Imuniteti i Mediut, prokuroria kërkesë të dytë në Parlament
TIRANË – Një kërkesë e dytë për heqjen e imunitetit të ministrit të Mjedisit, mund ti dërgohet Parlamentit nga Prokuroria e Përgjithshme. Burime nga organi i akuzës thanë se grupi i prokuroreve po shfrytëzon të gjitha hapësirat ligjore për të rikthyer edhe një herë gjykimin për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i akuzuar për shpërdorim detyre që çoi në tragjedinë e Gërdecit.

Për këtë, Prokuroria do t’i referohet nenit 292 të kodit të procedures penale, i cili ne dispozitën e tij ka të përcaktuara edhe rastet kur mund të rikërkohet heqja e imunitetit për personat, për të cilët ka një vendim pushimi. Konkretisht ne kete dispozite thuhet: “vendimi i mosfillimit të procedimit, i pushimit ose i pafajësisë te dhene per shkak te mungesës se ankimimit ose te këkesës së autorizimit për procedim , nuk pengon ushtrimin e ndjekjes penale për të njëjtin fakt dhe kundër të njëjtit person, ne qofte se me pas behet ankimimi, jepet autorizimi ose zhduket kushti personal qe e bente te domosdoshëm autorizimin”.

Përveç prokurorisë edhe avokatet e familjareve te viktimave dot bashkohen kësaj kërkese. Ata kane bërë të ditur se sapo të kenë ne dore dokumentin zyrtar, ata do te ankohen ne Gjykatën Kushtetuese. Vendimi i Gjykatës se Larte për pushimin e çështjes erdhi pasi avokatet e Mediu paraqiten mandatin e deputetit te fituar pas zgjedhjeve te qershorit. Vete kolegji arsyetoi se nuk mund te procedonte një person te veshur me imunitet, pasi këtë e ndalonte Kushtetuta. Pritet që gjykata të nxjerrë këtë vendim dhe më pas prokuroria të merret sërish me Mediun.

Çështja ‘Mediu’, reagon Berisha: Ministrat e mi, pa imunitet

dt. 14 shtator

TIRANË- Pas vendimit të Kolegjit Penal për pushimin e procesit gjyqësor ndaj Fatmir Mediut, i pandehur në çështjen “Gërdeci” ka reaguar kryeministri Sali Berisha. Përmes një deklarate për shtyp, nga faqja zyrtare e Këshillit të Ministrave, Berisha ka theksuar atë që deklaroi në kohën e publikimit të kabinetit të ri qeveritar, ku Mediu u zgjodh si Ministër i Mjedisit.
“Duke mos ndërhyrë në vendimet dhe pavarësinë e gjykatës, si Kryeministër dhe si Kryetar i kësaj mazhorance, rikonfirmoj edhe një herë qëndrimin tim të prerë se, për qeverinë time dhe deputetët e mazhorancës, sikundër edhe gjatë mandatit të shkuar, edhe gjatë këtij mandati, nuk ka dhe nuk do të ketë imunitet, nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë lloj pengese për institucionet e akuzës dhe organet gjyqësore për hetimin dhe penalizimin e deputetëve apo ministrave, njëlloj si qytetarët e thjeshtë të këtij vendi. Ky është standardi i kësaj mazhorance.”- thuhet në deklaratën e kryetarit të rimandatuar të qeverisë.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22693. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22693