Industria e Zbrazëtisë Individualizimi i Arsimit të Lartë

Albforumi

Primus registratum
Industria e Zbrazëtisë Individualizimi i Arsimit të Lartë

Industria e Zbrazëtisë

Individualizimi i Arsimit të Lartë

Arbër Zaimi

Në një letër të hapur drejtuar redaktorëve të gazetave franceze në vitin 1979 intelektuali francez Pierre Vidal-Naquet shpreh shqetësimin e tij për lavdet që i thuren veprës Le Testament de Dieu që sapo kish botuar filozofi Bernard Henri-Lévy. Sipas Vidal-Naquet libri i Henri-Lévy përbënte një inflacionim të kulturës së mendimit kritik, plot me gabime trashanike, amulli konceptesh e kontekstesh, citimesh të rreme apo pohimesh jo-logjike. Konkluzioni i natyrshëm është që mbështetja institucionale, akademike e mediatike që i jepej kësaj vepre apo veprave të ngjashme (që sipas Vidal-Naquet shfaqnin një injorancë të thellë në temat të cilat trajtonin, qoftë kjo histori antike greke, histori biblike apo histori bashkëkohore) do të bënte që diskursi intelektual ta humbte integritetin e vet e të kthehej në një fenomen pop. Kjo letër u botua në gazetën Nouvel Observateur asokohe, dhe titulli i saj qe Lindustrie du vide, ose Industria e Zbrazëtisë.

Në një kontekst krejt tjetër, por në një frymë të ngjashme ia vlen të diskutohet sot për njërën nga industritë emergjente, për një lëmë të ri e thuajse të paeksploruar që po i besohet dorës së padukshme të tregut. Bëhet fjalë për Arsimin që shumë shpejt rrezikon të degjenerojë në një Industri të Zbrazëtisë.

Nuk ka asnjë arsye pse të trajtohet privatizimi dhe neoliberalizimi i Arsimit si një çështje komplotesh apo interesash gjysëm-mistikë kur në fakt gjithçka po ndodh me këtë dimension të rëndësishëm shoqëror është e vëzhgueshme, e analizueshme dhe e shpjegueshme lehtë. Që pas 1991 Shqipëria ka hyrë në një garë me veten e vet për të shkatërruar çdo koncept të publikes, çdo përjetim të saj në mënyrë që të krijohet hapësira për Ekonominë e Tregut të Lirë, që nuk mund të ekzistojë pa tregje funksionale që ekspandohen vazhdimisht. Mirëpo tregjet siç dihet ezaurohen dhe nuk mbërrijnë të ruajnë ritmin e qerthullit vetë-riprodhues të kapitalit, kështu që sipas dogmës neoliberale, bash në këtë moment duhet të ndërhyjë shteti për të hapur tregje të reja aty ku më parë nuk ka patur treg, përshembull në fushën e sigurimeve shoqërore, në fushën e shëndetësisë apo në fushën e arsimit. Është me rëndësi të vihet re se ky është një ndër të paktat momente kur neoliberalët kërkojnë ndërhyrjen e shtetit, sepse shteti për ta hyn në punë vetëm për të garantuar stabilitetin e monedhës, për të garantuar kthyeshmërinë e borxhit, hapjen e tregjeve të reja dhe krijimin e infrastrukturës dhe sigurisë për shfrytëzimin e këtyre tregjeve nga ana e interesave private. Kritika teorike e këtij këndvështrimi të cekët që e vë njeriun në funksion të ekonomisë është bërë në mënyrë ezauruese prej shumë filozofëve, ekonomistëve e studiuesve të tjerë, e ndoshta këtu nuk është vendi për tu zgjatur.

Po si preket realiteti Shqiptar nga neoliberalizmi, ku qëndron problemi? Kjo pyetje meriton një përgjigje të gjatë, që natyrisht nuk do të mund ta jap në një artikull të shkurtër. Gjithsesi është një pyetje e domosdoshme për tu shtruar, në shpresën që të thyhen barrierat e këtij denkverbot-i monist që e ka kthyer politikën shqiptare në një moçal ku lëvrijnë vetëm ujërat e ndenjura të politikës cliché siç vihet re tash e 20 vjet. Në këtë shkrim do të synoj të merrem sado përciptazi me atë që po ndodh me arsimin, më saktësisht me arsimin e lartë, meqenëse ky është institucioni më i rrezikuar që po rrëmbehet prej publikut për tiu dorëzuar idiosinkracisë së privatit.

Pas krizës globale u vu re që edhe në Shqipëri tregjet ekzistente që mbanin gjallë ciklin e konsumit po lodheshin e po ezauroheshin. Shifrat që vijnë nga industria e ndërtuesve, nga ajo e façonëve, nga turizmi e nga shërbime të tjera tregojnë se rënia e rritjes (ndonjëherë vetë rënia) jo vetëm që është reale dhe e ndjeshme, po ka rrezik të jetë e pakthyeshme në nivelet e mëparshme. Ndërsa këto tregje ngushtohen për arsye të kuptueshme, kapitali kërkon hapësirë ku të mund të zgjerohet dhe për këtë arsye lobbying-u i biznesit ka bërë presion të fortë në kanale publike e jopublike, mediatike e politike që të hapen tregje të reja, sidomos ai i arsimit të lartë. Që prej dhënies së mbi 25 liçencave për hapjen e universiteteve nga ministri Pollo, akreditimi i tyre nga ministri Beja, e deri te ditët e sotme të ministrit Tafaj, kur po diskutohet ndryshimi i mënyrës së shpenzimit të buxhetit publik në mënyrë që të alokohet në këto kompani private duket sikur i jemi futur me nxitim të madh një rruge që as e kemi diskutuar publikisht e politikisht, as e kemi kritikuar, as kemi parë se çkosto oportune ka. Mjaft të shihet mënyra se si në korrik u miratua projektligji për ndryshime dhe shtesa në ligjin për arsimin e lartë e nuk pati as debat publik nëpër media, as debat politik në parlament (me përjashtim të akuzave të zakonshme për korrupsion nga të dyja anët). E pra, ky ligj i ri, i paraqitur si një hap më tej për njësimin e sistemit universitar shqiptar me atë europian nëpërmjet Proçesit të Bolonjës, i përmban disa probleme.

Problemi i parë, ai më i rëndësishmi qëndron i shpallur në vetë Kartën e Bolonjës, ku efektivisht arsimi i lartë sanksionohet si një mjet i riprodhimit ideologjik. Edhe pse ideologjizimi i arsimit në vendet totalitare është një nga aspektet më të kritikuara të diktaturave, 29 ministrat e mbledhur në vitin 1999 në Bolonjë nuk hezituan që të vendosnin një perëndi të ri mbi arsimin universitar, një perëndi të quajtur Treg i Lirë. E gjithë kjo farsë ndodhi pikërisht aty ku në 1088 u krijua i pari universitet europian që u shkëput prej kishës e prej religjionit për tiu dedikuar dijes. Sipas kartës së firmosur shpejt e shpejt nga ministrat e Këshillit të Europës, Procesi i Bolonjës do të ndihmonte modernizimin e arsimit të lartë europian, do të krijonte një arenë të përbashkët të arsimit të lartë duke njësuar programet e diplomat, në mënyrë që rezultati i studimeve të ishte më i përshtatshëm për tregun e punës, duke rritur punësimin e të diplomuarve dhe duke shkurtuar gjatësinë e studimeve. Pikërisht këtu hidhen bazat e Industrisë së Zbrazëtisë. Universiteti, që sipas përkufizimit duhej të qe bashkësi e studiuesve dhe e studentëve, vendoset në funksion të tregut dhe kthehet në bashkësi të sipërmarrësve (pronarët privatë apo shteti), menaxherëve doktrinarë (pedagogët) dhe klientëve (studentët).

Të gjithë e dimë (të paktën që prej pedagogjisë së Walter Benjamin) se nuk ekziston dija për hir të vetvetes, e megjithatë duhet parë se cili vendos për funksionin e dijes që merret në këto universitete, në dëm të kujt dhe në favor të kujt është kjo dije. Përderisa shprehimisht thuhet se synohet që të përgatiten të diplomuar sa më të përshtatshëm për kërkesat e tregut, atëherë i bie që dija të mos jetë në funksion të shoqërisë, por të idiosinkracisë së studentit dhe të subjektit (kryesisht privat) ku ai do të punësohet. Universitetet nuk do të prodhojnë më intelektualë apo studiues, por teknikë, zejtarë të studimit, çirakë apo mjeshtra (etimologjia e titujve flet qartë). E gjithsesi, edhe po të mos e bëjmë këtë kritikë, e po të themi se universiteti na qenka vendi më i përshtatshëm për të përgatitur ustallarë për punishtet e korporatave, nuk duhet harruar fakti se tregjet kanë dinamikat e tyre të cilat nuk do të mund të reflektohen kurrë aty për aty në përgatitjen individuale, kështu që në çdo ndryshim të tregut do të krijohet një armatë të papunësh që do të duhet të bëjnë edhe një master tjetër për tu përshtatur me risitë

Problemi i dytë është mentaliteti i kontrollit që mbizotëron gjithë Procesin e Bolonjës. Është e vetëkuptueshme që heqja dorë prej lirisë akademike që kish prodhuar pikën më të fortë të akademisë europiane, pra larminë, do të prodhonte një të tillë mentalitet të nënshtruar tek studiuesit e tek studentët. Hapat të cilët individi duhet të ndjekë për t
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=1363

Top