Intelektualët kërkojnë burime relevante për enciklopedinë
Para se t`i rreket rividimit të pjesës kontestuese nga enciklopedia AMSHA doemos duhet të bëjë korrigjime në edicionin e parë meqë tirazhi nuk barazohet vetëm në shifrën prej 50 ekzemplarëve.

Kjo ishte porosia e dërguar sot nga tribuna me titull Enciklopedia maqedonase, projekt objektiv ose kuazishkencor me prapavijë politike, në të cilën morën pjesë akademikë, profesorë dhe ekspertë tjerë.

Është më rëndësi që tirazhi i përgjithshëm nga edicioni i parë të jetë i korrigjuar dhe përcaktimet për historinë shqiptare dhe marrëdhëniet maqedonaso-shqiptare të shkruhen sërish mbi një bazë profesionale dhe me përdorimin e metodologjisë përkatëse dhe burimeve relevante, theksoi në debatin profesori Vllado Popovski.

Sipas tij, në shkrimin e pjesës kontestuese të enciklopedisë nuk janë përfshirë albanologë dhe nuk janë përdorur burime relevante.

Akademiku Ali Aliu porositi se duhet të gjendet një mënyrë intelektuale për të tejkaluar, siç u shpreh, fatkeqësinë Enciklopedinë maqedonase.

Ai bëri të ditur se projekti Enciklopedia maqedonase ka ofenduar një pjesë të qytetarëve të vendit dhe i ka shkaktuar dëm shtetit.

AMSHA duhet të gjejë forcë për t`u distancuar nga edicioni i parë, ndërsa gjatë hartimit të edicionit të ri të përfshihen akademikë relevantë dhe njërëz me mentalitet dhe korrektësi më të ndryshme shkencore, bëri të ditur akademiku Aliu.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22957. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22957
![enciklopedija51-300x190.jpg](/proxy.php?image=http%3A%2F%2Fwww.shqipmedia.com%2Fwp-content%2Fuploads%2F2009%2F09%2Fenciklopedija51-300x190.jpg&hash=bc55cdbdcc3836f7ad3002ec14a9c1e4)