Ina Rama, plan për të eleminuar kryeministrin

TV Klan

Urdhëri i prokurorisë për arrestimin e 6 komandantëve të gardës së republikës, përfshirë Komandantin e Përgjithshëm të Gardës, si dhe sekuestrimi i mbi 150 armëve të Gardës së Republikës nga prokuroria, është një plan për të neutralizuar dhe eleminuar tërësisht funksionimin e institucionit që mbron shtetin dhe institucionet më të rëndësishme të tij, si dhe jetën e personaliteteve kushtetues të Shqipërisë.

Prokuroria e Përgjithshme nuk ka kërkuar thirrjen e tyre në cilësinë e dëshmitarit apo drejtuesve të institucionit për t’i pyetur më pas për të hetuar dhe pas hetimit të nxjerre përgjegjësitë e gjithësecilit, por me një urdhër politik, ka urdhëruar arrestimin në bllok vetëm të drejtuesve të Gardës që bënë planin e mbrojtjes së kryeministrisë dhe në asnjë rast nuk ka lëshuar asnjë urdhër arresti për ata që bënë planin e sulmit ndaj kryeministrisë. Ky vendimi i Ina Ramës do të thotë që tashmë garda është pa asnjë drejtues në detyrë dhe se gardës tashmë i mungojnë më shumë se gjysma e armatimit. Dhe kjo mund të përkthehet fare qartë si një mesazh për keqbërësit: "Sulmojeni kryeministrinë sepse tashmë garda nuk e ruan më".

Prokuroria ka gabuar rëndë dhe mund të mbajë përgjegjësi historike të turpshme për nxitjen e një lufte civile në Shqipëri. Sepse në rast se prokuroria ka për qëllim të neutralizoje dhe eleminojë gardën, kryeministria dhe institucionet e tjera do të mund të mbrohen nga militantë partiakë.
Por kjo do t’i thoshte fund shtetit dhe një rikthim në vitet që çdo shqiptar nuk dëshiron t’i kujtojë më.
Prokuroria mund të fillojë hetimin e çdo ngjarjeje dhe të çdo personi, siç ndodh rëndom në procedurat hetimore, me pyetjen e drejtuesve si dëshmitare apo si persona në dijeni të veprimeve të kryera dhe vetëm pas hetimit kishte të gjitha të drejtat ligjore të bënte arrestimin e atyre personave që kanë përgjegjësi në një shkelje të mundshme të ligjshme.
Arrestimi pa pritur të dëshmojnë por thjesht se janë të gjithë drejtues të Gardës, është veprim tejet i nxituar që s’ka të bëjë aspak me hetimin e ngjarjes, por me neutralizimin e Gardës së Republikës.


http://www.tvklan.tv/lajmi.php?id=14739
 

Hank

Valoris scriptorum
Interesante, duket sikur PD (apo te them qeveria) ka nisur nje sulm te fuqishem kunder Prokurorise.

Mendoj se eshte gabim te merren me gjyqesorin nderkohe qe duhet te lene popullin te gjykoje mbi dhunen e protestueve vandale. Cdo reklame tjeter e PD ne keto caste eshte ne dem te tyre... por duket sikur nuk do piqen ndonjehere.
 

Alban Kcomment

Primus registratum
Ina Rama te nos bjere pre e presioneve te plehrave te politikes dhe te beje detyren e saj!

Parlamenti dhe retorika e tij bastarde ku eshte shfaqur fjalori me i turpshem i rruges, e kane kthyer ate ne institucionin me te turpshem qe tallet haptazi dhe pa kurrfare perskuqje me qytetaret shqiptare!

Shpetimi nuk vjen as nga parlamenti i turpshem qe kemi dhe as nga thirrjet revolucionare per permbysjen e pushtetit me dhune! Politika e cdo krahu eshte i zhytur ne felliqesiren e vet dhe nuk ka asnje te drejte morale dhe ligjore te beje presion mbi institucionin e prokurorise!

Shqiperia s'eshte as bacja e saliut dhe as e edit! Keto felliqesira ti qendrojne larg retorikes dhe presionit ndaj institucioneve!
 

Holland2010

Forumium maestatis
“Errësira nuk largohet me errësirë, vetëm drita mund ta largojë. Urrejtja s’mund të largohet me urrejtje, vetëm dashuria mund ta largojë. Urrejtja shumëfishon urrejtje e dhuna shumëfishon dhunë. Rezistenca shumëfishon rezistencë në një spirale zbritëse të shkatërrimit … Lufta prodhon luftë. Reaksion zinxhir i së keqes duhet këputur ose ne do të zhytemi në humnerët e errët të asgjesimit”
Martin Luther King
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Megjithatë mbetet fakti që prokuroria nuk ka asnjë arsye të kërkojë arrestimin e komandantëve të gardës pa patur fakte të forta. Nuk bëht fjalë për kriminelë ordinerë (megjithëse mund të jenë dhe më keq) por për persona aftësitë e të cilëve janë të kërkuara në zbatimin e detyrave të tyre (teorikisht të paktën). Për më tepër, këta persona nuk mund të largohen nga Shqipëria pa rënë në sy e pa dëmtuar akoma më shumë imazhin e qeverisë.
 

Hank

Valoris scriptorum
Megjithatë mbetet fakti që prokuroria nuk ka asnjë arsye të kërkojë arrestimin e komandantëve të gardës pa patur fakte të forta. Nuk bëht fjalë për kriminelë ordinerë (megjithëse mund të jenë dhe më keq) por për persona aftësitë e të cilëve janë të kërkuara në zbatimin e detyrave të tyre (teorikisht të paktën). Për më tepër, këta persona nuk mund të largohen nga Shqipëria pa rënë në sy e pa dëmtuar akoma më shumë imazhin e qeverisë.
Sic nuk ka arsye pse te mos e kerkoje arrestimin!? Mendoj ka me shume arsye ta kerkoje se te mos e kerkoje. Ne cdo rast, nese ata jane te pafajshem, le te shpallen te pafajshem nga gjyqesori.
 

Holland2010

Forumium maestatis
Kush eshte ky shefi i policise qe nuk zbaton urdherin e prokurorise?
Kush eshte Sali Rame Berisha qe per cdo gje (edhe kur si takon) do japi versionin e tij? Shpesh here ai harron qe nuk eshte opinionist tek FEVZIU por eshte kryeminister i nje shteti demokratik. Dhe ne nje shtet qe ka kushtetute , pushtetet jane te ndara. Secili te beje punen e tij dhe cdo gje do shkoje ne vendin e vete. Po beri Saliu punen e te gjitheve keq e kemi punen te gjithe.
1- Fillimisht thote u vrane nga killera te paguar te Edi Rames.
2- Me pas del e thote i vrau garda por ata jane heronj sepse vrane kriminele(kriminele me duar ne xhepa ose me cader ne dore, nejse)
3- Me pas jo vetem nuk e le prokurorine te hetoje por u jep edhe nga 4 rroga shperblim ketyre heronjve qe nga paniku qe i kapi nuk dinin se cbenin.

Po rri ose Sali mos fol kot sepse je kryeminister dhe fjala jote duhet te kete peshe dhe jo te flasesh dhe te kundershtosh veten tende 3 here ne dite.
Nuk po justifikoj Edi Ramen por fundja ai ne opozite eshte dhe ligjet duhet ti zbatoje shteti i pari prandaj e kemi zgjedhur. Nuk po i hyj analizes qe kjo eshte nje lufte per pushtet edhe bla bla bla, por po them qe edhe te hysh ne zgjedhje te tensionuara kot me kot nuk eshte momenti.

Une mendoj :
1-Te gjejne fajtojret dhe te nxjerrin pergjegjesite per kete situate
2-Te ulin gjakrat dhe te fillojne debatet ne tavoline.
3-Te ndryshojne qeverine duke vene perseri nje kryeminister dhe nje minister te brendshem nga e djathta por jo Saliun dhe Bashen.
4-Te pergatisin klimen per zgjedhje te qeta (mund edhe te rishikojne kodin se ky kod aktual vetem barazim prodhon sikur 100 here te hyjne ne zgjedhje)
5-Te hyjne ne zgjedhje dhe shqiptaret te vendosin me vote se ke duan ti qeverisi.
Por keto qe thashe me siepr i mendojne mbase njerzit ne rruge, shtepi, dhe pune kurse keta te dy qe grinden vertetojne kete thenje
Njerit nuk i IKET, Tjetrit nuk i PRITET.
 

Holland2010

Forumium maestatis
Per te gjithe ju qe e krahasoni kete proteste me protesten e shtatorit 98 po ju sjell ndermend nje video (ku fatmirsisht nuk u vra asnje njeri) dhe kjo proteste do ju duket loder.
Gjithsesi dhuna mbetet dhune sado e vogel por te qellosh njerez qe bejne sehir sikur te ishin talebane dhe kjo duhet ndeshkuar.

 

Kondrapedali

Kondrapedali
Sic nuk ka arsye pse te mos e kerkoje arrestimin!? Mendoj ka me shume arsye ta kerkoje se te mos e kerkoje. Ne cdo rast, nese ata jane te pafajshem, le te shpallen te pafajshem nga gjyqesori.

Arsye ka plot. Nuk ka të drejtë askush të kërkojë arrestimin e dikujt pa patur fakte për implikimin e personit në fjalë në aktin kriminal. Kryhet fillimisht një hetim dhe pastaj bëhen arrestime dhe kjo është akoma më e vërtetë kur bëhet fjalë për persona me poste të rëndësishme.

Ky arrestim i pajustifikuar i drejtuesve të gardës mund t'i kushtojë shtrenjtë shtetit nëse nuk provohet fajësia e tyre. Prokuroria ekspozohet ndaj ndjekjeve penale prej drejtuesve të gardës për prishje imazhi e për heqje lirie të pajustifikuar. Më gjatë, autoriteti i dhierë i prokurorisë (pasi nuk bën punën siç duhet) merr dhe një goditje tjetër e besimi i shqiptarëve ndaj këtij institucioni takon një fund të ri.

Dhe e fundit, se ne mendojmë se ata janë fajtorë (pasi edhe unë mendoj se drejtuesit e gardës kanë urdhëruar qëllimin në turmë) nuk e autorizon prokurorinë të lëshojë urdhra arresti. Nevojiten FAKTE!
 

Holland2010

Forumium maestatis
Arsye ka plot. Nuk ka të drejtë askush të kërkojë arrestimin e dikujt pa patur fakte për implikimin e personit në fjalë në aktin kriminal. Kryhet fillimisht një hetim dhe pastaj bëhen arrestime dhe kjo është akoma më e vërtetë kur bëhet fjalë për persona me poste të rëndësishme.

Ky arrestim i pajustifikuar i drejtuesve të gardës mund t'i kushtojë shtrenjtë shtetit nëse nuk provohet fajësia e tyre. Prokuroria ekspozohet ndaj ndjekjeve penale prej drejtuesve të gardës për prishje imazhi e për heqje lirie të pajustifikuar. Më gjatë, autoriteti i dhierë i prokurorisë (pasi nuk bën punën siç duhet) merr dhe një goditje tjetër e besimi i shqiptarëve ndaj këtij institucioni takon një fund të ri.

Dhe e fundit, se ne mendojmë se ata janë fajtorë (pasi edhe unë mendoj se drejtuesit e gardës kanë urdhëruar qëllimin në turmë) nuk e autorizon prokurorinë të lëshojë urdhra arresti. Nevojiten FAKTE!

Nuk jane urdhra ARRESTI por urdhra NDALIMI. Fakte kane disa ate dhe fakte te tjera do i mbledhin duke i marre ne pyetje. Gjithsesi ja disa fakte nga ekspertet.
Dhe te mendosh qe jane eksperte te ministrise.

Ekspertët: Vrasja e Veizit nga larg, predha në trup me dëmtime

TIRANË- Ekspertët e Institutit të Policisë Shkencore të cilët janë në vartësi të Ministrisë së Brendshme, në përfundim të akt-ekspertimit të predhës së plumbit të gjetur në trupin e të vrarit gjirokastrit Ziver Veizi, kanë konstatuar dëmtime.

Sipas akt-ekspertimit tashmë të dorëzuar në prokurorin e kryeqytetit e cila e ka administruar në dosjen hetimore, është konstatuar se në predhën e nxjerr nga trupi i viktimës Veizi ka dëmtime të shkaktuara nga kontakti me trupa të huaj. Kontakt ky, që sipas ekspertëve, ka ndodhur gjatë përshkrimit të rrugës nga tyta e shkrepur e armës së gardistit e deri në trupin e të vrarit Veizi.

"Në përfundim të akt-ekspertimit të predhës së gjetur në trupin e të vrarit Ziver Veizi, janë konstatuar dëmtime. Këto dëmtime kanë ardhur si pasoj e kontaktit të predhës me trupa të huaj para se plumbi ta godas viktimën Veizi. Sipas ekspertëve, në predhën 9 mm që ndodhej në trupin e të vrarit, janë konstatuar me anë të këqyrjes mikroskopike rrathë anash predhës, çka do të thotë në gjuhën e ekspertëve se para se të goditet viktima, predha ka pas kontakt me sende të tjera.

Gjithashtu, në raport, ekspertët kanë përshkruar edhe disa fije bari, shkurre apo edhe të drurit të pishës të cilat janë gjetur së bashku me predhën në trupin e viktimës. Këto trupa të huaja në predhë, sipas ekspertëve, konfirmojnë se plumbi para se të godas trupin e të vrarit ka pas kontakte me fije bari, gjethe, shkurre, apo edhe degë të pishave"-thuhet nga burimet zyrtare të Prokurorisë duke iu referuar raporteve të përpiluar nga ekspertët e Institutit të Policisë Shkencore. Sipas këtyre të dhënave të përshkruara me imtësi në raport, rezulton se teoria e disa mediave, forumeve, analistëve apo edhe nga disa politikan të djathtë, se Veizi është vrarë nga personi i thinjur ngjitur me çadër në dorë apo nga njëri nga tre personat e fshehur prapa shtyllës së portës hyrëse të kryeministrisë, bie.

"Kjo teori e skeptikëve është rrëzuar tashmë nga ekspertët e policisë shkencore, të cilët përshkruajnë me imtësi se predha para se të godas trupin ka pas kontakte me trupa të huaja të forta që kanë sjell edhe dëmtimin e predhës. Kjo forcon dyshimin e prokurorisë, se plumbi ka ardhur nga brenda institucionit të kryeministrisë apo edhe nga gardisti që ndodhet poshtë një dritareje të këtij institucioni, i cili para ka disa shkurre apo edhe degë që bini para tij nga të shtënat në ajër të kolegëve të tij që ishin pak metra më mbrapa"-thuhet nga prokuroria.
Sipas tyre, para personit të thinjur ngjitur me viktimën Veizi dhe tre personat që janë mbrapa shtyllës së portës hyrëse, nuk kanë asnjë gjethe, fije bari apo shkurre e pishe që predha e tyre të marr me vete në trupin e viktimës së gjirokastritit. Sipas prokurorisë, ekspertimi i Policisë Shkencore përbën një provë të rëndësishme për organin e akuzës, që provon se plumbi që goditi Veizin ka ardhur nga brenda rrethimit të kryeministrisë.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Pra, faktet kanë filluar të mblidhen 5-6 ditë pas vrasjeve. Urdhëri i arrestit (kështu është cilësuar në të tëra mediat) është lëshuar të nesërmen e vrasjeve. E kupton tani se ku qëndron problemi me prokurorinë? Po ta përsëris, nuk ka rëndësi se ç'mendojmë unë, ti kryeprokurorja apo shumica dërrmuese e shqiptarëve. Rëndësi ka fakti që ligjërisht, Prokuroria nuk ka asnjë të drejtë të kërkojë arrestimin apo ndalimin e dikujt ndaj të cilit nuk ka asnjë pikë prove se ka gisht në vrasje. Kjo papjekuri e prokurorisë i jep municione pikërisht Berishës nga ku edhe ky titull teme spektakolar.

Në don të flasim se kush i vrau 3 viktimat e 21 janarit ky është tjetër diskutim e nuk besoj se do kemi ide të ndryshme!
 

DriniS

Ecejak
Kondrapedal, i bie qe edhe ata protestuesit qe u kapen e u futen ne furgon, ne fakt duhet te ishin lene ne gjendje te lire derisa prokuroria te mblidhte faktet duke pare televizor (videot e proteste) e pasi te leshoheshin urdher-ndalimet, e jo kur i futi brenda policia. Ajo qe shume harrojne, eshte se prokuroria nuk ka leshuar urdher-arrest vetem per 6 gardiste por edhe per 100 e kusur protestues qe nese s'i ke ndjekur ne media, ishin gjykuar ne gjykate me heqje lirie 15 - 20 diteshe. Dhe ti s'mund te dalesh ne gjykate nese prokuroria s'ka nxjerre urdher.
 

DriniS

Ecejak
Po lexoja lajmin e policise qe nuk ka per ta garantuar mbarevajtjen e tubimit te 28 janarit. Per kuriozitet, kur policia merr persiper mbarevajtjen e nje demonstrate, e ben duke krijuar nje rrjesht policash anash institucioneve me mburoja e shkopinj gome, apo ka ndonje menyre tjeter te saj duke u perfshire ne turme per te (para)ndaluar kedo person qe mund ose kryen nje akt te jashteligjshem?
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Kondrapedal, i bie qe edhe ata protestuesit qe u kapen e u futen ne furgon, ne fakt duhet te ishin lene ne gjendje te lire derisa prokuroria te mblidhte faktet duke pare televizor (videot e proteste) e pasi te leshoheshin urdher-ndalimet, e jo kur i futi brenda policia. Ajo qe shume harrojne, eshte se prokuroria nuk ka leshuar urdher-arrest vetem per 6 gardiste por edhe per 100 e kusur protestues qe nese s'i ke ndjekur ne media, ishin gjykuar ne gjykate me heqje lirie 15 - 20 diteshe. Dhe ti s'mund te dalesh ne gjykate nese prokuroria s'ka nxjerre urdher.

DriniS, ata që u arrestuan nga policia janë kapur në flagrancë dhe i jepet direkt masë arresti deri sa të dalin para gjykatësit ose lirohen me kaucion për tu paraqitur më vonë nëse çështje kërkon kohë. Komandantët e gardës apo vetë gardistët nuk janë kapur në flagrancë. Pra nevojiten prova para se të kthehen në të dyshuar. kKy është gabimi i prokurorisë ligjërisht (paçka se mund të ketë të drejtë). Të gabohet me ligjin një figurë qeveritare apo parlamentare edhe mund të kalohet mbi kurrizin e injorancës por të gabojë prokuroria e gjykata (jo në rastin në fjalë) në lidhje me ligjin kjo është e papranueshme. Nga gabime të kësaj natyre kriminelët cilësohen të pafajshëm gjetiu.
 

Sweety el

Locus omnem
PO PSE NUK JANE TE DYSHUAR KUR GJUAJTEN ME PLUMBA ATA QE NUK BENIN GJE,TE PAFAJSHEM POR TE QELLONIN ATA QE U FUTEN BRENDA SHQYEN DYERT E KRYEMINISTRISE.PROKURORIA SKA GABUAR POR SKEMI SHTET NE QE TI BINDEMI SE AI VETE E VURI PROKUROREN E SOLLI NGA ITALIA E TANI E AKUZON PER BASHKEPUNIM ME OPOZITEN.KY ESHTE SHTETI SHQIPTAR.
 
Top