Indiferencë ndaj vdekjes!

Seyfert

Valoris scriptorum
“Holodomori” në Ukrainë ka qenë një prej zive të bukës më të tmerrshme të historisë. Kjo ngjarje e shkaktuar nga njeriu është pranuar gjerësisht si gjenocid i miliona njerëzve dhe është i krahasueshëm me Holokaustin për nga përmasat. Fotografiamë poshtë është nxjerrë në Karkiv, në 1933. NDërkohë që një foto që përmban dy kufoma është e tmerrshme sapo e dëgjon, në fakt janë të gjallët që e bëjnë më të fuqishëm mesazhin e kësaj fotoje.

Në diciturën origjinale të fotografisë thuhet: kalimtarët nuk i kushtojnë më vëmendje kufomave të fshatarëve të vdekur urie në rrigët e Karkivit. Imagjinoni si do ishte reagimi juaj, nëse do të ishit duke ecur dhe do të shihnit një kufomë në rrugë – pastaj imagjinoni se cfarë lloj tmerri duhej t’ju kishte rrethuar, për të arritur që të reagonit me indiferencë totale.
Screen-Shot-2015-04-29-at-22.17.48.jpg
 

Universal

AnonymouS
Shume e vertete madje edhe sot e kesaj dite ne shtetet islamike kane ndodhur shume varje etj.. Cmenduria e njeriut dhe hapesira e universit nuk kane fund...
 

Al-Punk

Still here
Shume e vertete madje edhe sot e kesaj dite ne shtetet islamike kane ndodhur shume varje etj.. Cmenduria e njeriut dhe hapesira e universit nuk kane fund...

Ka disa eksperimente ku njerez qe ecin ne rruge injorojne lypsat qe kerkojne pak leke.
Indiferenca eshte ndonjehere dhe pranim i realitetit, ose reagim ndaj nje situate.
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
E tmerrshme dhe e frikshme.
Mesa mbaj mend para disa kohësh në internet qarkullonte një situate e përafert me një fëmije në Kinë ,
mos të ndalem në detaje të metejshme sepse ishte e dhimbshme,
por përqendrimi tek indiferenca njerëzore të cilen mund ta konsiderojmë një kërcenim për të ardhmen.
Cdo ditë e jetes bëhet me e ndërlikuar dhe shkon vetvetiu diku , kurse njerëzit duket sikur menjanohen nga jeta dhe zhyten në izolim dhe vetmi. Në vobëktesine e tyre ndjehen të sigurte , edhe pse pasigurinë e përforcojne dhe e gjejnë të shtrire permes formave të ndryshme , nga frika dhe indiferentizmi për të mos pare dhe kuptuar të vërteten.
E keqja është fenomen njerëzor specifik.
Eshtë dicka përgjithësisht njerëzore , e cila jeton brenda secilit nesh , përfaqeson potencialin e regresit dhe humbjen e humanizmit tonë...
Sa më i ndërgjegjshem njeriu , aq më fort aq më fort përforcohet arsyeja , reagon dhe kalon nga qënie pasive në force vepruese e vazhdueshme.
 

joetisti_

Locus omnem
"Nje i vdekur eshte tragjedi, nje milion te vdekur jane statistike" [Stalin]
kur eshte mbushur rruga plot me te vdekur, mbase pershtypje te ben shume por vetvetiu ambientohesh sepse s'ke cfare ben. Madje edhe mendimi qe mund te jesh viktima e rradhes te ben te mos u japesh interesimin e duhur. Ja, po te shohim pak, ne lajme ne degjojme shume per vrasje dhe nuk na ben pershtypje fare, kjo jo sepse jemi te pandjeshem por na u mesuan veshet. S'di, por ne thellesi te ndergjegjes pa e vene re ne te gjithe e ndiejme shume dhe kjo edhe na ben qe ndoshta instiktivisht te marrim aq sa mundemi masa, por edhe demtohemi pa e ditur, ne brendesine tone.
 
Top