Insektet, ushqimi i së ardhmes

Më shumë se 2 miliardë njerëz në botë shijojnë ushqyerjen me brumbuj, grerëza dhe insekte të tjera si pjesë e vakteve normale të tyre. Kjo kulturë e të ushqyerit perceptohet në mënyra të ndryshme. Jo çdokush dëshiron të konsumojë insekte.

Një raport i Organizatës së Bujqësisë dhe Ushqimit pranë Kombeve të Bashkuara thotë se po të merrte përhapje më të gjerë do të ishte një mënyrë shumë frytdhënëse për të luftuar urinë në botë dhe për të eleminuar ndotjen.

Duke iu referuar këtij raporti, bujqësia e insekteve është “një nga mënyrat e shumta që çon drejt sigurisë së ushqimit dhe ushqyerjes”. Specialistët sugjerojnë që jo vetëm ne mund të ushqehemi me ta, por edhe gjëja e gjallë.

Insektet janë një burim shumë i mirë ushqyerjeje. Ato kanë përqindje të lartë nutrientesh. Kërkojnë 12 herë më pak ushqim sesa bagëtitë për të dhënë një produkt me të njëjtën sasi proteinash.

Rritja dhe grumbullimi i insekteve ofron një mundësi për punësim dhe të ardhura. Përmes prodhimit industrial ose grumbullimit lokal, “tregtia e insekteve” mund të kthehet në një veprimtari gjeneruese të tregjeve në zhvillim.

Në mënyrë që njerëzit të mësohen me idenë e ngrënies së insekteve, sipas këtij raporti ftohen që restorantet t’i përfshijnë ata në menu, gjë që mund të ndihmojë në një pranim më të natyrshëm si pjesë e dietës ushqimore.
Organizata e Bujqësisë pretendon se konsumimi i insekteve do të ndihmojë në ushqyerjen e 9 miliardë njerëzve që do të popullojnë tokën në vitin 2050.

Mushkonjat janë një burim shumë i rrezikshëm për përhapjen e sëmundjeve infektive. Drejtoria e Shëndetit Publik ka vënë së fundmi alarmin për mundësinë e përhapjes së malaries nga ky vektor.

Më të rrezikuara janë zonat moçalore, ndonëse është një kanosje që nuk përjashton njeri. Sezoni veror na bën edhe më të ekspozuar ndaj sëmundjeve infektive që përhapen si nga mushkonjat ashtu edhe mizat, milingonat, merimangat, akrepat apo minjtë.

Tashmë, për t’i parandaluar është vonë, por ajo që mund të bëni së paku është t’i eleminoni këto insekte dhe vektorë të rrezikshëm duke bërë dezinfektim, dezinsektimin dhe deratizimin.

Me rëndësi është të zgjedhësh njerëz profesionistë të cilët përdorin preparate që kanë efektin e duhur, pa shkaktuar efekte anësore në shëndet. Një pjesë e tyre mund të përdoren vetë duke ndjekur instruksionet. Por, për disa të tjera është e domosdoshme prania e specialistit në terren.

Në ambientin e shtëpisë furrtaret e mushkonjat janë shqetësimet kryesore. Ato zhvillohen më shumë në tualet dhe kuzhinë. Zgjidhja do të ishte spërkatja e ambienteve përkatëse. E veçanta e produkteve të viteve të fundit është se aplikimi mund të bëhet ndërkohë që familjarët zhvillojnë aktivitetin e tyre normal në shtëpi.

E njëjta procedure bëhet edhe në industrinë e ushqimit, ku edhe shkalla e ndjeshmërisë është shumë e lartë.

Dhimitri Stathis, administrator i GENAP, thekson: “Produktet që ne përdorim janë të lehta. Ato nuk duhet të bien në kontakt me ushqimin, por pikat që ne vendosim nuk janë të rrezikshme, nuk kanë aromë…”

Kujdes të veçantë kërkojnë ndërmarrjet e mëdha. Gjithmonë ekziston rreziku që gjatë dezinfektimit të shtohet dëmi në shëndet: “Ne vendosim kurthe për të monitoruar prezencën dhe sasinë e insekteve që fluturojnë. Nëse ka shumë, duhet të spërkasim për t’i eleminuar ato. Spërkasim përreth për ato që ecin dhe vendosim kurthe me ngjithës për minjtë sepse ata nuk duhet të ngordhin brenda ambienteve për të mos kontaminuar ushqimin.”

Me të njëjtin kujdes dhe profesionalizëm mund të mbrosh edhe mjediset e jashtme. Ekzistojnë shumë produkte të cilat arrijnë rezultatin e kërkuar duke ngordhur insektet e rrezikshme e duke mbrojtur kafshët shtëpiake.
 

scadarsko

Locus omnem
Ne Europe u be nami se né market u gjeten gjurme perberjeje mish kali,e jo te gjejme keto insekte!faktikisht ne Europe,eshte problème te bindesh qytetarin per konsxumim e ketyre produkteve sepse ndjell neveri.....eshte vetem nje % e vogel qe blen mish kali ne markete europes,e keto insektet as nuk behet fjale sepse Europa nuk ka uri,sic kane kontinentet tjera !
 

gurax

Pan ignoramus
Ceshtja e neverise lidhur me disa lloje ushqimesh eshte dicka kulturale dhe ndryshon nga vendi. Per mua nuk ka shume te beje uria. Psh:

Ne disa vende njerezit hane midhje te gjalla. Ne disa te tjera jane te neveritshme edhe te gatuara.
Ne disa vende hahen bretkocat. Ne disa te tjera jane te neveritshme.
Ne disa vende hahet kukurec. Ne disa te tjera te hash zorre eshte dicka e neveritshme.
Ne disa vende hahet mishi i qenit, dhe qente rriten neper ferma po njesoj si pulat, derrat dhe vicat. Ne disa vende te tjera kjo gje eshte jo vetem e neveritshme por edhe amorale.
Po njesoj si kjo me lart, por kesaj here jo me qente por me lopet.
Etj. etj, etj.

Insektet jane thjesht nje nga zerat e nje liste shume te gjate.
 

scadarsko

Locus omnem
I kam pa tek nje program télévision francez,ku ne Thaïlande dhe Vietnam, i skuqnin si patatet dhe pa asnje problèmes i hanin me qejf......e vertet sic tha Gurax me lart per zorret kukurrec,ketu ou jetoj pervec tyre edhe zemra me melci nuk i hane !une mendoj se zona gjeografikee per nje ushqyerje te paster e shendoshe eshte ballkani dhe mesdheu.
 
Top