Importi, hiqet dogana për ushqimet serbe

Al-Punk

Still here
TIRANE-Shqipëria dhe Serbia kanë arritur kështu një marrëveshje reciproke për heqjen e taksës doganore, për të gjitha produktet bujqësore. Sipas zëvendësministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Enno Bozdo, "me anë të kësaj marrëveshjeje synohet të rriten më shumë shkëmbimet tregtare mes dy vendeve. Kjo masë është pjesë e marrëveshjes tregtare CEFTA, për krijimin e një tregu të përbashkët me vendet e rajonit". Sipas Bozdos, qëllimi i këtyre marrëveshjeve është krijimi i një tregu të përbashkët ekonomik për tërheqjen e më shumë investimeve të huaja, pasi vendet e rajonit janë të penalizuara nga hapësirat e vogla që ofrojnë si të vetme.
Ne nje prononcim per Gazeta Shqiptare, Ismail Beka, ekspert në fushën e tregtisë, thotë se Ballkani është një treg, ku eksportet shqiptare i kanë humbur shanset. Sipas tij, Shqipëria nuk ka avantazhe konkurruese, krahasuar me një treg solid si ai i vendeve ish-Jugosllave. Pjesa më e madhe e eksporteve bujqësore tona janë perime, të cilat eksportohen të freskëta me shumë pak vlerë të shtuar. Ndërsa, prodhime tradicionale që njiheshin në këtë treg si pijet alkoolike (konjak, raki) apo duhan, sot nuk eksportohen më. Kompanitë shqiptare nuk i ruajtën ato tregje që ndërmarrjet shtetërore patën krijuar, ndërsa është shumë më e vështirë hyrja e një produkti të ri. Do të duhej një përpjekje e madhe për të bërë që një konsumator maqedonas, serb apo kroat të zgjedhë të konsumojë një pije freskuese shqiptare, ndërkohë që me një çmim më të ulët (në rastin më të keq aq sa ai i prodhimit shqiptar) zgjedh një produkt, të cilit i njeh shijen, arrin të lexojë etiketën dhe mbi të gjitha, e njeh si markë, - thekson ai.
Nga Serbia importojmë sheqer, misër, fara, e prodhime të tjera, hyrja e të cilave në tregun shqiptar është lehtësuar nga "rruga e kombit". Ndërkohë, me Kosovën një marrëveshje e tillë ende nuk është në fuqi dhe më shumë se një herë autoritetet dhe biznesi kosovar janë ankuar për taksat doganore, që vendosen nga Shqipëria me çmime referencë të ekzagjeruara, si për shembull në rastin e patates. Sipas ministrisë, kjo ndodh se Kosova ka hyrë më vonë në marrëveshjen CEFTA dhe duhen vite që të arrihet eliminimi i tarifave.
(s.g/Genci Kondi/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
 
Al-Punk

Still here
Pak na e shkaterroi bujqesine marreveshja e dikurshme me Maqedonie per heqjen e taksave, tani duhet te ndihmojme dhe Serbine te zhvillohet ne kurriz tone... A ka ngel ndonje politikan me koncepte ekonomike ne vendimmarrje sot?
 
Wii

Grupi i të moçmëve!
E shoh shume negative kete nisme! Ne nisemi gjithmone me idene qe nuk mund ti behet nje konkurrence produkteve te jashtme. Kjo nuk do te thote qe nuk mund te ulet varesia nga importimi i ketyre produkteve. Ne Shqiperi kemi nje sere produktesh qe mund te prodhohen fare mire por kemi po ashtu nje shtet qe te ndrydh dhe ben qe prioritetin ta kene produktet e importit. Kjo gje jo vetem qe nuk i jep stimul prodhimit te brendshem por heq deshiren edhe te prodhimit nga ana e bujkut ne vitet e ardhshme. Ata qe jetojne me keto aktivitete ne fshat nuk besoj se u ngelet alternative tjeter pervecse mos ta punojne me token e tyre (pas qindra peripecish per te arritur deri tek prodhimi, duhet te besh lufte "te pashprese" me produktet e jashtme). Shteti jone jo vetem qe duhet te stimuloje bujqit ne prodhimin e produkteve te brendshme por duhet ti jape edhe incentive (e famshmja heqje e aksizes se naftes qe nuk u be kurre) dhe ne fund ti siguroje qe produktin do te jete po shteti ai qe do ja mbledhe dhe ne kete menyre ecet me nje fare sigurie.Nuk them qe do jete nje konkurrence e larte, por gjithsesi, sado pak, heq nevojen per importime nga vende si Serbia e Maqedonia. Maqedonia qe nga ana tjeter eshte nje grusht vend, eshte e afte te prodhoje dhe te eksportoje tek ne pa asnje problem! Si eshte e mundur?

Pse nuk behet? Arsyeja eshte e thjeshte fare dhe besoj se cdokush prej nesh e di prej kohesh: kontrolli i tregut behet nga individe te caktuar qe nuk u intereson shume i gjithe ky arsyetim dhe jane gati te shkelin mbi djersen e mijera fshatareve per interesat e veta!

Aq me teper qe marreveshja e mesiperme behet me Serbine qe nje shqipetar nuk duhet tia permende as emrin e jo me te beje marreveshje me to! Te besh marreveshje me serbin do te thote te harrosh cdo gje te asaj qe i kane bere popullit tone! Natyrisht ata qe bejne marreveshje, ndergjegjen e kane fshire me kohe! Kshu eshte kur drejtimin e marrin persona qe sja kane fare haberin ketyre ceshtjeve dhe jane vendos atje thjesht per motive politike! Tek ne mungon prej kohesh nje zgjedhje ministrash qe te jene eksperte te fushes se ministrise qe perfaqesojne dhe rezultati eshte nje firme dhe nje shtrengim dore! Kokrrat e legenave! Nuk i ngop gje pervecse dheu!
 
Kondrapedali

Kondrapedali
Problemi kryesor në bujqësinë shqiptare është mos-organizimi dhe mungesa e vizionit tregtar. Në shqipëri nuk ka ferma të cilat të prodhojnë rregullisht nj seri produktesh duke përmirësuar kësisoj prodhimtarinë dhe duke grumbulluar eksperiencë. Po ashtu shkalla e prodhimit është e vogël, e kushtëzuar kjo nga copëtimi i tokës, prandaj dhe konkurrenca nuk mund të ekzistojë ende. Duhen akoma shumë vite që bujqësia shqiptare të arrijë të çaju tregun ndërkombëtar. Ndërkohë, ka disa iniciativa interesante në tregun e ushqimeve BIO. Por, për këtë, nevojiten struktura kontrolli adekuate për të mundësuar çertifikimin e këtyre ushqimeve sipas standardeve europiane. Sigurisht, në këtë kuadër, nevojitet dhe mbështetja e shtetit.

Pra, problemi në Shqipëri nuk është eleminimi i taksave doganore (pasi dhe pa to tregu është i mbushur me ushqime të huaja) por dhënia e një drejtimi të duhur bujqësis¸e. Po ashtu, na nevojitet dhe një koshiencë kombëtare e cila të priorizojë konsumin e ushqimeve të vendit si më t¸e mira, më të shëndetshme e më të kontrolluara ... !

P.S. Serbia, edhe pse mund ta urrejmë si shtet apo si komb, mbetet një fqinj i yni me mundësitë që ajo mund të ofrojë për zhvillimin e tregut të mallrave shqiptare.
 
Al-Punk

Still here
Kondre, sic e ka theksuar dhe Wii me siper, esht enje cikel i mbyllur tashme. Fshatari dhe fshataret shqiptar nuk organizohen ne ferma se e dine qe domatja e tyre qe rritet me mund e me djerse, konkurron nje produkt qe vjen nga jashte me te njejtin cmim qe ata kane shpenzuar per plehun le ta zeme.
Ne castin qe ke nje konkurrent komshi, qe e ka konsoliduar bujqesine, dhe ti i hap porten ta sjelle pa asnje dogane ne vendin tend, i ke thene fshatarit vendas merr udhen dhe vrap ne Greqi te punosh si argat, se ketu do shesim mallin e ketij fshatarit tjeter, qe ne kete rast eshte Maqedonas e Serb.
 
Holland2010

Forumium maestatis
Nuk duhet te jemi rracista.Kjo ehste ekonomia e tregut qe kemi dashur. nqs maqedonasi me gjithe transportin , frigoriferin etj etj
i sjell mollet me lire le te sjeeelli. Nuk jemi akoma shkemb graniti qe do hame edhe bar por doren nuk ja shtrijme fqinjeve.
fshataret duhet te rrisin konkurencen ne nje treg te lire. pastaj nuk mund te propozoni politika te majta duke votuar te djathten.

ju pelqen apo jo ky ehste tregu i lire ku ne duam te shkojme. Kjo ehste evropa...
 
Al-Punk

Still here
Kjo nuk eshte ekonomia e tregut :) Keto jane marreveshje qe bejme paraprakisht per te hyre ne EU kur ne EU na duhen dhe 15 vjet per te hyre tamam. Normalisht ka disa standarte qe EU tenton t'i harmonizoje me vendet qe po aplikojne, por keto vende kane dhe te drejten te zgjedhin cfare u intereson (te pakten aty ka qene futur marreveshja dikur me Maqedonine, ndersa kjo me Serbine bente pjese ne nje tjeter marreveshje/direktive).
Nuk flitet per racizem, por per ekonomi te mirefillte. Cdo ekonomist percakton rregullat me te mira per ndermarrjen e tij qe te ece perpara. Ndersa ne si shtet ne Shqiperi nuk perceptojme kurre vlerat monetare ne politikat qe bejme, por servilizmat diplomatike. Diplomacia duhet te jete ne varesi te ekonomise dhe jo e kunderta!
 
Mandi, nëse fshatari shqiptar nuk arrin të konkurojë me fshatarin maqedonas, serb apo kinez atëherë ai duhet të shesë tokën dhe ndofta ka ndonjë maqedonas, serb apo kinez që e punon më mirë. Se, të rrijmë drejt, fshatari shqiptar nuk e ka shumë mendjen tek puna, jo aq sa ta shohë veten totalisht të lidhur me të. E them këtë pasi i kam akoma parasysh fshatarët të cilët merrnin një pushkë krahut dhe bëheshin roje për 60 000 lek në muaj në vend që të shtronin kurrizin në tokat e tyre. Toka do byth e shumica e katunarve shqiptar nuk kan. Sa toka djerrë shikon rrugës kur shkon për plazh? E të mendosh që janë fusha në buzë të rrugës. Por e kanë gjetur fshatarët, kërkojnë t'ja shesin ndonjë të huaji e të fusin n¸e xhep nja 100 000 dollarë (apo euro). Kush ka patur mend e ka ditur të punojë eksporton edhe tani. Por këta janë shumë pak. Dhe janë shumë pak pasi shumica janë dembelë, prodhim i realizmit socialist. Kur ta kuptojnë këta rëndësinë e tokës nuk ka as Europë e as Amerikë që mund t'i fusë në valle. Faktikisht, duhet liberalizuar edhe shitja e tokave madje duhet aplikuar edhe shpronësimi. Mospagimi i taksave mbi tokën nga fshatarët nuk i detyron ata të bëjnë maksimumin dhe i kushton tepër shoqërisë. Pra, më mirë pa fshatarë dembelë se të paguajmë të tërë si shoqëri për të mbajtur ngulur në fshat disa huj që s'bëjnë tjetër veç hije.
 
Wii

Grupi i të moçmëve!
Nuk jam dakort me mendimin tend Kondra! Nuk eshte puna qe e punon me mire nje serb a nje maqedonas...lere ate serbin dhe maqedonasin si shqiptarin dhe te shohim sa do jete ne gjendje ta punoje! nga menyra si flet, nuk mendoj qe ke qendruar ndonjehere ne fshat! Une jam bir i nje bujku dhe e di mire situaten! Thjesht po te jap nje permbledhje : Vendos me punuar token ti? Ok, marrim qe do te besh dicka te madhe dhe merr me qira tokat e te tjereve dhe do mbjellesh fasule. Qiraja do leke! Fara do leke, plugu do leke (une e kam lene 12 mije dynymin dhe kjo perpara se te shkonte nafta 1700 leke...kete te fundit ta theksoj mire: 1700 litri i naftes. Besoj se cmimi per dynym eshte rritur tani), disku do leke, freza do leke, mbjellja do leke...shpresojme qe Zoti eshte i meshirshem me ne dhe bie shi atehere kur e kerkon...duhet te luftosh me barnat keshtu qe edhe nje kulivator e do (akoma skane fillu me e bere gratis kete :D). Shkulja do leke, mbledhja do leke, e vendos ne thase (edhe keto blihen natyrisht), pastrim! E kur ja ke bere gjithe kete pune vjen tjetri ta blen me cmim qesharak me te cilat nuk nxjerr as shpenzimet qe ke bere! Provo mos e shit po deshe me shpresen e nje cmimi me te mire. E provuam me prodhimin e vjetshem te fasuleve dhe ne zonen time ndodhi nje permbytje dhe iku edhe gjysma e prodhimit me ujin perpara! Ne gjithe ate zinxhir me siper, shteti nuk nderhyn ne asnje pike per te dhene nje dore ama taksat ne fund i kerkon deri ne pike te fundit! Tani sipas teje, sa pare kerkohet per te arrit deri tek prodhimi final? Sipas teje, sa pare ka nje bujk dhe sa kohe mund ti duhet serish nese digjet heren e pare?

Nuk besoj se kjo histori te ka prek ndonjehere ne menyre te drejteperdrejte prandaj shit blerjen e tokes e ben si dicka te thjeshte por perpara se ti heqesh fshatarit tokes, mendo si te mundesh tia shfrytezosh sic duhet kete gje dhe mos e detyro ta shese token!

Nuk di ti ca nenkupton me "do bythe me e bere" po kur e provon iher dhe te djeg menderja, heren e dyte i bon naften fare sepse fundja, bujqerit nuk eshte qe kane para ne konto bankare dhe ajo eshte puna e tyre!

Nuk i bihet murit me koke! Ndoshta politikanet tane ecin me te njejtin mendim tendin dhe prandaj i bojn naften qe ne fillim muhabetit dhe zgjidhja natyrisht ngelet serish importimi :D edhe ketu kthehemi ne ate rreth qe ushqen idene e importimit : Fshatari nuk punon se dembel Stambolli - toka pa punu - jo konkurrence - shtim importi!

Derisa te ndryshojne mendimin, e njejta situate do jete dhe natyrisht edhe nga Honoluluja kane per te ardhe me importu tek ne!
 
Wii une nuk jam dakord me mendimin tend. pavarsisht se nuk jetoj ne fshat , duke patur je dajo ne fsaht e di pak ashume si ehste situata.
Daja ka tre djem dhe te tre punojnene greqi. Dy kan ik nga blegtoria dhe punojne ne ndertim, kurse njeri punon ne blegtori ne greqi.

Tokat i kane ne fasht dhe duke qene fushe toka ehste hsume pjellore. Daja nuk ka fuqi te punoje token dhe mbjell jonxhe sa per lopen. Edhe grure nuk po mbjell me dhe buken e blen ne dyqan(me perpara e bente grurin, miell dhe buken e bente vete), Tashme thote qe djemte po te duan te vijne e ta punojne.
Djali i madh i dajes bleu nje apartament ne Lushnje 45 milion lek (15 vite emigrim). Kur e pyeta pse e bleve sepse ti po jeton ne greqi? Ta kem me tha per me vone (mund te kishte bere nje vile ne fshatin vetem 4 KM larg lushnjes por prefesoi apartament.)
Ehste e vertete qe fshataret duke punuar lloj lloj punesh ne emigrim po e humbin lidhjen me token. Atij qe i ka rene halli te merret , merret sa per vete sepse nuk ka lek per traktor etj etj . Fshataret nuk kane hsume toke por secili ka mjaftueshem pervetedhe pak per te tjeret. Sikur te bashkohehsin (mbase jo ne kooperative se nga kjo fjale kemi pak si zet) ne ndonje biznes tip ferme, dhe po te dinin te perfitonin subvecionet e shtetit (se edhe nafta u jepet me cmim tjeter), por e verteta eshte qe kryeministri thote do merrni naft eme 40 lek dhe ata e marrin me 170 lek litrin. Kryeministri thote mbillniullinj se ja u jap une leket efidaneve , por asnjeri ska marrekokerr leku e ekshtu me radhe...

Politika ka shume faj per degradimin e bujqesise (te tere kanalet vaditese nuk funksionojne me, dhe ata qe kan pas 5 leke i kane lene duke hap puse e duke ble pompa) dhe duhet vertete nje ndihme.

Une nuk jam bujk por e kam bere qe ne shkolle fillore qe ne amerike, kur ka mbiprollim shteti nuk e le qe cmimi te jete qesharak por ja blen shteti prodhimin, por ka qene po ky shtet qe per nevojat e veta u ka thene cfare te mbjellin.
ketu tek ne 1-vit mbjell njeri shalqinj dhe fiton goxha lek, vitin tjeter te tere mbjellin shalqinj dhe cmimi bie dhe e ha lopa. Duen orjentuar fshataret dhe nuk duhen perbuzur (fundja te tere jane nga pak fshatare).
 
Wii

Grupi i të moçmëve!
Holland, ate qe dua te them eshte qe duhen incentive nga shteti! Dmth shteti te jape ndihmen e tij per ti dhene nje shtyse bujqesise. Sic thua ti, edhe nese shteti do u thonte se cfare te mbjellin, nuk besoj se fshataret do e kishin problem per aq kohe sa shteti u siguron qe ne fund i mbledh prodhimin. Ne nje fare menyre edhe fshatari ka punen e vet nga ana tjeter edhe shteti ploteson nje pjese te nevojave te veta. Neser pasneser kush na siguron qe importi nuk rrit cmimet? Fundja do jemi plotesisht ne varesi te tyre!

Nafta vjen me 700 leke dhe mberrin tek konsumatori me 1700 leke!

Sic thua ti, nje pjese kane ikur po keshtu si eshte bere situata, spo mor vesh nese po mundohen me i largu te gjithe apo cfare! Ne nje situate qe jemi, kerkohen stimuj per ti bere njerezit ta provojn serish dhe mos te mendojne qe e vetmja menyre qe u ngelet eshte migrimi!

Mah, personalisht situaten e shoh te atille qe nese nuk nderhyn shteti, veshtire se ndryshon kjo situate sepse nuk kane te gjithe potencialin per te marre persiper nje prodhim ne mase pa ndihme!
 
Top