Mbi 60% e shqiptarëve marrin borxh tek miqtë, biznesi: S’blen askush
Tiranë - Pavarësisht shifrave pompoze të qeverisë punësimi në Shqipëri ose numri i personave që sigurojnë të ardhura ka rënë me 4% gjatë 6-mujorit të parë të 2014.
Shifra është bërë publike në një raport të Bankës së Shqipërisë për Stabilitetin Financiar. Sipas raportit, qytetarët shqiptarë marrin borxhe për të plotësuar nevojat. 60 % e familjeve i gjejnë paratë në mënyrë informale nga miqtë dhe shokët, ndërkohë që vetëm 40% e tyre i kërkojnë paratë në sektorin formal ose në banka. 29 % e qytetarëve shqiptarë deklarojnë se kanë marrë hua të detyruar nga ulja e të ardhurave në familje si dhe prej shtrenjtimit të jetësës. Ndërsa qëllimet kryesore të huamarrjes së familjeve janë “blerja/riparimi i një prone” dhe “konsumi”.
Të dhënat tregojnë se aftësia paguese e borxheve nga këto familje ka rënë ndjeshëm si rezultat uljes së të ardhurave. Rreth 55% e familjeve huamarrëse i përkasin grupit me të ardhura mujore në kufijtë “17-50 mijë lekë”e cila gjithashtu vlerësohet, në ulje me 6-mujorin e kaluar, duke rënë nën mesataren e deritanishme. Pothuajse e njëjta situatë paraqitet edhe për bizneset, të cilat 5 vitet e fundit janë detyruar që të marrin më shumë hua.
Më shumë se gjysma e kompanive dhe sipërmarrjeve që operojnë në vendin tonë kanë deklaruar se kanë marrë hua për të vazhduar aktivitetin e tyre, por pavarësisht këtyre shifrave pritshmëritë për 6- mujorin e dytë të vitit përsa i përket ecurisë ekonomike priten të jenë më të mira.
ORA NEWS