Imuniteti mund te kufizohet POR ...
Politika
"Venecia", mesazh i qartë antikorrupsion
Komisioni i Venecias mbështeti dje projektin e mazhorancës shqiptare për të kufizuar imunitetin e anëtarëve të Kuvendit për çështjet e korrupsionit dhe abuzimit me detyrën. Anëtarët e këtij komisioni, tepër familjar me problemet e tranzicionit që kalon Shqipëria, i thanë "OK" nismës së deputetëve të shumicës së koalicionit të qendrës së djathtë, duke e parë si pjesë e përpjekjeve të qeverisë së kryeministrit Berisha për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Propozimi për kufizimin e imunitetit të deputetit është iniciativë e ndërmarrë nga një grup deputetësh të mazhorancës disa muaj më parë. Përballë kundërshtimeve të opozitës, Topalli i kërkoi mendim Komisionit i Venecias. Komisioni Europian për Demokracinë Përmes të Drejtës, i njohur si Komisioni i Venecias, organ këshillimor i Këshillit të Europës, e mori dje në shqyrtim këtë kërkesë në një seancë të punimeve të tij, ku ishin ftuar të merrnin pjesë kryetarja Topalli dhe nënkryetari i Kuvendit, Ylli Bufi.
Që në fillim të seancës dëgjimore, presidenti i Komisionit të Venecias, Antonio La Pergola, i dha fjalën Kryetares së Kuvendit, Topalli, e cila bëri mbështetjen e iniciativës, duke iu referuar edhe një raporti të Grupit të Shteteve kundër korrupsionit, GRECO, në të cilin dy vjet më parë i sugjerohej qeverisë shqiptare pikërisht kufizimi i imunitetit. Kryetarja Topalli kërkoi mbështetjen e Komisionit të Venecias në luftën e qeverisë kundër fenomenit të korrupsionit, luftë të cilës, tha zonja Topalli, i shërben edhe kufizimi i imunitetit të deputetit. Ajo informoi përfaqësuesit e Komisionit se nuk bëhet fjalë për heqje të imunitetit, por për një kufizim të tij për çështjet e korrupsionit dhe abuzimit me detyrën, në mënyrë që të gjithë të jenë të barabartë përpara ligjit.
Komisioni i Venecias, duke e vlerësuar këtë nismë tërësisht të bazuar në Kushtetutën e Shqipërisë, sugjeroi që kufizimi i imunitetit të deputetit të votohet me 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, bazuar në nenin 81, pika 2 e Kushtetutës së Shqipërisë. Juristët e Komisionit të Venecias përkrahën dhe iu referuan disa herë fjalës së zonjës Topalli dhe modelit gjerman për imunitetin e deputetit, model i mbështetur nga mazhoranca qeverisëse. Kryetarja Topalli i përgëzoi raporterët e Komisionit të Venecias për sugjerimet dhe punën e tyre.
www.rilindjademokratike.com