Imuniteti mund te kufizohet POR ...

komino

Valoris scriptorum
Imuniteti mund te kufizohet POR ...

Politika

"Venecia", mesazh i qartë antikorrupsion
Komisioni i Venecias mbështeti dje projektin e mazhorancës shqiptare për të kufizuar imunitetin e anëtarëve të Kuvendit për çështjet e korrupsionit dhe abuzimit me detyrën. Anëtarët e këtij komisioni, tepër familjar me problemet e tranzicionit që kalon Shqipëria, i thanë "OK" nismës së deputetëve të shumicës së koalicionit të qendrës së djathtë, duke e parë si pjesë e përpjekjeve të qeverisë së kryeministrit Berisha për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Propozimi për kufizimin e imunitetit të deputetit është iniciativë e ndërmarrë nga një grup deputetësh të mazhorancës disa muaj më parë. Përballë kundërshtimeve të opozitës, Topalli i kërkoi mendim Komisionit i Venecias. Komisioni Europian për Demokracinë Përmes të Drejtës, i njohur si Komisioni i Venecias, organ këshillimor i Këshillit të Europës, e mori dje në shqyrtim këtë kërkesë në një seancë të punimeve të tij, ku ishin ftuar të merrnin pjesë kryetarja Topalli dhe nënkryetari i Kuvendit, Ylli Bufi.

Që në fillim të seancës dëgjimore, presidenti i Komisionit të Venecias, Antonio La Pergola, i dha fjalën Kryetares së Kuvendit, Topalli, e cila bëri mbështetjen e iniciativës, duke iu referuar edhe një raporti të Grupit të Shteteve kundër korrupsionit, GRECO, në të cilin dy vjet më parë i sugjerohej qeverisë shqiptare pikërisht kufizimi i imunitetit. Kryetarja Topalli kërkoi mbështetjen e Komisionit të Venecias në luftën e qeverisë kundër fenomenit të korrupsionit, luftë të cilës, tha zonja Topalli, i shërben edhe kufizimi i imunitetit të deputetit. Ajo informoi përfaqësuesit e Komisionit se nuk bëhet fjalë për heqje të imunitetit, por për një kufizim të tij për çështjet e korrupsionit dhe abuzimit me detyrën, në mënyrë që të gjithë të jenë të barabartë përpara ligjit.

Komisioni i Venecias, duke e vlerësuar këtë nismë tërësisht të bazuar në Kushtetutën e Shqipërisë, sugjeroi që kufizimi i imunitetit të deputetit të votohet me 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, bazuar në nenin 81, pika 2 e Kushtetutës së Shqipërisë. Juristët e Komisionit të Venecias përkrahën dhe iu referuan disa herë fjalës së zonjës Topalli dhe modelit gjerman për imunitetin e deputetit, model i mbështetur nga mazhoranca qeverisëse. Kryetarja Topalli i përgëzoi raporterët e Komisionit të Venecias për sugjerimet dhe punën e tyre.

www.rilindjademokratike.com
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Imuniteti mund te kufizohet POR ...

Komisioni i Venecias:Imuniteti i deputetit kufizim me 84 vota


Anila Rama

Dje në seancën dëgjimore të Komisionit të Venecias është thënë nga një relator se nisma e mazhorancës është antikushtetuese
Por, me votim, në po këtë seancë është vendosur që imuniteti i deputetëve mund të kufizohet me 3/5 e Kuvendit


TIRANË- Raporti i Komisionit të Venecias e konsideron antikushtetuese nismën e një grupi deputetësh të maxhorancës së djathtë për kufizimin e imunitetit të deputetëve, në rastet kur ndaj tyre kërkohen të kryhen hetime për akuza që lidhen me korrupsionin. Por pavarësisht nga kjo fjali shumë e fortë, dje përmes votimit në seancën dëgjimore të Komisionit të Venecias u kërkua që, nëse Kuvendi shqiptar do të ndërmarrë kufizimin e imunitetit të deputetit, duhet ta bëjë këtë me shumicë të cilësuar të votave 3/5 e numrit të deputetëve, pra me 84 vota. Kjo sipas ekspertëve të Komisionit të Venecias, bëhet me qëllim që kjo të mos mbetet një nismë thjeshtë e një grupi deputetësh të maxhorancës, por të zgjerohet baza mbështetëse e saj. Por raporti ka theksuar se duhet të jenë institucionet kompetente shqiptare, ato që duhet të përcaktojnë nëse mund të realizohet votimi i cilësuar me 84 vota. Sipas ekspertëve të Venecias, meqë në nenin 81 të Kushtetutës përcaktohen format e votimit për ligje që lidhen me organe kushtetuese, meqë deputetët janë të zgjedhur në një organ kushtetues, mund të zbatohet edhe në këtë rast votimi i cilësuar me 84 vota. Duket se qëndrimet e shprehura nga ekspertët e KE-së nëpërmjet raportit kanë synuar t’i lënë të dyja palët të kënaqura, pasi konkluzionet e sipërpërmendura janë krejtësisht të kundërta. Ndërkaq, përfaqësuesit shqiptarë në këtë takim, kryeparlamentarja Jozefina Topalli, nënkryetari Ylli Bufi dhe konstitucionalisti Luan Omari, kanë shprehur mendime të ndryshme lidhur me konkluzionet e publikuara nga dy reporterët e KE-së. Sipas nënkryetarit socialist Bufi, ai ka argumentuar në seancën e djeshme se nuk mund të realizohet votimi me shumicë të cilësuar 3/5, pasi në Kushtetutë janë të përcaktuara ligjet që miratohet me 84 vota. Po në të njëjtën linjë ka qenë edhe përfaqësuesi ligjor Luan Omari. “Argumenti i parë theksonte që nisma është antikushtetuese, pasi është i ndryshëm nga modeli që është marrë për referencë, modeli gjerman e ku miratimi i kësaj nisme është bërë me konsensusin maxhorancë-opozitë. Kushtetuta jonë nuk ia delegon një ligj një ligji tjetër, pra që të mund të miratohet një ligj për imunitetin me shumicë të cilësuar 84 vota, kur kjo formë votimi është përcaktuar për ligje të tjera”, - tha Bufi për gazetën “Shekulli”. Ndërkaq, sipas njoftimit zyrtar të Kuvendit, komisioni evropian për demokracinë përmes të drejtës, i njohur si Komisioni i Venecias, ka mbështetur nismën e maxhorancës shqiptare për kufizimin e imunitetit të deputetit. “Kryetarja Topalli, e cila bëri mbështetjen e iniciativës duke iu referuar një raporti të Grupit të Shteteve kundër korrupsionit, GRECO, në të cilin dy vjet më parë i sugjerohej qeverisë shqiptare pikërisht kufizimi i imunitetit. Ajo kërkoi mbështetjen e Komisionit të Venecias në luftën e qeverisë kundër fenomenit të korrupsionit, luftë të cilës, i shërben edhe kufizimi i imunitetit të deputetit. Topalli informoi përfaqësuesit e Komisionit se nuk bëhet fjalë për heqje të imunitetit, por për një kufizim të tij për çështjet e korrupsionit dhe abuzimit me detyrën, në mënyrë që të gjithë të jenë të barabartë përpara ligjit”, thuhet në njoftimin për shtyp të Kuvendit. Zyrtarisht, konfirmohet që KV-ja ka sugjeruar që kufizimi i imunitetit të deputetit të votohet me 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, bazuar në Kushtetutën e Shqipërisë, neni 81, pika 2. Por nuk thuhet asnjë fjalë nëse ndër konkluzionet e bëra, nisma e maxhorancës së djathtë vlerësohet antikushtetuese.




19/03/2006
KATEGORIA: Politike
www.shekulli.com.al
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Imuniteti mund te kufizohet POR ...

3/5 kuvendit dhe ligji veshtire se mund te kalonte ne gjykaten kushtetuese

Nuk eshte me thjesht te ndryshohet kushtetuta?

Berisha ka experienca te hidhura me kushtetutat ne fakt /pf/images/graemlins/wink.gif
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Imuniteti mund te kufizohet POR ...

Deputeti duhet te kete imunitet te kufizuar qe te mos i duket vetja Pasha dhe te pergjigjet njesoj pâra ligjit per korrupsion apo per tradhti(te duket qesharake ty kjo?).
Sa propozime anti-shqiptare jane bo nga grupe te caktuara deputetesh?
Sa vendime jane marre ne kundershtim me interesat kombetare?
Per te mos fol per te mirat materiale si telefon,benzine,makine etjetj te cilat kapin vlerene milionave!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Imuniteti mund te kufizohet POR ...

Deputetët duhet në fakt të përgjigjen para ligjit për shkeljet e tyre, sidomos për ato të ndodhura përpara mandatit aktual. Kjo kërkon pakësim të imunitetit (për mua nuk ka arsye për të patur imunitet deputeti) e sigurisht bashkëpunim të tyre me organet përkatëse për pastrimin sa më të shpejtë të emrit të tyre (ose proçedimin penal ndaj tyre).

Tek këto dy artikujt e mësipërm seç ka disa probleme që më shpëtojnë, sidomos tek Shekulli.
Thuhet që ligji është anti-kushtetues por se ku del kjo nuk merret vesh. Më pas thuhet se Komisioni i Venecias për t'i bërë qefin të dyja palëve ka "vendosur" që ky ligj të votohet me 3/5, gjë që është edhe kjo në kundërshtim me Kushtetutën. Mirëpo siç edhe dihet, Kushtetuta është ligji themelor i Shtetit dhe si i tillë interpretohet në shumë mënyra. Dikush mund të thotë që është anti-kushtetuese ndërkohë që Komisioni i Venecias ka pretenduar të kundërtën pasi ka bërë interpretimin e Kushtetutës shqiptare.

Besoj se problemi qëndron tek analistët shqiptarë të cilët kanë shumë "mangësi" interpretimi, sidomos kur vjen puna tek prekja e interesave vetjake apo partiake (në shumë raste këto interesa përputhen shumë).
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Imuniteti mund te kufizohet POR ...

nuk ka mangesi

kushtetuta parashikon imunitetin dhe ky nuk mund te hiqet pervecse me nje ndryshim te kushtetutes

nese egziston vertet vullneti i forte per kufizime te imunitetit te deputeteve atehere mund te ndryshohet kushtetuta.

meqenese berisha e ka frike fjalen kushtetute atehere nuk guxon te beje nje gje te tille ndersa komisioni i venecias mendon se nje votim i kualifikuar mund te konsiderohet si i mjaftueshem per te tejkaluar nje bllok kushtetues.

Ne fakt deputetet sot nuk jane aspak te paprekshem. Parlamenti mund te vendose RAST PAS RASTI te lejoje procedimin kunder SEJCILIT deputet.

fakti eshte qe berisha ka frike se ne kete menyre nuk mund te perballoje efektin qe do te kishin diskutimet ne kuvend per cdo deputet.
Nuk eshte e thene qe deputetet e shumices te votojne per heqjen e imunitetit te kolegeve te tyre sa here t'i mbushej mendja berishes te perdorte procedimin penal si mjet presioni. (sespe bota rrotullohet dhe neser pozita behet opozite)

berisha kerkon nje mjet presioni mbi legjislativin edhe per te mbajtur nen kontroll "ushtaret e pabindur" te tipit ngjela
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Imuniteti mund te kufizohet POR ...

mos harro qe po skadon mandati i presidentit dhe berishes i duhen shume vota.

shumica edhe mund te bjere me rastin e votimit te presidentit.

kushtetuta parashikon vetem 5 mundesi dhe pas tyre votime te reja
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Imuniteti mund te kufizohet POR ...

nderkohe votimet me shumice te kualifikuar jane shprehimisht te parashikuar nga kushtetutaprocesi lIGJVËNËS



Neni 81



1. Të drejtën për të propozuar ligje e ka Këshilli i Ministrave, çdo deputet, si dhe 20 mijë zgjedhës.

2. Miratohen me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit:

a) ligjet për organizimin dhe funksionimin e institucioneve, të parashikuara nga Kushtetuta;

b) ligji për shtetësinë;

c) ligji për zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore;

ç) ligji për referendumet;

d) kodet;

dh) ligji për gjendjen e jashtëzakonshme;

e) ligji për statusin e funksionarëve publikë;

ë) ligji për amnistinë;

f) ligji për ndarjen administrative të Republikës.




dhe per gjykaten kushtetuese eshte e pamundur te shtoje raste te reja
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Imuniteti mund te kufizohet POR ...

Neni 87



1. Kandidati për President i propozohet Kuvendit nga një grup prej jo më pak se 20 deputetësh. Një deputet nuk lejohet të marrë pjesë në më shumë se një grup propozues.

2. Presidenti i Republikës zgjidhet me votim të fshehtë dhe pa debat nga Kuvendi me një shumicë prej tri të pestave të të gjithë anëtarëve të tij.

3. Kur në votimin e parë nuk arrihet kjo shumicë, brenda 7 ditëve nga kryerja e votimit të parë bëhet një votim i dytë.

4. Në rast se edhe në votimin e dytë nuk arrihet kjo shumicë, brenda 7 ditëve bëhet një votim i tretë.

5. Kur ka më shumë se dy kandidatë dhe asnjëri prej tyre nuk ka marrë shumicën e kërkuar, brenda 7 ditëve bëhet një votim i katërt ndërmjet dy kandidatëve që kanë marrë numrin më të madh të votave.

6. Në rast se edhe në votimin e katërt asnjëri prej dy kandidatëve nuk ka marrë shumicën e kërkuar, bëhet një votim i pestë.

7. Në rast se edhe pas votimit të pestë asnjëri prej dy kandidatëve nuk ka marrë shumicën e kërkuar, Kuvendi shpërndahet dhe brenda 60 ditëve bëhen zgjedhjet e reja të përgjithshme.

8. Kuvendi i ri zgjedh Presidentin sipas procedurës së parashikuar nga paragrafët 1 deri në 7 të këtij neni. Në rast se edhe Kuvendi i ri nuk e zgjedh Presidentin, ai shpërndahet dhe brenda 60 ditëve bëhen zgjedhje të reja të përgjithshme.

9. Kuvendi pasardhës zgjedh Presidentin e Republikës me shumicën e të gjithë anëtarëve të tij.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Imuniteti mund te kufizohet POR ...

RISHIKIMI I KUSHTETUTËS



Neni 177



1. Nisma për rishikimin e Kushtetutës mund të ndërmerret nga jo më pak se një e pesta e anëtarëve të Kuvendit.

2. Asnjë rishikim i Kushtetutës nuk mund të ndërmerret gjatë kohës kur janë vendosur masat e jashtëzakonshme.

3. Projekti miratohet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

4. Kuvendi mund të vendosë, me dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij, që projektamendamentet kushtetuese të votohen me referendum. Projektligji për rishikimin e Kushtetutës hyn në fuqi pas ratifikimit me referendum, i cili bëhet jo më vonë se 60 ditë nga miratimi i tij në Kuvend.

5. Amendamenti kushtetues i miratuar i nënshtrohet referendumit, kur këtë e kërkon një e pesta e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

6. Presidenti i Republikës nuk ka të drejtë ta kthejë për rishqyrtim ligjin e miratuar nga Kuvendi për rishikimin e Kushtetutës.

7. Ligji i miratuar në referendum shpallet nga Presidenti i Republikës dhe hyn në fuqi në datën e parashikuar në këtë ligj.

8. Rishikimi i Kushtetutës për të njëjtën çështje nuk mund të bëhet përpara se të ketë kaluar një vit nga dita e rrëzimit të projektligjit në Kuvend dhe jo më përpara se të kenë kaluar 3 vjet nga dita e rrëzimit të tij në referendum.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Imuniteti mund te kufizohet POR ...

Neni 73



1. Deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura në Kuvend dhe për votat e dhëna prej tij. Kjo dispozitë nuk zbatohet në rastin e shpifjes.

2. Deputeti nuk mund të ndiqet penalisht pa autorizimin e Kuvendit. Autorizimi kërkohet edhe në rastin kur ai do të arrestohet.

3. Deputeti mund të ndalohet ose të arrestohet pa autorizim kur kapet në kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi të rëndë. Në këto raste, Prokurori i Përgjithshëm njofton menjëherë Kuvendin, i cili, kur konstaton se nuk ka vend për procedim, vendos për heqjen e masës.

4. Për rastet e parashikuara në paragrafët 2 dhe 3 të këtij neni, Kuvendi vendos me votim të fshehtë.
 

Ergler

Primus registratum
Re: Imuniteti mund te kufizohet POR ...

Shume i zellshem je Anetar/Po shikon endrra me president me duket.Patjeter te perfytyroj duke ferkuar duart.Mos te te genjeje mendja se do te realizohet deshira jote.Pozita do t'ja jap ate post honorifik opozites dhe kete do t'ja im ponoje Europa dhe Amerika politikaneve shqiptar.Europa nuk ka kohe te merret me shqiptaret qe duan te bejne zgjedhje cdo 6 muaj.Besoj e di edhe keteOpozites i ngeci sharra ne gozhde me komisionin e Venecias.Ajo do ta votoj kete ligj,sepse nqse nuk e voton ,do t'i tregoje botes se eshte e zhytur e tera ne korrupsion dhe eshte e friksuar nga perballja me drejtesine.Le te zgjedh tani Edvini?Te presim zhvillimet.Mandati duhet tu kufizohet edhe prokuroreve,gjykatesve e te tjereve,sepse nuk jane me te fisem se deputetet.Ata qe bejne kotruven dine t'i bejne edhe veshin thote populli.Diskutimet teorike bien poshte,sepse ka menyra e te cara qe mund te lejojne te behen manovrime.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Imuniteti mund te kufizohet POR ...

Sipas analizave amatoreske politike te mijat,bota e ka kuptu me ne fund se kush jane socialistet shqiptare!
Kohe te veshtira po vijne per socialistet,nuk do kene me ndonji rast tjeter ku t'i perkedhele Fran Vranicki!
Nuk kane me nje Zan Caushi ku te takohet me Prodi Koktulin!
Nikolaos Geixhi po perballet me probleme financiare!
Anastasios ka nje detyre fetare me shume tani!
Milosheviq vdiq!
Putini nuk po ndjek ide socialiste me!
Kushtunica nuk e ka menjen tek socialistet shqiptare!
Papandreu ka kohe qe ka ik per lesh!
Bertinotti eshte i semure!
Fidel Kastro eshte ne coma!

Miqte e komunisteve(allias socialisteve) nuk jane me!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Imuniteti mund te kufizohet POR ...

mire mire po problemi mbetet

berisha ju mashtori

berisha talli b... me ju

po ta kish seriozisht dhe po te mos kerkonte pretekste do te vinte dore ne kushtetute (po nuk ia mban ta beje nje gje te tille se ai dhe kushtetuta jane shume larg)


po mbase e ka seriozisht

Berisha po ben shume gafa ne qeverisje dhe ka frike se mos i iken pushteti nga duart dhe pastaj nuk ka si lan borxhet me militantet
Berisha nuk ka besim as tek vota e deputeteve te PD dhe kete e tregoi qarte kur mohoi votimin e fshehte ne kuvend (keshtu e ka mesuar enveri ne fakt)
Bisha ka frike dhe kur ka frike kafshon.
Qeveri e falimentuar ne nisje
urbanistike e infrastrukture e shkaterruar (mjafton te permendim mbikalimin ne hyrje te tiranes)
zgjidhje e pavlere per zonat informale (shkel te drejtat e pronareve dhe jep nje mesazh te qarte te mbrojtjes se ilegalitetit per qellime politike)
paaftesi per te luftuar korrupsionin
shkaterrim i administrates publike
falimentim i politikes se jashme
Parlament i bllokuar per shkak te sjelljeve fashiste te qeverise
Administrim i pavlere i policise qe masakron deputetet e opozites dhe popullin paqesor
Krize energjitike per keqadministrim te burimeve
Paaftesi per te blere energji (apo falimentim i qellimshem i tenderave per te lejuar prokurimet e drejtperdrejta dhe vjedhjet)
Konflikte te hapura me institucionet nderkobetare (qe nga fmn per tvsh ne ndertim dhe me banken boterore per shkarkimet ne administrate dhe me keshillin e europes per autonomite vendore)
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Imuniteti mund te kufizohet POR ...

nderkohe vazhdon te valevise dosje imagjinare duke kercenaur njerin apo tjetrin deputet te opozites por pa cuar ne asnje perfundim. HAPI PRA TI SHOHIM SE PO I DEL BOJA

Berisha i dashuruar me "dosjet"

Mendo sa dosje ka per ministrat e deputetet e vet

Per kete i duhet mohimi i imunitetit te deputeteve PER PRESION.

DEPUTETEVE TE OPOZITES DHE ATYRE TE POZITES
 
Top