Re: Instinkti
Instinkt: Impuls per te vepruar ne njefare menyre.Ky veprim paraqet (sidomos te kafsha) keto tre tipare:
1.eshte i lindur (grerezat e vetmuara te quajtura grereza muratore e bejne cerdhen e tyre po ashtu si e kane bere prinderit e tyre edhe pse keta ngordhin para zhvillimit te grerezes-foshnje, pra nuk kane mundesi ta mesojne si ndertohet cerdhja.Po keshtu ndodh edhe me me zogjte shtegetare, qe e dine ne menyre te lindur rrugen shtegetimit te tyre nga 6 000 ne 12 000 Km, edhe pse jane ne vitin e pare te jetes dhe "prinderit" nuk i kane aty per t'i drejtuar.)
2.eshte uniform (instikti nuk perfeksionohet, per shembull teknika e ndertimit te pengesave nga kastoret nuk ka perparuar me kalimin e kohes).
3.eshte specifik (cdo specie ka instikte te vecanta.)
Pra instinktet jane reflekse komplekse qe jepen me natyren e individit.Megjithate, keto reflekse mund te plotesohen nga "reflekse te kushtezuara" qe i japin instiktit njefare zhdervjelltesie dhe aftesim pershtatjeje.Te njeriu, ne pergjithesi, instiktet frenohen nga rregullat e shoqerise dhe maskohen ne saje te nderhyrjes se inteligjences (arsyetimeve, motivimeve racionale dhe retrospektivave te qendrimeve instiktive) dhe ato rishfaqen vetem kur frenohet inteligjenca (endrra, emocione, pasione, semundje mendore).
Si perfundim:Instinkti eshte nje menyre te sjelluri e cila eshte e programuar gjenetikisht tek nje qenie.Per kete arsye, sjellja instinktive nuk eshte rezultat i “te mesuarit’ dhe mund te shihet tek anetaret e llojit si dicka e standartizuar.
P.s.Persa i takon Refleksit te kushtezuar do t'ju permendja perpjekjet e Pavllovit me qenin e tij te famshem.