Ina Rama - Kryeprokuroria e re e Shqiperise

Al-Punk

Still here
Ina Rama - Kryeprokuroria e re e Shqiperise

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Quote:</div><div class="ubbcode-body"> Topi dekreton shkarkimin e Sollakut, Ina Rama emerohet Prokurore e Pergjithshme e Shqiperise


Data e Publikimit: 22/11/2007

Autori i Lajmit:
24-ore.com

Zyra e Shtypit e Presidentit njofton se " Në datë 05.11.2007 Kuvendi i Shqipërisë i ka dërguar Presidentit të Republikës vendimin nr.141 të tij, me të cilin është miratuar raporti i komisionit hetimor parlamentar për shqyrtimin e kërkesës për nisjen e procedurës së shkarkimit nga detyra të Prokurorit të Përgjithshëm, si dhe dokumentacionin shoqërues mbi të cilin është mbështetur ky vendim.

Në pozicionin e kreut të shtetit, Presidenti ka monitoruar çdo marrëdhënie institucionale në rrafshin kushtetues dhe marrëdhëniet ndërinstitucionale të krijuara prej disa kohësh ndërmjet Kuvendit Popullor dhe Prokurorit të Përgjithshëm. Në boshtin e të gjithë analizës juridike të kësaj çështjeje Presidenti ka vendosur respektin ndaj parimeve kushtetuese dhe pavarësisë së pushteteve.


Në deduksionet ligjore të kësaj analize, Presidenti është njohur dhe ka marrë në konsideratë edhe disa vendime të Gjykatës Kushtetuese të cilat, në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose jo, kanë komentuar dhe interpretuar praktika të njohura më parë, në lidhje me kërkesa të ngjashme për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe procedurave të ndjekura nga Kuvendi i Shqipërisë dhe Presidenti.


Presidenti i Republikës e ka ndjekur me shumë vëmendje të gjithë procesin e ndjekur nga Kuvendi i Shqipërisë për të hetuar veprimtarinë e Prokurorit të Përgjithshëm, dhe për të arritur në konkluzione objektive lidhur me të. Kjo, për rëndësinë e posaçme që ka figura e Prokurorit të Përgjithshëm përsa i përket funksionit kushtetues të organit të prokurorisë, si organ i ushtrimit të ndjekjes penale. Funksionimi i organit të akuzës ka një impakt të drejtëpërdrejtë në luftën kundër krimit, i cili në kushtet e Shqipërisë, ndikon në funksionimin e shtetit dhe mbrojtjen e vlerave të demokracisë. Nga ana tjetër, kjo procedurë parlamentare për hetimin e veprimtarisë së z.Theodhori Sollaku, si Prokuror i Përgjithshëm, kërkonte vëmendje të posaçme edhe për arsyen se ndaj tij është zhvilluar një procedurë e njëjtë, një vit më parë. Gjithashtu, Presidenti pa me vëmendje vendimmarrjen e Kuvendit dhe dokumentacionin mbi të cilin ky vendim është marrë, si dhe studioi me të njëjtën vëmendje kundërshtimet e Prokurorit të Përgjithshëm lidhur me konkluzionet e Kuvendit dhe pasi u konsultua me specialistë të njohur, arriti në përfundimin se duhet të dekretojë shkarkimin e z.Theodhori Sollaku nga detyra e Prokurorit të Përgjithshëm.


Presidenti i gjen të mbështetura argumentimet mbi të cilat është bazuar Kuvendi i Republikës për propozimin e tij lidhur me përgjegjësinë që ka Prokurori i Përgjithshëm në shkeljet e konstatuara dhe pasojat e ardhura. Në gjykimin e Presidentit të Republikës, pa dashur të shmangen përgjegjësitë e prokurorëve për çështjet konkrete, fakti që prokuroria në Republikën e Shqipërisë, sipas nenit 148 të Kushtetutës, është organ i centralizuar dhe autoriteti i Prokurorit të Përgjithshëm është ruajtur pikërisht për të kontrolluar dhe verifikuar veprimtarinë e prokurorisë në të gjithë sistemin e saj, e bën figurën e Prokurorit të Përgjithshëm mjaft imperative si në arritjet ashtu dhe në mosrealizimet apo mossukseset e organit në tërësi. Në vlerësimin e Presidentit të Republikës është fakt i pamohueshëm se veprimtaria e prokurorisë nuk i është përgjigjur sa dhe si duhet fenomeneve të zhvilluara të krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimit në tërësi, gjë që ka ndikuar në funksionimin e shtetit dhe në pasigurinë e jetës së qytetarëve.

Elementë të veprimtarisë së Prokurorit të Përgjithshëm me pasojat e mësipërme, të parashtruara në mbështetje të propozimit për shkarkimin e tij, Presidenti i gjen të tilla sikurse parashikon neni 149 i Kushtetutës, të interpretuar dhe nga Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj nr.75, datë 19.04.2002, e cila arsyeton se «kuptimi i saktë dhe i drejtë i shprehjes shkelje të rënda të ligjit gjatë ushtrimit të funksioneve të tij, të përdorura në këtë dispozitë kushtetuese, por edhe në të tjera, duhet të vlerësohet dhe analizohet në tërësi nga disa faktorë që kanë të bëjnë me rëndësinë e shkeljes së ligjit, pasojat e ardhura apo që mund të vinin nga kjo shkelje, kohëvazhdimin e këtyre pasojave dhe të vështirësive për riparimin e tyre si dhe vetë qëndrimin subjektiv që mban personi konkret ndaj shkeljes së kryer dhe pasojës së ardhur ».


Presidenti vlerëson se prokurori aktual, Z.Theodhori Sollaku, nuk i ka përmbushur funksionet e tij kushtetuese dhe ligjore. Ai nuk ka arritur të ndikojë me autoritetin dhe kompetencën e tij për të evituar shkeljet e konstatuara nga komisioni hetimor parlamentar në veprimtarinë e organit të akuzës dhe nuk ka siguruar dot një bashkëpunim me strukturat e tjera të shtetit për të luftuar dhe parandaluar sa duhet krimin në vend. Për këtë arsye, Presidenti çmon se propozimi i Kuvendit për shkarkimin e z. Theodhori Sollaku nga detyra e Prokurorit të Përgjithshëm është i bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe si President i Republikës, në zbatim të Kushtetutës dhe në mbrojtje të saj, ai dekretoi shkarkimin e tij.


Gjithashtu, dëshiroj t’ju informoj se sot Presidenti i Republikës ka dekretuar emërimin e Prokurorit të ri të Përgjithshëm, e cila është znj.Ina Rama, e vitlindjes 1972, e vendbanimit Durrës, dhe status civil e martuar. Znj.Rama ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës me rezulate të shkëlqyera. Më pas, zj, Rama ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës, në të cilën është klasifikuar e para ndër kandidaturat e tjera. Zj Rama është në sistemin gjyqësor prej vitit 1996 dhe prej janarit 2005, është anëtare e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda. Ka kryer mjaft kualifikime profesionale dhe zotëron shumë mirë gjuhët anglisht dhe italisht.
</div></div>

Me pelqen qe eshte nje emer i ri i palakuar shume ne qarqet politike keto kohe. Mesa mora vesh, emerimi ka qene teresisht i papritur edhe per vete krahun e brendshem te PDse. Duket pozitive. Nga ana tjeter (me paranojen qe na shoqeron ne shqiptaret kur flitet per politike) qe znj. Rama te mos jete nje krijese ne epruvete e ndonje klani politik.
 

99999

Primus registratum
Re: Ina Rama - Kryeprokuroria e re e Shqiperise

Me mire vone sesa kurre.
Duket se parlamenti shqiptar nuk eshte i afte te reagoje per shume çeshtje ne vendin tone. E perse duhet pritur urdheri nga Solana per te hequr nje prekuror te pafte dhe te korruptuar nga detyra.
Shpresojme qe prokurori i ri te jete njeri idealist per faktin se administrata ne Shqiperi eshte krimbur nga korrupsioni.
Te korruptuarit duhen bere shembull duke u shpallur si armiqte e Shqiperise.
 

TheWanderer

Primus registratum
Re: Ina Rama - Kryeprokuroria e re e Shqiperise

Vetem mos dale qe eshte kusherire e Edit, se nuk jam dakord /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif Shpresoj te beje pune te mire dhe me krahe te lehta atehere /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
 

2celjan-fr3

Primus registratum
Re: Ina Rama - Kryeprokuroria e re e Shqiperise

POPO, BTBravo Topi!
Kjo eshte demokracia!
Respektimi i opozites!
Respektimi i mbare familjeve me pushtet!
 

MLK

Primus registratum
Re: Ina Rama - Kryeprokuroria e re e Shqiperise

Ne fillim te vitit fillojne ndryshimet ne qeveri, brezi i pare i "demokrateve" qe mbushi xhepat, i le rradhen brezit te dyte.
Krietar fuqiplote perseri mbetet Saliu, vetem se Tropojen ja ka bo me vize /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Ina Rama - Kryeprokuroria e re e Shqiperise

Kryeprokurorja, shoqe me Argita Berishen

Ina Rama, kryeprokurorja e parë në historinë e organit shqiptar të akuzës, rezulton të jetë pjesë e brezit të ri të juristëve, që kanë mbaruar Fakultetin Juridik (në vitin 1995), në një kohë me vajzën e Kryeministrit të vendit, Argita Berishën. Madje, zëra nga opozita parlamentare shprehen se Ina Rama, përveç faktit që ka qenë në një kurs me Argitën, kanë pasur bashkë edhe lidhje të ngushta shoqërore. Zgjedhja e gjyqtares Rama në postin e kryeprokurores, ka ardhur pak ditë pasi në një tjetër post mjaft të rëndësishëm të institucioneve të Drejtësisë, siç është ai i ministrit të Drejtësisë, është zgjedhur një tjetër jurist i brezit të ri, që gjithashtu njihet për shoqërinë me Argita Berishën, Elkelejd Alibeaj. Por ndërkohë që ky i fundit ka qenë pjesë e stafit të afërt të Kryeministrit para se të zgjidhej në postin e ministrit të Drejtësisë, për kryeprokuroren e re, Ina Rama nuk dihet se kush e ka propozuar që të zëvendësojë Theodhori Sollakun.
Kush është
Ina Rama, edhe pse me një karrierë jo shumë të gjatë në gjyqësorin shqiptar, ka një kurrikulum të pasur dhe mjaft pozitiv. Ajo ka lindur më 21 nëntor të vitit 1972, në qytetin e Durrësit dhe vetëm një ditë para se të dekretohej në postin e kryeprokurores së vendit ka festuar 35-vjetorin e saj. Në vitin 1995 ka mbaruar studimet në Fakultetin Juridik me notë mestare 9,4. Deri në vitin 1999 ka punuar si ndihmës gjyqtare në Gjykatën e Durrësit, për të filluar më pas shkollën e Magjistraturës, të cilën e ka përfunduar në vitin 2001, periudhë gjatë së cilës ka kryer edhe stazhin si gjyqtare në Gjykatën e Durrësit. Në vitin 2002 emërohet gjyqtare në Gjykatën e Lushnjes, ku punon deri në fund të vitit 2004. Fillimi i vitit 2005 do ta gjejë Ramën si gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda dhe në prill të po atij viti ka filluar të kryejë edhe funksionet e anëtarit të Kolegjit Zgjedhor. Ndërkohë, në janar të vitit 2007, Ina Rama fiton statusin e ekspertes në programin e trajnimit vazhdues për gjyqtarët, e realizuar nga Shkolla e Magjistraturës. Gjithashtu, Ina Rama ka kryer edhe disa kurse dhe seminare trajnuese. Ndërkohë që nga dita e djeshme, në kurrikulumin e Ramës do të shtohet edhe posti i kryeprokurores së vendit.
Hetimi
Emri i Ina Ramës figuron në listën e 7 gjyqtarëve të Gjykatës së Lushnjes, të cilët kishin konsumuar shkelje gjatë ushtrimit të detyrës. Emrat e gjyqtarëve u konstatuan nga një ekip kontrolli i Ministrisë së Drejtësisë, në kohën kur kjo e fundit drejtohej nga ish-ministri Aldo Bumçi. Qëllimi i këtij kontrolli ishte verifikimi i punës së Gjykatës së Lushnjes për periudhën 2004-2005, kohë gjatë së cilës në krye të kësaj gjykate ka qenë anëtari i KLD-së, Artan Gjermeni, ndaj të cilit në atë kohë kishin filluar procedurat e shkarkimit. Por pavarësisht raportit të inspektorëve të Ministrisë së Drejtësisë, shkeljet e pretenduara që ishin konsumuar nga Ina Rama, nuk u vërtetuan dhe nuk u morën parasysh nga KLD-ja.
 

deatruk

Primus registratum
Re: Ina Rama - Kryeprokuroria e re e Shqiperise

asaj ti urojme suksese ne ate post ,dhe me mend ne koke,ta kryej detyren ashtu sic duhet,pasi ketu fillon dhe rruga drejt hyrjes ne familjen europiane.
por... parlamentit i duhet te projektojne ligjin e kryepokurorit te vendit,pra afati ,kohe-zgjatja ne kete post,dhe kritere te tjera te rendesishme ,te kete nje status si gjithe vendet perendimore.
 

TheWanderer

Primus registratum
Re: Ina Rama - Kryeprokuroria e re e Shqiperise

Nje gje nuk kam te qarte, Berisha tha ne kuvend qe kyreprokuroja u propozua nga Presidenti, ndersa ne artikullin qe pershkruan negociatat mes presidentit dhe kryeminstrit thuhet se ishte kryeminsitri ai qe e propozoi me kembengulje kete emer. Mbi c'baza u e propozoi? A mori parasysh se kjo gjyqtare ishte akuzuar nga vete qeveria qe ai drejton per shkelje sa kohe punoi ne Lushnje? E cuditshme! I gjen shkelje dhe e ngre ne detyre....
 

Al-Punk

Still here
Re: Ina Rama - Kryeprokuroria e re e Shqiperise

Faktikisht midis te akuzuarit per shkelje dhe te gjeturit e shkeljeve ka nje fare ndryshimi!
Cdo kush mund te akuzohet per dicka, po jo cdo kush nga ata qe akuzohen jane te fajshem.

Megjithate me lajmet qe po degjoj po me duket sikur po perseritet dikur Blloku i PPSh. Zgjidhen ne poste vetem njerez te njohur nga familja udheheqese!
 

dimir

Forumium praecox
Re: Ina Rama - Kryeprokuroria e re e Shqiperise

JUDO
Eshte per tu habitur se si vepron qeveria! Si nje biznes i mirefillte. Strategjia e JUDO-s.
Nuk ka fjale as komente, per 24 ore vendoset nje minister!
Per 24 te tjera nje Kryeprokurore.
Per 24 ore shqiperia nje euro.
Per 24 ore.......
Nuk ka kohe per tu menduar, te gjitha veprimet jane marre ne nje kohe rekord ne pamundesi per tu marre mendimi dhe identifikimi i personave.
Te gjithe pyesin kush eshte INA.?
Te gjithe pyesin kush eshte Alibea?
Por vetem pyesin se nuk ja mban njeriu te filloje te komentoj personalitetin e ketyre figurave te imunizuara.
 

2celjan-fr3

Primus registratum
Re: Ina Rama - Kryeprokuroria e re e Shqiperise

eshte normale mandi ne cdo shoqeri ndodh qe familjet e medha te nxjerin drejtuesit e rinj, shiko mbare boten si socialiste si edhe perendimore eshte e njejta gje nuk eshte ceshtje kohe dhe sistemi, nuk eshte ky problemi ketu as edhe profili i saj pro PD-se por menyra.
 

TheWanderer

Primus registratum
Re: Ina Rama - Kryeprokuroria e re e Shqiperise

Jep nje shembull nga bota, ku minsiter i Drejtesise behet nje pothuaj i panjohur (shok me cupen e krieminsitrit) dhe kryeprokuror dikush qe as ata qe kane punuar me te nuk ia dinin mire emrin.
 

2celjan-fr3

Primus registratum
Re: Ina Rama - Kryeprokuroria e re e Shqiperise

ZP-GAZETA SHQIPTARE(ITALIANET E PS-SE)-BRACE E DEKLARUAN KETE MIQESI TE ARGIT NDERSA SA PER AFTESIT E MINISTRIT TE RI AI ESHTE JURISTI ME I AFTE NE SHQIPERI PADYSHIM, AI ESHTE VERTET NJE YLL, KA FITUAR RRETH 90% te rasteve gjyqesore.no comment
 

TheWanderer

Primus registratum
Re: Ina Rama - Kryeprokuroria e re e Shqiperise

Ok! Falemnderit per shembullin /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Ina Rama - Kryeprokuroria e re e Shqiperise

Mandi ose ti je shume naiv...ose ju i keni syte e mbyllur...ose ju jeni verbuar te gjithe...i referohem postimit tend te pare...S'para lexoj shume gazetat...dhe ndoshta nuk gjykoj siç duhet por o zot i madh...hapni syte...zgjohuni...shikoni se ç'behet...Sali Berisha jo vetem qe ka gjithe qeverine ne dore por tani ka ne dore dhe ligjin...gjykaten kushtetuese e futi ne xhep...shume mire...do vjedhin te gjithe se bashku, me keq se ç'kane bere deri tani dhe asnje gje si ndalon me!!! kane ligjin me vete...ky eshte kulmi i hipokrizise dhe i lavazhit te trurit te popullit...se kuptoj se sa te pangopur jane...ngelen tu rrejt e tu mashtru...

kam pershtypjen se do plasin rremujat ne shqiperi...
 

MLK

Primus registratum
Re: Ina Rama - Kryeprokuroria e re e Shqiperise

Do te thoja te njeten gje, pushteti u koncentrua ne te njeten dore si ne kohen e Enver Hoxhes.
Mund teme thote njeri cili eshte ndryshimi me ate kohe? Cilet jane personat qe punesohen ne postet me te larta ne baze te meritokracise!?

Ps. Mos vij njeri te shkruaj qe nuk ka njerez te afte, ka me dhjetra shqiptare qe kane mbaruar shkelqyer studimet ne universitetet me te mira te botes, e jo ne fakultetin juridik ne Tirane ne 1995, kur Tiranes behej rrume palle e dipllomat shiteshin nga 100 euro.
 

Florus

Forumium maestatis
Re: Ina Rama - Kryeprokuroria e re e Shqiperise

Suksese Ines!
Per moshen mos e gjykoni se kemi pas edhe kryeministra kaq te rinj.
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Ina Rama - Kryeprokuroria e re e Shqiperise

eeee? po ajo eshte Kryeprokurore mor djale i ka ne dore te gjithe...ça eshte kryeministri para asaj?!!
aq me teper qe ai e ka zgjedh...ne kete rast mbajne njeri-tjetrin... megjithate suksese patjeter!
 

PetritKola

Primus registratum
Re: Ina Rama - Kryeprokuroria e re e Shqiperise

Suksese ne rrjepjen dhe shkatrimin perfundimatr te Shqiperise!
Nje hap me shume drejt humneres.
 
Top