Intel prezanton softuerin e saj në IDF 2009

Intel prezanton softuerin e saj në IDF 2009

Inteli.jpg

Prodhuesi më i madh në botë i çipave kompjuterik në Forumin e Zhvilluesve të Intel ka prezantuar për së afërmi funksionimin e sistemit operativ për pajisje mobile, të ashtuquajturin Moblin.

Gjersa korporata Intel po tejkalon fushat e biznesit të saj bërthamë për krijim të mikroprocesorëve për laptop dhe dekstop, prodhuesi i çipave është duke u paraqitur në skenë edhe si prodhues i softuerit.

Caku i vënë para është sigurisht prodhimi i pajisjeve të llojeve të shumta që funksionojnë më së miri me çipat e Intel.

Një shembull: Intel është duke përkrahur një projekt me kod të hapur të quajtur Moblin, që është një sistem operativ për pajisje mobile.

Në IDF 2009 (Intel Developers Forum), gjatë ditës së martë shefi ekzekutiv Paul Otellini gjithashtu prezantoi këtë softuer që prodhuesit e kompjuterëve mund ta përdorin për të krijuar aplikacione të shumta ashtu sikurse ka bërë Apple për pajisjen e saj iPhone. Projekti i Intel do ti lejojë programorët të shkruajnë aplikacione që punojnë në shumë sisteme operative dhe në lloje të ndryshme të kompjuterëve, duke shfrytëzuar çipat e Intel.

Intel thekson se do të eliminojë programimin masiv që tani kërkohet për aplikacione që dëshirohet të përshtaten për të punuar në pajisje të shumta.

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=805. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=805

Top