INJORANCA E KOHEVE MODERNE

INJORANCA E KOHEVE MODERNE

A KONSIDEROHET INJORANCA SI FATKEQESI?APO SHOQE E NGUSHTE E JETES SHOQERORE SHQIPETARE?


Kujdes drejteshkrimin! /pf/images/graemlins/smile.gif
 

godfather

Primus registratum
Re: INJORANCA E KOHEVE MODERNE

ndonje prej moderatoreve t'i ndryshoje titullin temes, se nuk i ka lezet aspak qofte edhe gabimi me i vogel nje teme te tille /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

mostro

Putraku
Re: INJORANCA E KOHEVE MODERNE

AS fatkeqesi as shoqe e ngushte..
Modernizimi kudo ne bote eshte arritur nepermjet nje serse evoluicionesh(teknologjike,mendore).Nuk eshte e lehte qe nga nje jete primitive nje dite me perpara te zgjohesh ne nje bote moderrne te nesermen.Fakti qe ne mundohemi me te tonen qe sa do pak te tregohemi modern ne ditet e sotme,tregon se deshiren per te ndryshuar e kemi dmth nuk ka te beje me injorancen.Edhe nqs nuk dime ta shprehim sic duhet kete moderrnizim,ka mungese te theksuar dijesh,emancipimi,informacioni..
Fatkeqsi,ndoshta sot mund te na duket ,sepse nuk funksionon sic duam ne,Ama pas 50 vjetesh brezat do jene shume me te prirur per te qene me modern dhe me te aft per ta bere te funskionoj sic duhet..
 

lupi

Primus registratum
Re: INJORANCA E KOHEVE MODERNE

do te citoja nje shokun tim(nga nje qytet i veriut)te me thote nje dite:si nuk e gjej nje njeri"model"ketu!? e kishte fjalen per edukaten dhe sjelljen shoqerore .E kam lexur ne nje liber kujtimesh te nje sekretari anglez qe ka sherbyer ne kohen e princ Vidit qe garda e ushtarkeve shqipetar ishte vertet e afte ne detyre por shume e pamundur te mbante disipline!Duhet te jete ceshtje tradite apo sic shpesh e themi ne:na ka lene turku mbrapa,per tu shfajesuar e fajesuar te tjeret.mendoj se gjithcka e mire ose e keqe fillon nga respektimi ose jo i ligjeve,njeriut dhe kultures qe ka!Kur do te vije ajo kohe kur une do te degjoj ty(ndoshta edhe me deshire)pamevaresisht se kam krejtesisht nje mendim te kundert me ty??
 

antares

Primus registratum
Re: INJORANCA E KOHEVE MODERNE

Injoranca do te thosha eshte jo fatkeqesi po kob: Getja diku ka thene "Nuk ka gje me te tmerrshme se injoranca ne veprim"!
Po une do te thosha qe ka nje kategori eshe me te keqe se sa ajo e injorantit: gjysem-injorantet, kjo skote e mallkuar eshte edhe me e pashprese se sa injorantet se keta kujtojne se dine dhe as nuk marrin mundimin te ndricohen ndonjecike....
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: INJORANCA E KOHEVE MODERNE

per Wintolose

tema me duket e goditur. eshte e vertete qe ne shqiperi ka injorance,por nje njeri "model" te siguroj se eshte shume e veshtire ta takosh edhe ne vende ku mendohet se niveli injorances eshte i ulet.
pastaj ti nuk je mjaft i qarte:po te marim injorancen shkollore(pra mungesa e kultures qe meret ne bangat e shkolles),shqiptaret jane shume me te kulturuar se italiante.per kete ve doren ne zjarr.po te marim injorancen ne menyrat e sjelljes...ketu ka shume per te diskutuar,por une po te them vetem kete:sado absurde te duket,eshte mese e vertete qe na ka lene prapa pushtimi turk dhe komunizmi.i pari nuk lejonte as kulturen me elementare,i dyti nuk lejonte modernizimin.
ne vitet e demokracise ne po perpiqemi te mesojme me sa kemi mundesi dhe nuk me duket as e drejte as e llogjikshme te pretendosh "modelin" qe tani.
 

Rambla

Primus registratum
Re: INJORANCA E KOHEVE MODERNE

Me fal qe po nderhy, por ku e kupton ti qe 'shqiptaret jane me te kulturuar se italianet' (ne bangat e shkolles)?
 

@d@

Primus registratum
Re: INJORANCA E KOHEVE MODERNE

Koheve moderne? qafsha une ju mer ca quani modernizim ne keto kohe ne shqiperi? u buja thoj.. cna ka gjet ! :cry:
 

lupi

Primus registratum
Re: INJORANCA E KOHEVE MODERNE

e di sa habi mund te krijoje fjala moderne ne shqiperi por edhe kjo menyre komunikimi nepermjet nesh e justifikon pak kete term.Injoronca fshihet ne mentalitetet e njohurite e problemeve qe shkruajme do te thoshja
 

soni2

Primus registratum
Re: INJORANCA E KOHEVE MODERNE

nuk po e gjeja se te cila teme ta vinja dhe as per te hapur teme nukl mu bente !!!!


une te merkuren u ktheva nga Shqiperia ku ndejta nja 5 dite ne keto pese dite me ra te shifjna punimet e sarandes (se plazh nuk kishte )dhe gropat dhe rrugen e keçe sarande/himare/shehi i flamurit (vlore)

por ajo çfare ma hoqi trurin ishte sjellja e oficerave te administrates se burgjeve ne burgun e Peqinit !!!

une ika te takoj nje shok qe e kane ekstraduar dhe eshte ne vuajtje te denimit ne Peqin !!!

te dera ishim kater veta ngela une jashte sepse kisha pashaporte franceze dhe vizitat ishin vetem per shtetasit shqiptar !!
me hiku truri sepse gamori oficer donte nje çertifikate shqiptare me fotografi nje vertetim nga komuna ku banoj qe te me linte te hyja !!!

une nuk e di çfare hipokrizie sundon mbi shtetin shqiptar dhe nenmvartsat e tij sepse kshu i bie une te marr nje çertifikate ne france (qe nuk ka me fotografi)dhe nje vertetim te komunes ku banoj po frengjisht qe ta shoh shokun !!!

se shqip ku ti gjej une nuk kam me dokumenta ne shqiperi dhe as adrese !!!

kjo ishte vetem per te thene se kur lexon gazetat shqiptare kerkojne nenpunes me zoterim te dy a tre gjuhve te huaja ndersa i bie nga et shkosh anembane shqiperise te mos dije dikush te flase shqip dhe italisht ngel ne rruge sa per shtet e polici !!!!

shkalla e modernizimit ka kapur majat dhe çdo gje e kemi kapuir persembrapshti !!!!

ps kur ik robi ne it apo kudo tjeter per te pare nje rob ke burgu pashaporta shqiptare mjafton !!!

nuk na mungonte gje tjeter se te na thoshte edhe polici i burgut italian "ik sill çertifikate dhe vertetim komune ku banon (ne it )!!!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: INJORANCA E KOHEVE MODERNE

Kohët moderne, injoranca, ...! Uf ça na bone me mor frym thell or çun/goc.

Një gjë unë akoma nuk e kam kuptuar. Për 50 vjet Enveri u mundua të shkulte "prapambetjen" nga shpirti i shqiptarëve. D.m.th u mundua t'i modernizonte ata dhe rezultatet duken edhe sot. Përse ne duhet të modernizohemi sipas modës së të tjerëve? Përse amerikania duhet medoemos të jetë e mirë për shqiptarin?
Injorancë ka jashtëzakonisht shum në Shqipëri dhe ka patur sa herë që shqiptari është munduar të imitojë të tjerët, të "modernizohet".
Për mendimin tim, modernizimi në Shqipëri duhet të ndalet tek teknologjia. Mentaliteti i shqiptarëve nuk duhet modernizuar sipas modës sepse kurrë nuk do t'i kalojë kufijtë e injorancës. Sado që kemi jetuar jashtë Shqipërisë, nën ndikimin e një kulture të huaj, përsëri në thelb mbetemi shqiptarë dhe e gjejmë vendin tonë menjëherë sa kthehemi në Shqipëri edhe pse na mënjanojnë.

Historia duhet studiuar dhe "dëgjuar"!
 

antares

Primus registratum
Re: INJORANCA E KOHEVE MODERNE

Bile per kete ceshtje Fishta i madh ka nje poezi te mrekullueshme (faleminderit Kondre!) ku satirizon tendencat e ca shqiptareve qe majmunosen si "te jashtmit" me idene se do duken "moderne" e "oksidentale"!
Pra kjo eshte nje semundje e jona e vjeter dhe nuk eshte kuruar apo zhdukur asnjehere.
Emancipimi dhe lartesimi shpirteror e kulturor fillon ne koke e jo tek vathet e hekurt ne cdo pjese trupi apo barqet perjashta!!!!!
 

OROSHI

Primus registratum
Re: INJORANCA E KOHEVE MODERNE

Mos i pergjithsoni gjanat/opinionet,diku jemi injorante,diku te zgjuar/kontemporane!
Kjo vlen per gjithsejcilin.
Besoj tek Fishta do gjeni shum shkrim/analiza mbi injorancen shqiptare dhe menyrat e saj!
 

soni2

Primus registratum
Re: INJORANCA E KOHEVE MODERNE

Fillimisht postuar nga Kondrapedali:
[qb] Kohët moderne, injoranca, ...! Uf ça na bone me mor frym thell or çun/goc.

Një gjë unë akoma nuk e kam kuptuar. Për 50 vjet Enveri u mundua të shkulte "prapambetjen" nga shpirti i shqiptarëve. D.m.th u mundua t'i modernizonte ata dhe rezultatet duken edhe sot. Përse ne duhet të modernizohemi sipas modës së të tjerëve? Përse amerikania duhet medoemos të jetë e mirë për shqiptarin?
Injorancë ka jashtëzakonisht shum në Shqipëri dhe ka patur sa herë që shqiptari është munduar të imitojë të tjerët, të "modernizohet".
Për mendimin tim, modernizimi në Shqipëri duhet të ndalet tek teknologjia. Mentaliteti i shqiptarëve nuk duhet modernizuar sipas modës sepse kurrë nuk do t'i kalojë kufijtë e injorancës. Sado që kemi jetuar jashtë Shqipërisë, nën ndikimin e një kulture të huaj, përsëri në thelb mbetemi shqiptarë dhe e gjejmë vendin tonë menjëherë sa kthehemi në Shqipëri edhe pse na mënjanojnë.

Historia duhet studiuar dhe "dëgjuar"! [/qb]
o Kondrapedal e kape persembrapshti ate qe thashe !! une vetem e kisha me disa epizode qe me rane ti perjetonja !!

na prill kur vajta zbrita me traget ne durres dhe mu desh ti perkthenja nje Gjermani se ne durres (ne protin me te madh shqiptar) nuk na dinte kush as anglisht dhe as gjermanisht dhe tja shpjegonte sesi duhej bere fletehyrja apo rregjistrimi ne kompjuter !!!!

biles shoku doganier tha "doka edhe anglisht ky"

edhe ne pastaj duam te na vijne te huajt ne turizem tek ne !!!

ne çdo vend qe shkova sapo me pane pashaporten franceze me folen frengjisht neper dogana edhe ne vendet gjermanike !!!te mos flasim per anglisht qe dine te gjithe kjo ben qe nje i huaj te mos ndihet shume i vetmuar kudo qe te shkoje !!!

ajo çfare me irritoi te Burgu ne peqin ishte se injoranca e oficerave perfshi edhe drejtorin qe nuk dinin te lexonin nje pashaporte edhe pse ishte si te gjith pashaportat ne dy gjuhe !!!!

"si ta lexoj une me tha te marr vesh se kush je"

injorancen e koheve moderne mund ta quaj tek sjellja ekstreme dhe pa asnje kufi ne dukurite e reja per shqiptaret por dijenija e gjuhve dhe te praktikave jane domosdoshmeri per ne dhe shtetin tone !!!! gjithmone nqs se duam te ecim perpara !!


hapi njeçike gazetat shqiptare ku ke odertat per vend pune dhe shif se çfare kerkojne do ngelesh i habitur nga niveli i kerkesave ai i ofertave dhe rezultatin qe do nxjerresh kur te biesh perballe nje nenpunesi me keto cilesi !!!

shprehje me e degjuar eshte "mua don te me tregosh se si eshtebehet kjo pune ""

epizodi tjeter ishte kur erdhi nje ferry me vacanciere te huaj per te pare krujen dhe durresin e vjeter !!!!

habija e tyre kur policia dhe doganat shqiptare ju kerkuan te futen ne rrjesht per vulosjen e pashaportave dhe kontrollin doganor si ne zbritje ashtu dhe ne nisje !!!

thuaju atyre edhe njehere nqs duan te kthehen ne shqiperi ku 3 ore i bene eskursion dhe dy kontroll doganalpolicor !!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: INJORANCA E KOHEVE MODERNE

to 57, nuk të jam drejtuar ty. unë po flisja për injorancën e kohëve moderne :shrug: .
Ato që ti thua janë mëse të vërteta. Fatkeqësisht shqiptarët që dinë nga një gjuhë të huaj nuk bëhen POLIC. Ti e din apo e mban mend se ç'do të thotë polic në Shqipëri. Pra polic sot vishen vetëm ata që nuk kanë ç'bëjnë tjetër sepse nuk kanë asnjë mundësi për të përparuar në jetë. Fatkeqësisht policët janë porta e parë me të cilin përballet një i huaj që vjen në Shqipëri. Por kjo nuk është për faj të policit por për faj të punëdhënësit që nuk vendos kritere apo nuk organizon kurse për punonjësit e tij, të paktën një pjesë të tyre.
 
Top