Indritmaraku.com Me thane se i kam shkruar gazetes Shekulli!!!

Al-Punk

Still here


Tre shkrime rresht ku permedet “Shekulli”, me erdhi ne maje te hundes edhe mua. Por meqe ketu flitet shpesh per kulturen e Internetit, kjo ja vlen te permendet. Lexoj nje koment qe me pershendet per nje leter qe i paskam derguar gazetes Shekulli dhe nuk kuptoj se çfare i referohet. Me pas me vjen citimi ne Twitter dhe gjithçka eshte e qarte.
Gazeta ne fjale ka marre artikullin tim te fundit ne kete blog me titull “Arvizu si Berisha?” dhe e ka publikuar ne faqen e saj online ne kendin e Letrave nga lexuesit me titullin “Nje vendim qe s’ka gje te ngjashme me diplomacine”.
Ne te vertete une nuk i kam derguar asnje leter gazetes… per te qene i sinqerte nuk e kam idene as se çfare adrese ka. Per me teper, eshte eleminuar komplet paragrafi qe i referohet rastit Berisha-News24 dhe nuk ka asnje link qe çon ne materialin origjinal. Per te mos folur per faktin qe ne fund te ketij blogu shkruhet qarte: Copyright Indrit Maraku – All rights reserved.
Nuk kam ndermend t’i futem nje polemike me Shekullin, por kjo eshte kultura qe mediat tona kane mbi Internetin. I mbroj kur mendoj se duhen mbrojtur, por ne kete rast duhen kritikuar ashper.

Artikuj te ngjashem:
  1. Arvizu si Berisha?
pDnkZEPGqp4


Artikulli i plote...
 

Megg

Carpe Diem
Mire qe ke vendos linkun per te lexu artikullin e plote,,,se keshtu cung'..
skup gje,,,:(
Do doja ta shihja nje fakt per kete akuzen' qe Indrit Maraku gjasme i paska shkru "Shekullit",,,do ishte interesant...:)
Nqs e gjen nje te tille Mand, na e sjell...~
 
Top