum
Re: Inteligjenca

Pat thene nje poet shqiptar, i merguar ne dhe te huaj, i mbeshtjelle me ngrohtesine e endrrave dhe frymezimeve, me deshira te zjarrta, me mendje te ndricuar e me gjuhe te kafshuar, me sy plot lot, qe ne te themi sot...&quot;ku te duket balta me e embel se mjalta?&quot;
Ndoshta jo me keto fjale, sigurisht me fjale te tjera edhe ne mundohemi, kudo qe jemi, ta &quot;embelsojme pak balten e Shqiperise&quot;.
Por ec e fol me ata qe e &quot;hane&quot; balten perdite ne Shqiperi, qe terrin e kane ne shpirt, ne cdo kuptim te fjales &quot;terr&quot;. Si thoni ju, a dine ata ti pergjigjen pyetjes se Cajupit: &quot;ku te duket balta me e embel se mjalta&quot;? Ndoshta, shume shume, mund te pergjigjen me nje pyetje tjeter: &quot;Mjalta, c'eshte mjalta?
Ndoshta po e ekzagjeroj pak, por qe te duket balta me e embel se mjalta ne Shqiperi, vetem nje si Cajupi mund ta thonte. Te tjeret, si puna ime, e shume te tjereve, qe shkruajne e punojne jashte Shqiperise, mendimet e tyre per Shqiperine vlejne aq sa vlen balta e Cajupit, mjalte qe shqiptaret ne Shqiperi nuk e dine se cfare eshte.
 
Top