S
Scorpion
Guest
Inteligjenca
Ne saje te inteligjences njerezit kapercejne kufijte e tyre fizike dhe pershtaten me kushtet e ndryshme te mjedisit. Ne psikologji inteligjenca eshte nje realitet qe nuk mund te shihet, te preket apo te matet fizikisht, megjithate ekziston.
Termi "inteligjence" perdoret shpesh ne kuptime te ndryshme. Disa njerez e vleresojne shkallen e tyre te inteligjences duke u krahasuar me te tjeret, disa e lidhin me suksesin shkollor, te tjere me gradimin profesional dhe me sjelljen sociale te pershtatshme. Sipas psikologut Vernon, inteligjenca eshte teresi shkathtesish te nevojshme per te pasur sukses ne nje kulture. Ndersa shumica e psikologeve te tjere pranojne dhe mbeshtesin pershkrimin e pergjithshem mbi inteligjencen si aftesi e pergjithshme per te vepruar ne menyre te pershtatshme, per te vepruar racionalisht dhe per ta pershtatur me efikasitet me mjedisin. Si elemente me te rendesishem te inteligjences konsiderohen: arsyetimi abstrakt, aftesia per zgjidhjen e problemeve, aftesia per te fituar njohuri, kujtesa, pershtatja me mjedisin.
Psikologu Luis Thurstone inteligjencen e ka ndare ne 8 faktore specifike aftesi primare mendore:
1 Aftesite hapesinore dhe pamore (aftesi per te bere te dukshme format dhe relacionet hapesinore)
2-Shpejtesi perceptive ( aftesi per te kapur shpejt detajet pamore dhe per te gjetuar ngjashmerite dhe ndryshimet midis stimujve.)
3-Aftesi numerike (aftesi per te bere llogari)
4-Kuptimi verbal (aftesi per te kuptuar domethenien e fjalive)
5-Kujtese ( aftesi per te kujtuar informacionin)
6-Fluiditet verbal (aftesi per te gjetur shpejt fjalet)
7 Arsyetim deduktiv ( aftesi per te nxjerre shembuj nga rregulla te pergjithshem)
8-Arsyetim induktiv (aftesi per te nxjerre rregulla te pergjithshem sipas shembujve.)
Termi "inteligjence" ka dhe kuptimin: "aftesia per te arsyetuar, kuptuar, marrja vesh dhe perfitimi nga pervoja, eksperiencat"
Diskutim te mbare!